top of page

Vladimir Muça: BRAKTISJE

BRAKTISJE


Ah ti o korba fushë!

Do mbetesh shterpë, pa ugarë;

Tutje degëthyer ullinjtë,

Vreshtat, limonjt, portokajtë.


Uji do kotet kanaleve,

Qetë në ahur gjithë turi,

Veç kur dalin pas vape

Të freskohen nën një bli.


Po ecë unë shtigjëve të tua

Për të mos i parë më kurrë,

Koka zverdhur si një ftua

Më dhemb, vyshkur, digjet furrë.


Era m'i mori duajt e grurit

Dhe i hodhi diku, matanë,

Ah, kjo mëndja e ime e gjorë

Si mulli i vjetër më ngjan.


S'më ka mbetur asnjë strehë,

Nuk kam më as mik, as shok;

Bulevardit endem i pa punë,

Shkoj e vij që nga mot mot.


Trup e mëndja ime lidhur

Si një pemë që vesë nuk thith,

E nuk çel më asnjë lule

Asnjë frut më nuk lidh.


Gjithmonë zgjuar do jemë

Por veten time s'do e njoh;

Vetëm erën që sjell brengën,

Syrgjynosjen do të shoh.


Ah ti fushë, e largëta fushë!

Kur të vdes ky mall m'rëndon;

Unë do jemë si një gëmushë,

Kokërrudhur në çdo stacion.

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page