BELSHI
Kur Belsh i ri në tjetër zgjim
Mes ujnajave si vello gjelbëruar,
Pushtoj hapsirat me një vështrim,
Sodis liqejt bukur praruar.
Sodis Belshin, Kodrash i Ri,
Çdo gjë përreth për tu mahnitur;
Qarkuar nga pemët si sy njeri
Liqejt pikturojnë qiellin e ndritur.
Kur bie muzgu, kur të kalosh
Shikimin mbi liqen duke kalëruar;
Në mes të yjeve do shikosh
Hënën si drapër të numëruar.
Vështrimi endet plot kënaqësi
Në natën e bukur të kulluar,
Por duhet zemër e mirësi
Ta shijojsh vendin duke hapëruar.
Në thellësi ujërash do ndëgjosh
Zhurmën e qytetit të fundosur,
Këngën e fundit të të Ilirit sarhosh
Për vajzën e bukur, dëshirën e pa sosur.
Trulltarët* e mbetur të Belshit plak,
Si stërgjyshërit, zotër të krahinës,
U nguten të ngrinin rreth e qark
Çdo gjë të re mes terrinës.
Nga kryeliqeni bashkë me ta
Një krah u ngrit nga fund i praruar,
Nga pagjumësia që purpuron në uiëra,
Këtë askush s'ka për ta besuar.
Ish shpirti punëtorë, s'ish djall,
Mirësia nga fundi erdh në jetë,
Me nur të bardhë, sy koralë
Me njerëzinë zu të buzëqeshë.
*Trulltarë : vendas
Comments