Vjosa Osmani-kandidaturë konsensuale dhe e merituar për postin e Presidentit në Kosovë


Vjosa Osmani

Vjosa Osmani-kandidaturë konsensuale dhe e merituar për postin e Presidentit në Kosovë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Zgjedhja e kandidaturës së Pesidentit nga Parlamenti me votim nga deputetët e tij , dhe kryesisht prej forcave politike fituese të zgjedhjeve parlamentare nuk duhet bërë e as parë në prizmin e interesit e as të pazarit të ngushtë politiko-partiak.

Kjo pasi, Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe simbol i unitetit kombëtar, dhe zgjedhja e kandidaturës së tij qoftë nga deputet i parlamentit apo nga shoqëria civile, apo nga ajo akademike, para së gjithash është përgjegjesi e madhe ligjore, morale, demokratike e kombëtare.

Por, nëse LDK këmbëngul për postin e Presidenti që të jetë nga radhët e saj , nuk e di pse po “lodhet”dhe pse harxhohet kohë dhe po zhagitet formim i qeverisë nga LVV e LDK për postin e Presidentit të Kosovës. Pse p.sh LDK-ja nuk e propozon si Presidente të Kosovës Vjosa Osmanin kur LDK-ja asaj ia besoi kandidaturën për Kryeministe të Kosovës në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019?

Dhe fakti e rezultati i këtyre zgjedhjeve vertetoi se me Vjosën pavarësisht se LDK nuk arriti të dalë forcë e parë politike,me Vjosën rilindi LDK-ja rugoviane, dhe me cilëndo kandidaturë tjetër për Kryeministër nga LDK-ja, gjithë opinioni publik e di se: kurrë LDK-ja nuk do ta kishte arritur këtë rezultat. Pra, u them atyre të LDK-së, nihilistëve dhe egoistëve të cilët Vjosën e quajnë humbëse, se me siguri ata, p.sh. dy nënkryetarët dhe ca të tjerë si ata se nuk e kanë dashur fitoren e LDK-së me Vjosën kryeministre.

Kjo po duket sheshit sot, por të cilën e kam parashikuar dhe shkruar qysh me 8 Tetor, dy ditë pas ditës së zgjedhjeve parlamentare të 6 Tetorit 2019.

Kjo duket edhe në përpjekjen që ata bëjnë për ta mbajtur larg Vjosën në bisedimet për kualcionin qeverisës LVV-LDK.

Jam i sigurtë që me kandidaturën e Vjosës për Presidente të Kosovës, nese do të propozohej nga LDK-ja, do të ishte dakord edhe LVV-ja dhe Albin Kurti.

Po kështu edhe publikisht Vjosa do të ishte edhe e pranueshme si Presidente e Kosovës.

Pra, nëse Vjosa do ta pranonte postin e Presidentit, gjykoj se Vjosa është kanditurë edhe konsensuale, si një personalitet i kompletuar dhe me karakter e integritet të lartë patriotik e profesional, e pastër dhe e pakonsumuar nga pushteti.

Ajo edhe si deputete në Parlamentin e Kosovës e ka treguar veten se interesi publik dhe ai kombëtar për të është parësor dhe mbi atë personal dhe mbi partitë, dhe prandaj edhe si Presidente ajo me siguri është e duhura për këtë detyrë si kryetar shteti dhe si simbol i unitetit kombëtar.

Albini kryeministër dhe Vjosa Presidente do ta plotësonin, do ta përmirësonin e lartësonin shume dhe më së miri imazhin e Kosovës, të shtetit ,të demokracisë, të drejtësisë si dhe do ta kishin edhe mbështetjen dhe besimin edhe të institucioneve ndërkombëtare, të SHBA-së dhe të BE-së.


#Skënder #Sadri #KAPITI

32 views1 comment

Shkrimet e fundit