
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Era lozanjare fryhet nga Qielli
këto ditë të para tetori para meje,
bekohet një gjoks intim nga dielli
mbi degët e harlisura të një shege.
Të përgjumura retë spilisur
në qiellin e purpurtë vjeshtak,
gjymtyrët e pemëve kërrusur
nga frutat rënkimin kanë hak.
Unë instiktivisht zgjata dorën aty
nga degët këputa disa kokrra shegë,
‘’Piktori’’ natyrë më koloriti në sy
shpirti im u ‘’paqtua’’ nën degë.
E shpresa hibride e shegave
lotngjyrash me rininë mbrolisur,
si gjinjtë e varura të vajzave
frutat në degët e shegës skalitur.
Durrës,13 tetor 2021