Vjeshtëdashuruar
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 3, 2020
- 1 min read

Vjeshtëdashuruar
Shirat e vjeshtës i kyça në
Qiellin e syve
Degëve të hënës flokëve të tu lidha gjitha erërat
Aromën e ftonjëve të pjekur nën lëkurë e mbolla
Ndërsa lëngshegësh pinim me gota buzësh
Vjeshtëdashuruar!
Të isha dot erë!
Ta dije sa shumë
Ta dije se sa
Dua erë të bëhem
Tek ty të vij pranë!
Tek ty të vij pranë
Në cep të buzëqeshjes
Ku ti preh gjithë fjalët
Të të them gjithë heshtjet...
Të të them gjithë heshtjet
Gjithë psherëtimat
Nën diell të një puthjeje
Bashkë të shkrijmë gjithë dimrat!
Me lak diejsh
Strukur thellë dritës së syrit
Diellit tënd i fshihesh kot
Gjith' buzërrudhurat hije-fjalë-drojturat
Rishtas m'i tregoi një lot!
Strukur thellë dritës së syrit
Fshihesh Ti në dritë zhytur
Më kot fshihesh pas një pikëloti
Me lak diejsh te unë je mbytur!
Mirëmëngjes...
Strehëzave të shelgjeve të qerpikëve të tu
flenë ende të miat puthje hënëplotë...
Zhytur qiellit të një ëndrre jete
diellin ndezim me një shkrepëse puthjeje edhe sot...
Mirëmëngjes zemër!
Një pikë uji
Një pikë uji mbi qepallë më ra
Nga erdhi kaq befas, s'e di!
Një digë stine siç duket u ça
Dhe kërkon një liqen të ri!
Mendova një çast të vetëm
Diçka ka ndodhur patjetër
Ti fole me stinet e ikura
Ato t'u pergjigjën, nuk heshtën.
Të nisën këtë pikë prej shirash
Si letër me mall të stërpikur
Ti rishtas tek unë e dërgove
Si lot nga një stinë e pashpikur!
Erë nga thellësitë
Nuk vjen kurrë erë nga thellësitë
As ngë deti ku hesht historia
Këtë qiell mbrëmje të pritjes time
Era lind nga venat e mia!
Është pritja ime që kthehet në erë
Mallprush-i që buzët zhurit
Vullka, jo, mos prisni pas kësaj ere të beftë
Është pëshpërim e emrit të tij!
Bình luận