Vjersha nga Bixhili i fshatit të gurtë


Miho Gjini "Mjeshter i Madh"

"KUR MALLI BËHET MAL"

Vjersha nga Bixhili i fshatit të gurtë

Ja që ka edhe vjershëtor të dashuruar me fjalën, si Leonard Bixhili, i cili nuk pretendon se është poet, po megjithatë nuk i largohet vjershërimit, si të ishte një pasion i shenjtëruar aty, ne vëndiin e 40 kishave, në fshatin e gurtë të Dhërmiut. Me tre libra të shkruara me nostalgji për këtë "Kështjellë" natyrore, mbi gurë të rrokullisur nga Mali i Çikës dhe nga Mali i Vetëtimave!. Po, nëse në librin e parë të tij:"Val' e Bregut Valë" shprehet për valët e detit që lagin e thërmojnë gurët atje poshtë bregut, në të dytin:"Pentagramet e shpirtit tim", merret ma atë ndjenjë poetike që i ka lindur po atje, ku shkëmbinjtë mitologjikë mbajnë mbi supet e tyre fshatin më të bukur të Shqipërisë, ndërsa në librin e tretë: "Kur malli bëhet mal" është e gjithë dashuria e tij, e kthyer në nostalgjinë e një mërgimtari, që e ka ndërtuar edhe ai konakun e vet mbi këta gurë e shkëmbinjë të rrokullisur e mbetur po aty nga shekujt, si në një "ballkon" të lakmuar, mbi detin e paanë të Jonit blu, bregut të të cilit shtrihet qyteza e plazhit më piktoreskë e më të lakmuar për gjithë sa vijnë aty, nga brënda e nga jashtë...

Pinjolli i Bixhilajve...

Do të ishte e pamundur që në këto libra, Leonard Bixhili, të mos kishte vjersha, para së gjithash, për Petro Markon e mëvetshëm, të madhin e letrave shqipe, që lindi e prehet, po mbi këta gurë,-sikundër qe edhe dëshira e tij, për t'a rrahur erërat e malit e të detit, trazuar me aromën e agrumeve aty, jo shumë largë "Shpellës së Piratëve"!,,,Diku, edhe në afërsi të këmbanores, që i pret vetëtimat. Aty ku edhe "shtrihen" të parët, kapedanët e detit e te steresë, me kokalle të patretura, rrëzë këtyre gurëve... Po ky njeri i thjesht që shkruan vjersha, si t'i nxirrte po nga gurët edhe ato, s'ka si mos të krenohet edhe për të parët e tij Bixhilaj, që ishin nga "Dera e Parë" e Drimades (Dhermiu i sotshëm), të pushkës e të dijes e që 300 vjetë më përpara shquheshin për mëndjen e tyre të ndritur në përpjekjet e gjithanëshme, pët ta patur përjetësisht të lirë e të mëvetshme krahinën e Himarës. Patriotë, me bëma dhe me karta të shkruara nëpër kancelari të Europës e të Rusisë së Largët, ngado që mund të vinin edhe armët e mbrojtjes së vatanit. Në librin e autorit grek Kostas Haxhiantoniu "Himara,-Kështjella e Pamposhtur..." v, 2002 faqe 61 shkruhet se :"në vitin 1759 kapedanët e perfaqësuesit e Himarës nënëshkruajnë një letër të re për Careshën Ruse Elisabetë dhe dërgojnë si përfaqësues të tyre Arkimandritin Anthimo Vasiliko dhe Kapedan Pano Spiro Bixhili, që gjëndej në shërbim të Venetikut, sepse,-shkruhet aty, ata e e kanë prejarrdhjen nga familje të mëdha e të pasura , si edhe dinë të flasin gjuhë të huaja". Po në vitin 1790, përsëritet e njëjta gjë. Dhe,në grupimin e atyre himariotëve që i shkruanin letër Careshës Ruse Elisabeta Petrovna, për mbështetje e armë, qe përsëri edhe Pano Bixhili, i cili ishte me gradën e oficerit të ushtrisë ruse, ashtu sikunder qe edhe Kostandin Gjika nga Qeparoi, i cili u shqua si komandant i një reparti të ushtrisë ruse në luftën ruso-Turke, po edhe si piqerasioti Kostandin Mikele në ushtrinë e Mbretit të Napolit. Me ane të Pano Bixhilit nga Dhërmia qe e fliste dhe e shkruante gjuhen ruse, (Sikundër dëshmon edhe studjuesi nga Shën Vasili, Minella Gjoni ne librin e tij "Se jam nga Bregdeti...", v, 2004 faqe74), bregetasit i shkuanin Careshës Ruse Katerinë, që të ndihmonin kapedanët Himariot, në luftën kundër turkut, duke i thene së mund të mblidheshin edhe 20,000 trima luftëtarë, kundër Portës së Lartë, jo vetëm për të rezistuar, po edhe për të ruajtur autoniminë e Himarës. Për fatin e keq, Caresha Ruse, si e lexoi letrën e tyre, dërgoi , jo armë, po vetëm një këmbanë kishe, e cila u vendos në Kishën e Kudhësit .Dhe vjershëtori popullor i asaj kohe do te shkruante: " Ç'u përpoqnë natë e ditë/Por na errdhën kakërdhitë.../Careshë bijë e Lanetit,/ S'ta pat borxh Bregu i detit...". Po Pano Bixhili, megjithatë , mori kontakt edhe me Admiralin e flotës ruse, qe ndodhej në ujrat grek, Aleksej Orlovin, po per këtë mbështetje patriotike që ishte ngarkuar me misjon nga bregdetasit e tij...Nuk qe i rastit edhe emërimi i Pano Bixhilit si Konsull Rus në Arta, duke përfshirë Himarën e gjithë Shqipërine (sipas nje dokumenti të Arshivës Ruse ("Rusia dhe Pashallëqet e Shqipërisë -1759-1831). Po në këtë dokument (f. 26) shkruhet se , "në vitin 1806, për herë të parë, në Historinë e Shqipërisë u themelua në tokën e saj, në Vlore, Konsullata Ruse, Si konsull u emërua Zaharia Bixhili, Shqiptar-Himariot, pasardhës i një familjeje të njohur, e cila i shërbeu oborrit rus, në kohën e luftës ruso-turke (1768-1774). Leonard Bixhili,- pinjoll i kësaj familjeje me "rrënjë" Dhërminjase, nga këta gurë e shkëmbinjë, s'ka si mos të krenohet, për vete e për fshanë, që të parët e tyre ditën të bëjnë edh histori të patretëshme, nga kohët që do të vinin.....

Nostalgjia

Dhe sot, ky djalë i Bixhilajve, i duhet të lërë fshanë e të marrë kurbetin. Dhe shkruan libra. I prekur nga malli e nostalgjia për këta gurë! Ja si e nis poeti mallin nostalgjik për Dhërmiun:"Shtëpi të htisura njëra mbi tjetrën,/kush i projektoi vallë?/Gërshetim epokash, e reja me të vjetrën/dhe shkëmbinj të thepisur që bien thikë mbi det./Mali i Çikës të rri kurorë mbi kokë,/ullinj, agrume me rrënjët mbi gurë.../për ty gjithmonë do ndjej dhembje dhe mall,/për ty njëmijë herë do lindem/dhe njëmijë herë do vdes...!" Ai thotë më tej se shkruan vargje , pa qënë poet, se në veshët e tij vijnë zëra, tinguj, melodi të hershme që e bëjnë të këndoj e të shkruaj vargje pikëlluese, sepse e " treti meraku"në mërgim, ëndërra e djalërisë "e djegur", në fshatin e lënë shkretë, ku edhe "vdekja vjen e ëmbël" , me një kortezh përcjellës "sikur të kesh qënë mbret"! Me një realitet të ndryshuar, midis së mirës e së keqes, po këtë herë "midis armiqëve imagjinarë, që s'errdhën kurrë në shteg",-dreqi ta marrë!,-thekson ai, pa u mbyllur të gjitha plagët,,,në një fshat tashmë "të vdekur", mbetur në vetmin e tij të gjatë në dimër, kur edhe kalldrëmet e sokaku marrin hijen e zymtë të braktisjes!Poetin e pështjell, hera herës, pesimizmi i asgjësë, largimi i së ëmës nga jeta e mbrapsht e i duket sikur edhe ai ka vajtur pranë saj. " Përsëri kokën nbi gur do ta ketë!",-thotë ai... Ndërkohë që porsa ka filluar të ndjejë se, edhe "vaji i kandilit (për të) është sosur"! Në këtë realitet tjetër shoqëror që ka trokitur edhe tek ne! Vihet re një rrënie shpirtërore, mpleksur me mallin e largimit. Ja merrë shpirtin nostalgjia e vëndlindjes...E merrë tmrrësisht malli këtë njeri tek e sheh veten syrgjyn! "Se edhe nata n'ato vënde ngjan tjetër natë,/hëna , xixëllonjat dhe yjet ndriçojnë,/këtu qiellin e mbulojnë oxhqet e lartë,/këtu yjet dhe xixëllonjat nuk ekzistojnë"! Nostalgjia që e rrëmben pa pre, e bëjnë t'i ndjejë gjërat deri në intimitetet e tyre më të qënësishme, kur shprehet se:"Opingat dhe tërkuzën do mbaj nga gratë e bregut kujtim,/fustanellën dhe ogranë e gjyshërve që historinë pranë të ndjej...", për ta kthyer në "muze" gjithëçka përreth tij...! "Më sillni një copë shkëmb,-thërret ai/nga ai që rreh dallga, /të llafosem me të/sa t'më zërë darka...", sepse "më plaku vetmia",-përfudon dhimbjen e tij...Mirëpo kjo vetmi bëhet dhe më tragjike, kur poeti kthehet e i ngjan vetja si i huaj në fshatin e til. "S'u mbaj mëri sokakëve që s'më njohin,/kanë të drejtë, e quaj,/shkuan vite që "rallë e për mall"më shohin,/u bëra i huaj!,,,/Për të gjithë nuk jam më gjallë, ndaj dhe s'pyesin/Për të gjithë kam vdekur dhe po më mbushin procesin,/O Zot na ruaj!" Dhe do ta shohë veten nën rrënojat e gurrëve të kështjellave të lashta, ku "nëntoka fsheh heshta dhe eshtra kali"! Vizioni poetik bëhet më transparent dhe ai shehë "Si dridheshin gurët, kur shkonin kapedanët,/kaluar në kuaj të gjithë me shalë,armët në sup, në mes varur gjerdanët,/fustanella e bardhë shpalosur palë-palë". Po përmëndet përseri e merrë sokaket e boshatisura , mëtëlartë fshatit të tij, ku dë gjejë vetëm "dyer të mbyllura, tek tuk ndonjë plakë,,/ngrirë si bust, duke pritur në shkallë,,,"

Erotika

Po, si në gjithë poetet e Bregut, që nga Neço Muko, Andrea Varfi, Aleks Çaci, Petro Marko, Llambro Ruci,