RIPOSTIM NË KONTEKSTIN E SOTËM KOHORË
NË MORE (Peleponez) "Moj e bukura More Ku të lamë,e ku na le" Popullore arbëreshe
Gjithçka këtu Është vetja ime ilirike, Trungu i ullirit me mua ngjan; Hapur degët si gjenezë e fisit, Gjer në Selaminë, anë më anë.
Çdo kafshë kur rënkon Nxjerr tingujt e zërit tim, Mes një bote magjepsur si qiejt, Me Dodonës ilirike, gjer në amëshim Në një botë të vërtetë.
Kudo ku të rrëmish dheun, Të vdekurit me mua ngjajnë, Nër epoka, në të lashtat ngjarje, Mes trulltarëve pasardhës në këto anë, Kronikave të shtirur profane.
Gjithçka këtu Me veten time ngjan; Përngjasim mes kohërave i arsyeshëm; Me rrënjët thellë në tokë Ku flenë Etërit ilirë Nga ardhacakët krejt të ndryshëm. 2000-2020
JETON SHPIRTI ÇAM
Jo!...Në këto shtëpidjegura Asgjë s'është harruar, Nër themele, në trarët e djegur, Plloçat e thyera, Në palcën e ullirit të djegur Jeton shpirti çam.
Në pyllin e prerë, Trungjëve të djegura, Nën tingujt e Osman Takes Filiza të rinj do bulojnë.
Akeroni buçimtarë, Nga loti amtarë Rrëmbimin do shumojë. Shpresa, shpresa e rikthimit, Më shumë se kurrë, Udhëve të tua Çamëri, Shpirtin Thesprot Do gjallojë. Qafë Botë 2009
VJEN PËR TU RINUAR (Mikut tim Pandeli Koçi) Ai është një mik i moshuar, Në qoshkun e tijë e sheh gjithnji, Mes librave duke lexuar, Në sallë leximi si në rini.
Vjen gjithnjë në nëndë fiks, Në orarin e paskafesë çdo mëngjes, Bablok në mëndje të zgjidhë një iks Me dyert hapur në kujtesë.
Në tavolinë, ndoshta në përgjumje, Një ëndërr i zgjohet me përtesë, Fytyra i ngjan aherë me një lule, Si një sydiell dalë mbi retë.
Ai vjen për t'u rinuar Mes librave dashurinë zgjon, Në shpirt rininë mban zgjuar, Me hoka, pa droje, në formë.
13 Mars 2020
Comments