Vizitojnë shkollën e „Ardhmërisë“ ku mësojnë gjuhën shqipe fëmijët shqiptarë
Ndërsa e shtuna ka shënuar mësimin normal në shkollat suplementare të Gjuhës Shqipe në Londër, të shoqatës „Ardhmëria“ që drejtohet nga z. Lutfi Vata, „Ambasador i Kombit“, "Ambasador i Paqes" etj., surprizë ka qenë dhe vizita zyrtare që Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS-së, që ka qenë dhe kryetar i Bordit të kësaj shoqate, Lavdrim Krashi, të shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë SH.T. Qirjako Qirko dhe Drejtoresha për Agjensinë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi dhe mjaft të tjerë.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për shoqatën që mundëson këtë shkollë si dhe mësuesit e këtij institucioni, ku ka theksuar: “Londër📍Në shkollën ku mësohet gjuha shqipe👐🏼🇦🇱 për fëmijët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Mirënjohje shoqatës “Ardhmëria” për këtë organizim perfekt, ku çdo të shtunë fëmijët marrin mësimin e gjuhës amë të prindërve dhe gjyshërve. Një falenderim të veçantë për mësueset, por edhe për Agjensinë Kombëtare të Diasporës, e cila ju vendos në dizpozicion librat falas për të gjitha klasat.”
Në qasjen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Diasporës thuhet: „Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi gjatë ditës së sotme vizitoi shkollën e mësimit plotësues të krijuar nga shoqata shqiptare "Ardhmëria" në Londër, Angli. "Ardhmëria" kryesuar nga Z. Lutfi Vata, njëkohësisht “Ambasador Kombi” i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, punon intensivisht në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore për komunitetin shqiptar në Londër. Të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe Z. Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Z. Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë. Nxënësit shqiptarë në Londër ia dedikojnë çdo të shtunë mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare ku mësojnë dhe kultivojnë gjuhën dhe kulturën shqipe si dhe ruajnë trashëgiminë kombëtare.“
Ndërsa Shoqta „Ardhmëria“ në rrjetin social shkruan: „Ditë e veçantë në shkollën shqipe Ardhmëria. Ajo u përzgjodh, në Londër, për të pritur në ambjentet e saj personalitetet e larta politike: Krytarin e Grupit Parlamentar të PS, Z. Taulant Balla; Kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Z. Erion Veliaj; Deputetin e Parlamentit Shqiptar, Z. Lavdrim Krashi dhe
Drejtoreshën Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Znj. Sonila Hysi. Gjithashtu, na nderuan me praninë e tyre shkëlqesia e tij Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Londër, Z. Qirjako Qirko me bashkëshorten e tij Znj. Anxhela Qirko. Të pranishmit u përshëndetën nga Kryetari i Shoqatës Ardhmëria, Z. Lutfi Vata dhe nga disa pjestarë të bordit. Mësuesit dhe nxënësit si gjithmonë treguan me pasion dhe dashuri mikpritjen e tyre të ngrohtë. U fol për kontigjentin e librave të ardhura nga QBD -ja nëpërmjet Agjencisë Kombëtare. Për gadishmërinë e Shtetit Shqiptar në ndihmë të shkollave shqipe kudo në diasporë. Për gjuhën tonë, për fëmijët tanë, së bashku gjithmonë.🇦🇱“
Comments