VITE QË HUMBASIN


Dashnor Selimi

VITE QË HUMBASIN

--------------------------------

Tregim nga Dashnor Selimi

Ajo hyri në pallat aq lehtë dhe pa u ndierë,sa askush nuk e kuptoi.Hyri e qetë dhe e vendosur,e këndëshme,me një buzëqeshje,

pastaj u ashpërsua për t'u larguar.Tek ai pallat në hyrje në qytetit,ku kisha vite që banoja,të vetmen gjë që arrita,ishte rikthimi

dhe nostalgjia në ato vite,që unë kisha shumë kohë pa dëgjuar ato këngë.Nuk mund të bëja ndryshe.Të mbyllja derën,ajo futej poshtë saj,t'i zija të gjitha vrimat,ajo hynte më shpejt,së bashku me këngët...

Mori me qira shtëpinë mbi mua.Ishte më e reja në pallat dhe ardhja e saj u bë e njohur shpejt tek të gjithë.Zakonisht pasditeve vinte kaseta me këngë të ndryshme,duke ngritur zërin e megnetofonit në kupë të qiellit.Ishin këngë të bukura të viteve '70të.Por nuk më linte shumë për t'u kënaqur me to,sepse herëpashere ulte dhe ngrinte zërin,ndërsa unë me veshë të ngritur,prisja këngën e radhës.Dhe

njëkohësisht fillonte programin dhe,për habi,e ndërpriste në çast.Aty ku fillonte të këndonte me zë të ulët,duke shoqëruar këngën,frap

e ndërpriste pa u kuptuar.Tonet e lartë të këngës,jo vetëm çanin pallatin,por shpërndaheshin edhe më tej.Por askush s'e mori mundimin të dilte jashtë,qoftë edhe në ballkon,për të kërkuar qetësinë,që kishte para ardhjes së saj.Edhe unë dëgjoja shpesh këngë të tilla,por tej mureve të shtëpisë sime,nuk arrinte asnjë tingull,pra i dëgjoja vetëm unë,që ndodhesha në sallonin e shtëpisë.Ajo e ngrinte volumin deri aty ku nuk rrotullohej më çelësi i magnetofonit.Më vinte të dilja në ballkon dhe t'i thërrisja:''Më ulët ato këngë!''.Ishin këngë,që sillnin

me vete një fantazi të veçantë.Të bjerë shi jashtë,të jesh në një ëndërr në mesin e natës,në kulmin e gjumit,të dëgjosh me dhjetra herë zëra të largët dhe të zgjohesh me një këngë të tillë,që të shoqëronte në ëndërr.Të ngrihesh nga dyshemeja,me gotën e përgjysmuar me kafe,të kthehesh në anën tjetër dhe të fillosh të ndezësh një cigare.Aty vijnë zëra dhe këngë,që të bëjnë për vete dhe humbet në një botë tjetër,në një botë ëndrrash.Dhe kënga vazhdonte:

Të gjitha duhet të vijnë dhe erdhën,

shpresat dhe ëndrrat u bënë një,

si varkëza të më ikin vitet,

të ikin,të shuhen,të mbeten me to.

Vijnë aq të ëmbla ato nota muzikore,ato fjalë.!

Isha shumë kureshtar,por nuk më kishte rënë rasti të takohesha me të.Më ndaluan një herë këmbët në shkallët e shtëpisë së saj dhe mësova nga dikush tjetër,që banonte në krah të saj,se punonte në një bar.Një pasdite u mblodhën të gjithë në pallat dhe vendosën se çfarë do të bëhej me atë zë të lartë këngësh,që i shqetësonte në çdo orë që ajo ndodhej në shtëpi.

-Diçka duhet të bëjmë! m'u drejtua mua ai që ishte zgjedhur prej nesh përgjegjës për pallatin.-Ty nuk të shqetësojnë?

Iu largova përgjigjes.

Megjithatë dukej se asaj i kishte rënë në vesh ky debat,sepse qysh nga ajo ditë e uli dukshëm zërin e magnetofonit.Dhe ditën tjetër.

Dhe tjetrën pas saj.

Përfundimisht u shkëmbyem në hyrje të pallatit.Kishte një fytyrë të vrarë,padyshim nga jeta,me flokë të lëshuar dhe një palë syze të zeza të modës.Kishte një shtat,që i kishte hije dhe e bënte të ecurin e saj edhe më të ndjeshëm,më të ndjeshëm për këdo që e shihte për herë të parë,siç e shikoja unë.Trupin e kishte vërtet si qiri.Shumë vajza këtë trup do ta kërkonin patjetër.Kishte një veshje

me ngjyra nga më të ndryshmet.Ngjante me një luna pak të vogël.Duart i kishte të mbushura me byzylykë të çmuar nga më të ndryshmit,me disa ngjyra.Domethënë plot,nja dhjetë në çdo dorë.Po të prezantoheshim,do t'i thoshja:-Çfarë vlere kanë në këtë çast duart e tua?Gishtërinjtë i kishte plot me unaza.Mund të shihje në çdo gisht për shumë minuta me kërshëri dhe habi të madhe.Këmisha e forma,mini e fustane,bluza e pantallona të firmave të ndryshme,nga më të shtrenjtat.I shkonin shumë.Dhe të tjera të vishte,do t'i shkonin patjetër.Mania e saj dukej se ishte me veshjen dhe pastërtinë.Çdo ditë telat e saj në ballkon ishin plot.Dhe n[ brendësinë e tyre,pothuajse të fshehura,të brendëshme me ngjyrat më të preferuara.Të them të drejtën,kur hidhja sytë nga ballkoni i saj,habitesha,por edhe ndruhesha jashtë mase.

Shumë rrallë dëgjoja zëra të tjerë në shtëpinë e saj.Kishte zgjedhur vetminë ,apo vetmia kishte zgjedhur atë?Kush e di.

Një herë zgjoi gjithë pallatin pa aguar ende mirë.Ishte natë akoma,kur dëgjova disa goditje të njëpasnjëshme në butonin e ziles së saj,në hyrje të pallatit.U hap pas shumë minutash dhe dikush,pasi hipi në ashensor,u gjend në katin e saj.E priti tek dera dhe të dy filluan të flisnin me zë të lartë,pa pushuar dhe pa i lënë radhën njeri-tjetrit.Ajo,e nervozuar,thërriste me zë të lartë.Shkëputa disa fjalë nga debati i tyre.Ai filloi të fliste me zë të ulët.Shumë më të ulët se zëri i tij i zakonshëm.Në një çast nuk dihet se çfarë i tha ai dhe ajo thirri me sa kishte në kokë:-Ik,more pusht ! Ik,se...!

E kuptova që të tjerët në katin tim hapnin me ngadalë dyer e dritare,për të dëgjuar më mirë,por askush nuk e mori mundimin t'i drejtohej shtëpisë së saj,jo nga keqardhja,por nga frika që mbizotëronte.Pas pak minutash me tension e ankth,zërat u shuan.Ai shtyu me forcë derën qendrore në hyrje të pallatit dhe u largua me një makinë,duke shkelur gazin deri në fund.Në pallat ra heshtja e një pragmëngjezi të zakonshëm.Mua nuk më zuri gjumi.Sillja ndërmend të gjitha ato fjalë të atij debari.Ç'kishte ngjarë më parë midis tyre për të arritur deri këtu?...Përse?...Për kë?!...Vetëm ata të dy e dinin.Askush tjetër.Ne e bashkë me ta edhe unë në pallat,ishim

dëgjues të trembur e kureshtarë.Nga dera e ballkonit vinin tingujt e këngëve,që unë i pëlqeja shumë.Veçse këtë herë ajo kishte dalë në ballkon,ndërsa unë isha poshtë saj.Dëgjova për më tepër se një orë,pastaj ajo ra në gjumë.Kërkova emrin e saj në zilet e hyrjes së pallatit,por ajo kishte vendosur aty emrin e një mashkulli.Një ditë i lashë në hyrje të apartamentit të saj një librin tim me poezi,me dy fjalë në përgjigje të atyre këngëve aq të bukura,të cilat ajo i vinte herëpashere.Pas pak ditësh,në shenjë respekti për mua,ajo vuri në magnetofon kasetat me ato këngë,por me ton të ulët.Në ato çaste,jo vetëm që shlodhesha me tingujt e tyre,por edhe mbushesha

shpirtërisht me ëndrra të reja.Por më e rëndësishmja se ajo,pas atyre rjeshtave,që i lashë në libër,më dëgjoi,pra kishte vënë mend.

Ç'të them,m'u bë qejfi shumë.Dilte në ballkon,hiqte syzet e saj moderne dhe hidhte vështrimin në ballkonin tin,ku unë çdo pasdite shkruaja dhe lexoja.Në vetvete un ë e kuptoja përshëndetjen e saj të ngadaltë,plot ngjyra buzëqeshjeje.Por nuk vazhdonim më tej,(sado që të dy trupat mundoheshin).Nuk ishte mjedis i përshtatshëm.Po ashtu nuk ishte në karakterin tim një lidhje e tillë,për të shfrytëzuar rastin nën një çati që na mbulonte,në një pallat ku jetonim.Dhe,nga ana tjetër,nuk donim të merrnim në qafë njeri-tjetrin.Dy të vetmuar,që ishin rritur dhe jetonin ndryshe e,mesa duket,vetëm këngët ishin e përbashkëta midis nesh.

Pas pak ditësh ajo u largua e mbeta unë,por në ikje mbetën shumë gjëra në mes.Nuk dëgjoheshin më atë këngë të asaj kohe,që ishin një sukses i madh.Ndonjëherë,kur kisha kohë,kërkoja në ndonjë stacion radioje.Rrallë,shumë rrallë.

Po afrohej dimri,kur mora një pako të postuar pa adresën e dërguesit.Ishte një kasetë,mbi të cilën me shkrim të pastër e të bukur,ishin renditur disa këngë.Ishin të gjitha ato këngë,që më pëlqenin aq shumë.Nën tingujt e zërat e ndryshme,unë rashë e

humba plotësisht pas tyre.Në çast thashë me vete:''Shumë gjëra në jetë kanë ndryshuar.Ato çka nuk i ndjejmë shpirtërisht me kalimin e viteve,humbasin.Në kujtesën e shumë njerëzve,ato do të ruhen si kujtime, për të mos humbur kurrë!''

...Këngët vazhdonin e pas tyre vazhdoj edhe unë t'i ndjek nëpër vite.


#dashnor #selimi

3 views

Shkrimet e fundit