top of page

Vite jetojmë…


Nga Petrit Malushi


Vite jetojmë…


“Të moshuarit vite” në ikje, i përcjellim

Me orë, ditë, javë dhe muaj të plotësuar.

Si fëmijë të porsalindur, si lindje dielli

Të rinjtë, në ardhje i presim shpresazgjuar.


Jetojmë vite të mbushura, me ëndërrime :

T’u ngjitemi maleve maja pa shkelur,

Fushave të vrapojmë anë më anë,

Livadheve të këputim lulet sapo çelur,

Ujërrëmbyerve lumenj t’u dalim matanë…


Vite jetojmë të zbrazëta, me kujtime :

Për hapat e hedhur maleve faqethepisur,

Për ecjet e gjata fushave brazdaçarë,

Për të dëshiruarat lule këputur në të nisur,

Për kalimet në ujërat rrëmbimtarë…

Me ëndërrime e kujtime thurur pa fund :

Të tonat vite të pakthimta i ngarkojmë.

Herë të vrullshme dhe herë të qeta,

Ne brenda tyre burim që s’shterojmë.

Ritëm pandalur në to ecën jeta.

 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page