Viron Kona nderohet me “Penda e Artë e Migjenit”


B. Saliasi, V. Kona


Shkruan Bashkim SALIASI


Takim mbresëlënës me vëllezër shqiptarë që banojnë në Suedi


(Viron Kona nderohet me “Penda e Artë e Migjenit”

në Festivalin e 10 të Poezisë, të zhvilluar në qytetin Borås, Suedi)


Fundi i muajit qershor!

Një i nxehtë afrikan i paparë ka mbrthyer si rrallë herë vendin tonë.

Muaji qershor është muaji i fillimit të sezonit të plazhit, por dhe i pjekjes së frutave, që vendasit dhe turistët e ardhur nga e gjithë bota shijojnë vlerat ushqyese të tyre. Vendi ynë, Shqipëria, perlë në qendër të Evropës është bërë këtë vit si rrallë herë një nga vendet më të vizituara nga turistët e huaj, që vijnë dhe kalojnë pushimet në këto ditë të nxehta në vendin tonë, ku shijojnë gatimet tradicionale, ajrin e pastër, ujin e kristaltë, diellin e ngrohtë dhe vendet e bukura turistike. E pikërisht në këto ditë të nxehta vere, më 23 qershor 2021 erdhën në Shqipëri me një detyrë nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit Borås, Suedi, zotërinjtë Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku. Ndërkaq, një grup shkrimtarësh, publicistësh dhe poetësh i prisnin në një takim të dy miqtë e ardhur nga Suedia, në ora 18.00, në mjediset e Hotel “Mondialit”, Tiranë.

Të parin takova poetin Delo Isufi me të cilin u përshëndetëm si miq të vjetër. Në hyrje na priti gjithë dashamirësi miku ynë nga Drenica, me banim në Borås të Suedisë, poeti, përkthyesi dhe atdhetari Sokol Demaku, të cilin, pas fjalëve të mirëseardhjes, e ngushëllova për ndarjen shumë shpejt nga jeta të birit të tij të shtrenjtë Shkëlqimit. Më pas takova shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur në Suedi Hamit Gurguri, me të cilin kemi vite që njihemi nga afër. U përshëndetëm gjithashtu dhe me prof.dr. Hektor Veshi, prof.dr. Zyhdi Dervishi, mësuesin dhe publicistin Petrit Xhaja, mësuesin dhe këshilltarin e njohur gjuhësor Muhamet Cenko, me poeten - mësuese Nurie Baduni, me veteranët e arsimit e drejtues shkollash Bujar Poçari e Mal Buçpapaj, me intelektualin Demir Osmani e të tjerë të pranishëm në sallë. Nuk kaloj shumë kohë dhe mbrritën nga Durrësi shkrimtari dhe publicisti Kadri Tarelli, poetja Merita Kuçi me të motrën, si dhe poetja dhe prozatorja e njohur Gladiola Busulla me bashkëshortin e saj, Arianin.

* * *

Viron Kona, foli kështu në hyrje të takimit:

Të dashur Sokol dhe Hamit!

Faleminderit që keni ardhur në Shqipëri!

Kur vini ju nga diaspora e largët, na duket sikur bashkohen copa të atdheut. Neve na begatohen më shumë zemrat, mbushemi me më shumë energji dhe dashuri vëllazërore, sepse, ne, në të vërtetë vëllezër jemi.

Sokol, vëllai ynë i dashur!

Me praninë tonë sonte këtu, dëshirojmë të themi se jemi dhe qëndrojmë pranë teje, edhe në dhembjen tënde të rëndë, një dhembje kjo, që është aq e rëndë, saqë nuk krahasohet as me peshën e maleve. Por, unë dhe miqtë, që ndodhemi këtu, themi se burra si ti, na kanë treguar gjithnjë se dinë të qëndrojnë fort, dinë t`i përballojnë dhembje të tilla, duke na dhënë fuqi edhe neve.

Dëshiroj të them gjithashtu se ardhja juaj nga Suedia, gjithherë na ka dhënë më shumë gjallëri, ju keni çliruar tek ne energji brenda nesh, dhe, ne, jemi mbledhur rreth jush me dashuri vëllazërore, për t`ju treguar se jemi Një, se jemi më shumë se shokë e miq, jemi vëllezër dhe, si të tillë kemi zhvilluar edhe takimet tona, pas të cilave në kujtesën tonë janë ruajtur përjetime, emocione dhe çaste njerëzore të paharrueshme, që i kemi përcjellë edhe në familjet tona, te miqtë e shokët e panumërt, që njëherazi janë edhe tuajët.

Të gjithë ne që kemi ardhur sonte, që nga Kadriu, Gladiola dhe Ariani, Merita dhe motra e saj e nderuar, që kanë ardhur nga Durrësi, që nga prof. dr. Hektori, Deloja, Demiri, Bujari, Muhameti, Mali, Petriti, Nuria, Zyhdiu, Bashkimi, por edhe dhjetëra të tjerë, do të ishin këtu, sapo ta merrnin vesh se ka ardhur Sokol Demaku dhe Hamit Gurguri. Do të vinin, t`ju takonin, duke ju sjellë secili prej tyre ndjenja miqësie, sinqeritet dhe dashuri vëllazërore.

Ju keni ardhur dhe do të vini gjithnjë në Shqipëri, jo vetëm se jeni të mirëseardhur, por sepse jeni në atdheun tuaj, jeni në shtëpinë tuaj, si të ishit në Kosovë, në Drenicë, ashtu sikurse edhe ne, kur vijmë në Kosovë, ndihemi si të jemi këtu, sepse jemi i njëjti truall, jemi njerëz të njëjtit gjak, gjak shqiptar.

Faleminderi Sokol dhe Hamit për emocionin, frymëzimin dhe energjitë që na sillni, duke na mbushur edhe më shumë zemrat.

Faleminderi!

Tiranë, më 23 qershor 2021,ora 18.00

* * *

Z. Sokol Demaku, fillimisht i falënderoi të pranishmit në sallë për fjalët e ngrohta ngushëlluese për humbjen e djalit të tij. Pastaj, ai foli për zhvillimin e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike”, (Internationella Poesifestivalen ”Sofra Poetike”-Borås, 2021”), të cilin e organizon çdo vit në qytetin Borås të Suedisë Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” dhe ku paraqitin poezitë e tyre shumë poetë e poetesha nga vise të ndryshme të Suedisë dhe të Evropës. Pjesëmarrësit i lexojnë aty poezitë në gjuhët e tyre: shqip, suedisht, anglisht, spanjisht, arabisht, bullgarisht, greqisht etj.

Ai u ndal edhe tek dy botime nga letërsia suedeze për fëmijë.

-Kam sjellë, - tha ai, - dy libra që bëjnë fjalë për minoritetin rom në Suedi, të botuara nga një shkrimtare rome, suedeze. Në vazhdim ai përmendi faktin që shkrimtarët suedezë thonë se “librat për fëmijë në Shqipëri, janë shumë voluminozë dhe rekomandojnë që numri i faqeve të librit të jetë sa më