Viron KONA
Tiranë
Mirëpritja e atdheut
Atdheu të mirëpret:
si vatra, zjarrin,
si sofra, të uriturin,
si burimi, udhëtarin.
Si lumi, përrenjtë,
si lulja, bletën,
si moli, anijen,
si bima, vesën.
Si toka, bujkun,
si pema, frutin,
si beteja, trimin,
si kuvendi të urtin.
Si pylli, zogjtë
si qielli, yjtë,
si shkolla, fëmijët,
si nëna, bijtë...
Commentaires