Virgja vajti në qiell
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 23, 2021
- 28 min read

/ inspirim nga rinia e herëshme/ Dhe pyetem tek gjetem në vetmi: liria! E ç’na qe kjo liria!? Ka një definicion patundueshëm i saktë? Në çardakun e madh në kat të shtëpisë, ulur gjyshja Meli dhe babai Meto-ja, me nxitim, hipi Jolldezi nëna e Virgjes dhe ua tha në gëzim: ,,Virgja, Virgja. Sot në mengjes e linda…para 20 vitesh. Bënë 20 vite e bukura jonë!”… Virgja e dëshirit. E gëzimit të pamatur. Të pamatur ngaqë…më parë se të lindi Virgja, ëma e saj kishte patur dy dështime të lindjes dhe tani, nga frika mos po e humben dhe këte jetonte në një ankth dhe i përkushtonte një përkujdesje princeshe. E dhënë në një shtat mesatar femrash me një bel të bukur të ngushtër, ishte fëmijë i një mamaje dhe një babai që s’kanë hikur shumë nga mosha. Bile kanë një dukje- jo më të freskët por dhe të bukur. Po Virgja që kishte marrë nga që të dy pjesët më të bukura të fytyrës dhe trupit, kishte tejkaluar ashiqare bukurinë e të dyve bashkë, dhe kishte gëzuar tejmase prindërit. Kishte një fytyrë më tepër të zgjatisur se të rrumbullakët që përcaktonte dhe racën që ia kishin patur paraardhësit, me vijza të theksuara të pjesëve të saj, një lëkurë e bardhë e mermertë sikur në skulpturat e Fidias, dhe me sytë e zi që në të njejtën kohë rezatonin mirësi dhe tragjizëm. Tragjizem sipas vështrimit të mëherëshem të prindërve dhe e shihnin me droe deri në trishtim. Po duartë? Ato duar me taman nga gjatësia me gishta të rrumbullakt sikur të punuar postafat dhe bashkë më tërë trupin të gjetura në një lëkurë mahnitshëm të lëmuar. Sapo të shikonte, më dukjen nga fytyra, të përcjellte mesazh mbi sinqeritetin e vetë, për një ndjenjë shoqërie të çiltër të qëndrueshme, të një dashamirësie pa kushtëzime dhe të një shpirti poetik e filosofik të denjë për admirim. Këto të fundit, ashtu e prirur, i kishte nga të lexuarit dhe nga ngjarjet e kallzimet e rrethit: babait që dikur kishte qenë asqer në moshen për këte kur ishte këthyer kishte dhe pasi kishte medituar u gjetë i zhgënjyar se nuk mundi t’a bëjë të kuptoj se përse e për kend kishte luftuar. Përkundra kësaj, në vete e mendonte se nuk kishte huqur të tëren kohë të askerllëkut nga që kishte nxjerrë një përvojë shumë të çmuar nga asqerët e tjerë dhe udhëheqësit e tij. Në veçanti nga gjeneral Nasiri i cili rrjedhshëm e më shumë kuptim kishte bërë orvatje ti shtrojë në biseda kuptimin e jetës duke mos e përputhur gjithnjë me dogmën fetare. Por babai kishte marrë mësime për jeten jo vetëm nga ai. Ishte dhe prifti i Kishës së laxhës zotëri Lorenci, që sikur edhe gjeneral Nasiri, çuditërisht, në interpretimin e jetës bënte lëvizje disonante me librin e shenjtë dhe nuk mendonte se bënte herezi. “ E di, fute mendjen thellë e thellë, gjërat dalin sikur i them, po jo kundra…” i thoshte z.Lorencoja. Të tërë këto, Virgja, së cilës ia kishte gjetur emërin pikërisht babai dhe ai pikërisht i frymëzuar nga z. Lorenci e ai nga filosofi e teologjisë më mire e thenë nga miti mbi të shenjtën Mari, i kishte dëgjuar shumë herë dhe kishte ndërtuar ide e trajta mendimesh sa për të patur një botë të vetën dhe një grumbull të panumrueshëm rregullash të cilat i zbatonte në jetën e vetë. Me një këqyrje depërtuese që kishte, Virgja, tek kuptonte se ç’kishe në intimen, nuk jipej e sherit. E kundërta. Të këqyrte, të hetonte, pastaj të mirte në kujtesë ato që i kishte këqyrë por, përherë, ama pa as edhe një abuzim, i përdorte për të të shpëtuar nga katandia duke të folur qetë e qetë, perkëdhëlëshëm dhe në fund të të marrë nga krahu e të shpie drejtë e në shtëpi të vetën. Në ndarje, me një qeshje të lehtë, tek ia lëshonte bashkëbisedueses dorën nga të vetat, ia thoshte: ”E di…të kam xhanë. Durim! Ka një zgjidhje!” Kishte një arsimim serioz të arritur në shkolla të kohes dhe sado që ato ofronin një horizont të ngushtuar nga do shtrijë meditimin, dëshira për të kuptuar e çonte rrugëve dytësore për momentin ose të largëta ose të palejuara, dhe nga konteksti i librit, i bisedës i kallzimit a nga shtypi që i binte në dorë tek-tuk, nxjerrte ate që i duhej e që të tjerët as që i vërenin. Virgja, që duke ndjerë të bukurën, dridhtonte por pa e dalluar sekush, kishte pamje të mirë për bukurinë e fytyrës dhe të trupit të vetë dhe, as edhe njëherë nuk i shtrohej rregulles të kohes për zakonin që theksimin e bukurisë, atë lakuriqësinë e pjesëve të trupit të pjesëshme, t’a mar për turp e rastin e vetë, marrëzi. Ia kishte andja, që në mengjez më të herëshëm në ditët të pushtuara katërcipërisht nga dielli, pasi të pinte qumshtin me mjaltë të po atij mengjesi /se mamaja milte herët lopën/, e veshur në një këmishë gjumi të tejdukshme, nga vëreheshin kraharori i zhvilluar më se miri me thimtha ngulmonjës të theksuar çokollatë, me nallane pa taka, dilte në bashqe që në të vërtetë kishte përmasat e një livadhi, dhe, gjithnjë duke ecur në një ritem të panxitueshëm e duke këputur ndonjë degë behari, vëte fundit të bashqës. E aty, në një stol paksa më të gjerë, fare pranë dy kanjushave që ishin të privilegjuara sa për t’i ruajtur e mostrazuar, për shkak të mitit mbi shënjtërinë e tyre, ashtu të vendosura aqë bukur në një hapësirë bashqeje, fare pranë një jazi në të cilin zhyteshin të gëzuara patat me ate tegetin e theksuar të pendlave, dhe tek fluturonin mbi ujë të gagarisnin herë një e herë një tjetër. Diç më lartë dhe rosat që mendjemadhërisht e autoritëshëm shpërfaqeshin duke i ngritur rëndësinë bashqes dhe familjës se shikonin nga lartë, diç si me një nënvlerësim të shpezëve të tjerë, se ishin pjesë e një shtrese shpendesh aristokratë, notonin mbi ujin kristal të paster. Mbi ujin nën të cilin dallonin guralecët e shumëngjyrëshëm që bënin një mozaik të bukur të natyrshëm. Ishte një maj shumë i bukur, ardhur pas një dimëri më shumë dëbor e acar. Një dimëri që e kishin kaluar pranë shporretit që tërë kohën, dhe natën bile, kërcllinte këndëshem duke djegur dru mllezi e çarri. E rrethonin që të gjithë: mamaja, babai, gjyshja me një atki krihëve dhe Virgja, donjëherë dhe ndonjë jasht familjes dhe në një atmosferë gadi të pafjalë, pinin çajë. Më pas, hanin pemët të konservuara në tavan e të mbuluara me tallash sa për të mos ngrirë. Kur dhoma ngrohej mirë, kur kishin mbaruar me vaktin e darkes vetëm e ndonjëherë tek u vinte i biri i Axhes Dervishi, i ati i lumtur që kishte familjen e në veçanti të bijen Virgjen, duke ia përkushtuar asaj por pa ia thënë, me atë zërit e shkriftë e plotë mallngjim, duke përcjellë me gishta të djathtë në kutinë nga drrasat përskaj ritmin e kënges, e këndonte ”Bleni i flokut zi si korbi …” kurse, Virgja që ndjente bukurinë e këndimit e dalldinë e babait, ndonëse dinte synimin e tij, ia thoshte: : Bukur! Dij se kujt ia këndon” teksa ëma qeshej e kënaqur se aludonte në te. ” T’ishte Dërvishi me fizharmonikën, më bukur do dilte…” Pemet ngulmonin përmes një behari të dendur sikur gatiteshin për një aheng gallat, për një festë a darsem. Kajsia e sheftelia ato besniket e bojes pembe, tashmë ishin veshur me lulkat e beharit gufues me ate ngjyrë, pastaj, bojliat e kumbullat, gjaranikët, dardhat, mollat me atë përzierjën karakteristike të së kuqës me të bardhën disi narcisoide për shkak të bukurisë se petalit, malinat e ftojtë, bashkë me aromën dehëse të barit të kositur, jepnin një përzierje arome që edhe ishte e pamundur ta emërtoje ndryshe, përveç ta quaje përrallore..Aromë që asocionte në oazat e përrallave nga 1oo1 net të rrëfyera nga Harun Al Rashidin prajtëshem, qetë me ritme frymëmarjeje që bënin me kurreshtar dëgjuesin, që në kohën e dhënë përçoheshin përmes gojëdhënave ose edhe ndonjë libri të shkruar në gjuhën arabe, turke ose tjetër, por rrallë gjuhen që flitnin. Virgja perceptonte magjinë e pamjës, aromën dehëse të sajë, tabllon që i shtrihej para syrit me një joshje që nënshtron këndshem ate që ia ndjenë, e cila ashtu, duke u shpërfaqë me bukurinë që edhe mund të përjetohej, por të interpretohej, të shpiegohet, të konfirmohët deri në fund e me saktësi, ishte përfundimisht e pamundur.Dhe kjo, Virgjën, jo që e pushtojë të tërën, se diçkajës së tillë zor që kishte një fuqi t’i rezistonte, por ate e mahniti, e mbërtheu të tërën, deri në atë pike saqë, edhe pse ajo nuk ishte sa duhet e vëmendëshme dhe nuk e vëneroj, në një mënyrë ia ndali kohën. Ia ndali kohen për aqë sa, të gjitha të tjerat duke marrë pas vetës edhe çështjën e dashurisë e cila dilte si një çështje, si një problem që duhej zgjidhur, e hedhi anash. Anise Virgja kishte shëndetin në një gjëndje me shumë se admiruese, por dhe tërë tiparet e tjera. e mendonte dhe bile me një zë fare fare të ulur e thoshte: ”Lë të janë të përjetëshem kjo bukuri dhe kjo liri. Kaqë!” Dhe kjo ishte një fakt, një mënyrë e të kuptuarit të cilën prindërit e saj edhe nuk dinin ta saktësonin të tërin, që shqetësonte mamanë e sajë, babain dhe gjyshën dhe të tjerët nga rrethi i familjës. Mamaja, në një kujdes të veçantë orvatej të çilte bisedën për dashurinë, për fejesën e martesën sikur e kërkonte zakoni duke i dhënë shëmbëllin e vetë. ”Ç’bandill që ishte yt atë. Ç’më donte. Ishim të lumtur fare!” , ama Virgja që kishte vështruar të gjithat dhe që njihte secilin nga familja, e prente në rrokjën e parë bile qortueshëm: “E dij! Të tërën…! Dij dhe se ku do dalesh! Po ju kini në mendje një vajzë tjetër!” Se ç’e shqetësonte kjo babain e gjyshën dhe tërë rrethin dhe i mbante në një siklet të rëndë. Një instikt i përbashkët u folte se gjërat nuk vënin rrugës së mbarë kurse fundin e shihnin si një diçka që do i çmendtte. E po si të dilnin nga kjo…Shumë kuvendime kishin bërë. Shumë të mençur kishin këshilluar. Shumë lutje nëpër faltore kishin bërë nga cilatdo që ishin.? Po dermani nga kjo gjëndje ju dukej largë, i paarritshem. Virgja, kur sosi kohen e qëndrimit në fundin e bashqes dhe kur duke soditur më gjatë kanjushat që i kishte vendosur padalshem në visionin e vetë, ua tha: “Nuk dij përse, por të shenjta jeni! Ju admiroj!”, u këthye dhe u ul në minderin e çardakut, të mbuluar me një paft të bardhë e mbështetur në jastek të ngurtë me cohë bojë vishnjeje e një shiritë pelhure të bardhë. Sikur e kishte për zakon, piu tamblin me mjaltë që ia serviri mamaja në një tabak të bakrit që gjetej në shtëpi falë pelegrinazhit të stërgjyshit Rashidit i cili e kishte blerë në Stamboll tek po këthehej, shikojë në drejtim të bashqës dhe ndali këqyrjën në ato që rrethonin çardakun: Sabahisefatë që arrinin në strehën e çardakut me atë lulën e rrumbullakët mavi e shkrirë në pembe, shebojat e sarihta e të kuqe me atë aromën orientale, zambakët e bardhë e mavi luledielli i verdhë dhe që të gjitha këto të lidhura midis vedi në një aromë që dehnin Virgjën dhe i hapnin një rrugë që familjarët nuk ia pëlqenin. Tek i sihnin nga distanca, tebdil, e thonin në vete: ” Është ngujuar në fantazitë e veta! Vëni pas fatit, bijo!” Tek pinte gëllënjken e fundit të tamblit, jo si të tjera hera, tani i gëzuar dhe në disponim të mirë, ardhi nga dhoma e gjumit i ati, i cili vonoj ngaqë kishte mbetur vonë në vaditjen e livadhit. “ Bërë gjumë të mirë ime bijë?” duke u zgjatuar pasi u ul në minder ia tha disi spontanisht. “As që di si t’a themë” “E marë në mendje. Po,po!” i shtoj ai. ”Ndofta nga magji pranverore…aroma! Fluturoja si një dallëndyshe. Ashtu në at shtegun gjigand, nga akullnaja e veriut në bashqen tek më pritën të gëzuarat: kanjushat dhe gagarisje korale e patave. Mund t’i bëhët dikujt një pritje kaq madhështore?” ia thoshte babait duke qeshur e nëpëmjet qeshjes duke zbuluar dhëmbët simetrik inxhi. ” Të ka bërë kënaqësi ndalje e shkurtër e frymëmarrjës tek ngriteshe e bije gjatë fluturimit. Është një ndjenjë po e këndëshme po dhe frikësuese, apo jo” ia shpiegojë i ati përvojën e vetë jo sa t’i përcjellë asaj opinionin e vetë, por që kishte ca plane në zgjatjën e muhabetit dhe derisa mori përgjegjën nga ajo për ate që ia tha me një “Patjetër, patjetër!” deshi të vazhdoj me “por…” por Virgja sapo e kuptojë cakun e babait si në zemërim, brofi në këmbë. Me një hap të shpejtuar jo si zakonisht, nisi drejtimin kah hulashka në të cilën pushonte ditëve të pranverës dhe meditonte në qetësi për shqetësimët për të cilat nuk dinte askushi. E, babai deshi që ti flas njëherë për nevojen e fejeses, pastaj për martesen, familjen e të tjerat. Tashmë kishte në mendje një pamje për fejesën me një djalë të mbajtur në një shtatë të gjatë. Një djalë në zë, i rrumbullakt e mbi të gjitha i bukur si një kokonë me sa i kujtohej i quajtur Manush se ky emër dhe i përkiste dhe i rrinte mirë personit të tij. Një djalë i zoti, i një familjeje rrënjët e së cilës diheshin s’paku për 25o vjet, që kishin dyqane, shumë ara e fusha, shumë pyje e kullosa, shumë shpezë e bagëti dhe tek e fundit që kishte gjezdisë botën skajepërskaj. Vajtja gjithandej në Stamboll, në Damask a Selanik, Ankara a Shkup ishin diçka fare e zakonshme që as që ia bënin dert. Dhe Virgja që nuk e kishte parë djalin, por që falë intuitës, falë imagjinatës dhe gojëve të ngesëve, mund të jepte portretin e figurën e tij me një saktësi habitëse, i dinte të gjitha, i pëlqente të gjitha, i trajtonte të duhura dhe të realizueshme, ama bota në të cilën jetonte ishte vetëm e veta dhe për vetën, e ngushtë e mbi të gjitha kishte kufij të çelikt që nuk thyheshin dot nga askush. Dhe babai, dhe nëna e gjyshja që ishte bërë kurrize nga mosha i dinin këto fare mire prandaj shkonin rrugës me kujdesin e një gjahtari nga droe mos u hikën gjahu. Po gjahu, po Virgja, kishte tepër të hollë shqisën e veshit, tepër të ndijshme intuitën që t’i avitët dikush e ajo t’mos e diktoj. Pa mbërrijtur ke hulashka, tashma e zemruar nga fjalët e babait po dhe ngulmëria për cakun e tij, megjithate gjithnjë e qetë, ndaloj dhe me shpejtësi iu këthye babait fare të shqetësuar por akoma në minder, dhe nga një largësi një a dy metra ia tha shpejtë e shpejtë: “Ëndërra e gjumit të mbrëmshëm im at, ishte diç më shumë se e bukur. Magjike. Dhe unë shijova shijën aqë të bukur por gjithësesi të papërshkrueshme të lirisë. Isha pjesë e hyjnisë kur tek fluturoja shihja atë lartësi të papushtueshme. Isha zot!” Pas kësaj, uli shikimin sikur përgatitte pjesën tjetër të mendimin e më pas e ngriti dhe vazhdoj: ” Dhe ti im atë…ta dijsh…se tek ty, tek emocioni yt nuk kam patur as edhe një herë as më të voglin dyshim, do që të ndërpresh këte fluturim! E pastaj…unë-jeta yte… di se ç’i ndodhë? Do bie në tokë nga ajo lartësi! Do bëhet copa. Këte do…?” Babai që ndërkohë kishte ndezur cigarën dhe tashti ia çonte tulluk sa nxorri nga goja një shllung të madhe tymi, njëherë uli syt poshtë dhe nuk arriti t’ia thot as edhe një fjalë, kurse gjyshja që ishte mbledhë në një këndë të çardakut ashtu e vogël, që veç picërronte syt në vazhdim dhe në një çast, tek tundi kokën dy herash, me gjysëm zëri tha “Shumë e trishtuar jamë. Sa nuk bëhët më. Devojka ime, hyjri e përendisë! Si nuk më merr mordja…!” I biri veç këtheu kokën, e shikojë po nuk i tha asnjë fjalë por nga fytyra u kuptua të ketë menduar ” Zot, ç’po ndodhë kështu! Ndërroja mendjen o Zot i dashur!” Më pas, tek la dialogun në gjysëm, vajti nga e kishte mendjen dhe u gjetë rrethuar nga kokoshkat dhe një qeni të qetë që ishte nde nën rreze dielli, në fund të oborrit tek dera e madhe e shtëpisë… Virgja tashmë ishte ulur në hulashkë dhe duke e vënë në lëvizje më këmbë e bënte cakërrqejfin. Nga një bashqe në afërsi të sajë, nga një radio përmes një zëri lirik shumë të ëmbël i vinte melodioziteti i një kënge të bukur për flladin dhe hijeshinë e beharit të pranverës që kurdoherë e dëgjonte e këndonte edhe vetë.Sapo filloj, iu bashkua në këndim këngëtarës së panjohur e në vete, i falenderojë për disponimin që ia solli. ”Kush moj zonjushka të porrositi të këndoshë për mua kaqë bukur?” Në një çast, kur zu ti këthehej në kujtesë përpjekje e babait që ti flas për atë djaloshin, jo që ia pranoj të drejtën, se në këte nuk thyhej, ama e trajtojë të ashpër sjelljën që e shfaqi ndaj tij, dhe ndjeu një keqardhje që i bëri një dëmkë aqë të rëndë. E fyu! ”Është prindi, është babai im!” e tha në vete. Por në atë çast ky emocion nuk kishte fuqinë e duhur sa për të ndërruar ajo mendje. Ishte vetëm një keqardhje,po nga tjetra anë një konstatim se prindërit nuk i dilnin as edhe për një pikë jashtë vijës së të kuptuarit tradicional të martesës, dhe sikur që kjo nuk mund të mendonte ndryshe edhe ata s’dinin të kuptonin ndryshe. At ditë e zhvati si gjithnjë, duke ecur në bashqe, dhe duke shijuar dhe me më fuqi bukurinë e saj. Megjithëkëte, ajo që ndodhi midis saj e t’jatit, ngulmonte në mendjen e saj dhe më shumë dhe gadi se arrinte gjer ke një pishmanllëk që nuk e dëshironte. Nuk e dëshironte se, ishte fare e vëmendëshme për rrezikun që i rrinte mbi kokë si një shpatë e ndalur veç me një pe që t’mos i bie mbi te. Sapo kalojë një kohë shetitjeje bashqes e oborrit dhe tek dukej /për familjaret e saj/ se kishte nisur një rrugë që tashmë për ta ishte bërë një shqetësim i vërtetë, vajti gadi padëgjueshem tek i ati në stallë disa metra largë shtëpisë me mullarë sane dhe tallash në afërsi që vendoseshin aty me vite e vite nga bereqeti i drithërave kurse krejt afër i punuar me një merak të vërtetë nga mjeshtër i kohes në një qytezë afër, ishte edhe koshi i bukur drithnikor. I ati e ndjeu por nuk bëri gëk se donte që përmes trishtimit t’ia thoshte mospajtimin me mendimin e saj. Po ja se kjo iu afrua pranë e pranë dhe me një lëkundje të butë krahu ia tha: ”Babush, përse nuk i merr gjërat shtruar? Përse nuk i thërret këshillave të Z. Nasirit e Lorencos? Përse, kështu i mençur sikur që je, nuk i thërret mendjes për të përkufizuar peshën e gjërave dhe për të mësuar se ne ç’fole bënë jetë lumturia ime?” Ai e shikojë me habi por ja se fytyrën ia ndriti një qeshje e matur që në të kuptuar donte të thoshte se, dëshira e familjës kishte ecur fare pak, ama kishte ecur. Kishte lojtur nga vendi. E përmbajti vetën nga të shprehurit e këtij gëzimi po Virgja e hetojë dhe mësojë se i ardhi mirë. “ Ta thot mendja se nuk di për këte?” ia këtheu me dujë sane në duar tek ia vente përpara lopes shyte me lara.” Mendon moj bijë imja se nuk ma vret mendjën kjo që thua! Jo sot, përherë? Por si të lejoj që për shkak të disponimit të çastit, një frymëzimi që me kohën ecën për të të lënë në një realitet që në një çast të papritur të vie si një romuz e ta shndërrojë jetën në një hidhërim që është e kundërta e asaj që ti do. Do ti që, duke bërë jetë të kundërt me traditën dhe natyrën e njeriut, ti bësh vetës e ne të gjithëve dëmkë që nuk lahet me asgjë? Dhe po ndodhi kjo…ç’del më pastaj? Mendon Ti se, sikur e përmende më parë, z. Nasiri a Z. Lorenco, do i hapnin rrugë mendjës sate? Kam shumë dyshime! Mendon ti se ata burra të regjur nuk do i jipnin krah mendimit të kesh një burrë sikur është djaloshi që ka zënë merak në ty, të kesh ndonjë çamarok të bukur e zhurmaxhinj që do zbukurojnë bashqen e shtëpinë dhe që një dite, kur t’mos jam unë, të jesh ti me ata. Ç’thua për këte…?! Mund ta thuash ndonjë fjalë?” Virgja nuk ia tha pëprgjegjën se e dinte se çfardo që do ia thoshte, ajo nuk do i futej atij në mendje dhe për këte shkak, ia tha: “Do mendojmë për të gjitha…Patjetër! Po të shkojmë tashti dhe të pijmë nga një çaj në çardak”. Sa ua vërejtën drejtimin, ëma dhe gjyshja me një hecje paksa të nxitueshme por shumë kurreshtare nëse ka lëvizur puna, i pritën në çardak dhe kur shikuan fytyrën e babait, babushit sikur e thërriste Virgja, veçsa nuk qajtën nga gëzimi, ama të flisnin s’guxonin se Virgja ishte si një thëllëzë që trembej kollaj. Po ajo e dinte shqetësimin e tyre e meqë i donte shumë e shumë, sa u ulën dhe pas gëllënjkes së parë të çajit, ua tha ate që gjatë-gjatë e pritnin “Eee! Se si bëjnë gjërat! Fati më dha një babush të mençur, një mëmë e gjyshe shumë të dashura. Tani ndodhë rreziku t’mos i trishtoj më një mendje të trishtë. Dhe kjo…kjo…Do e them…” dhe teksa ato pritnin gojëhapur, pas një ndërprerje të shkurtër, vazhdoj: ” pra kjo… më bëri që të nis e të ndërroj mendje për martesën” Teksa ato moren shlirëshem frymë dhe u kapën dorësh, Virgja vazhdoj: ” Vetëm të më lëni kohë të rregulloj mendjën time! Mendimet! Të mësohem të jetoj me këte ide. E dini… më ardhi disi nga pas, fare befasishëm. Tashti mbajeni këte në dorë të mos e marrë mëhallën e do shohim…” Nuk u përmbajtën nga gëzimi dhe teksa babushi që kishte filluar se lotuari dhe që të fsheh emocionin, iku nga çardaku me arsye se kishte lënë një punë në gjysmën e rruges, ëma dhe gjyshja që memzi iu afrua, iu hodhën në një përqafim të fortë e të gjatë. Por që të tret mbetën me një pytje pa përgjegje dhe në dyshime se përse ndodhi kjo kaq kollaj. Tek e njihnin Virgjën përgjigje e saj u ardhi si hater ndaj tyre dhe me një rrezik pas që për momentin nuk e identifikonin. Dhe kjo ua zbehu paksa gëzimin. Babushi i saj e dinte fare mirë se ç’po ndodhte. Me ndjenjën e një pikëllimi të thellë ia thoshte vetës së Virgja është e veta, se përkiste një bote tjetër të cilën ai nuk ia dinte, se ishte tepër e madhe dhe delikate sa t’a kuptoj, po ja se, pranimi në diskutim të punës së martesës, ia bëri një kënaqësi dhe ia mësojë se Virgja e donte dhe e respektonte pa masë. Ikën ditët brënda së cilave Virgja, sikur kishte premtuar, duhej të rregullonte e paloste mendimet e veta. Ishin ato ditët e një zhurme të paparë në shtëpinë e tyre, ditët e një buçitjeje që se mbante asnjë nga ata në kujtesë. Ishte një hare që sapo ta regjistronte mendja, të ngriteshin krajneset dhe përnjëherë pastaj nga gëzimi që të paraqitej, doje të jetoje-vetëm të jetoje. Asgjë tjetër. Vinin akrabatë, shoqët e saj Roza e Marteja të fisit të z. Lorencos, Drita e Jolldezi,Ymranja e Lejlaja –këto dy të fundit drejtë e nga Ankaraja nostalgjike për atëdheun e të parëve të vetë disa nga të cilët kishin luftuar dhe humbur jetën në kufirin me Irakun a Sirinë /nuk mësuan kurrë për vendin!/ përvidhej dhe ndokush nga fisi i dhëndrrit të mësonin më parë ç’bukuri kishte nusja, nëse vërtetë ishte e fisit sikur flitej dhe të tjera. Por kur iknin të gjithë mbanin një mendim dhe të vetmin: një bukuri të tillë s’kishin parë kurrë përveç në çaste e disponime të veçanta kur mendja kishte zotësi për ta imagjinuar. Tashmë kishin përcaktuar ditën kur do vie mësiti kurse flitej edhe për vadën e martesës. Ajo duhej të bëhej shpejtë se të tërat ishin gadi. Ëma e Virgjes nuk kishte ndenjur për asnjë çast por kishte punuar dhe ia kishte gaditur një pajë shumë të bukur dhe sa ka të bëjë me te, martesa mund të bëhej që nesër.. Virgja mbahej në disponim të mirë se familjarëve dhe tërë fisit të vetë donte tua shpaguante borxhin me një pranim për tu martuar sa për t’mos lënë në kujtesën e tyre një të çakerdisur nga mendja a ndonjë çorodi dëshpruese. Vishej bukur, qeshte dhe ashtu, të fikte dyshimet e të gjithëve në mos kishte dy mendje për martesën, theksonte edhe më bukurinë e trupit. Vënte mbi flokët gështenjë ndonjë gongje gjyli të bardhë dhe kur ngjyroste buzët me buzëkuqin pembe e vishte fustanin e hollë të gjatë bojësarih kurse në qafë vënte rruzaren nga qelibari që skishte asnjë haber se si nga një vend i Lindjes së Largët kishte arritur gjer në qafën e saj e një karficë flutur me një smaragd mavi të mbylltë, jipej një figurë mahnitëse. Bukuri që tralliste. E tillë, ta thoshte mendja se më nuk i përkiste sojit të njeriut: ndofta mund të gjetët në kujtesën historike të Lindjes së Afërt- një faraoneje të Egjiptit, të njohur për bukurinë që përflitej në ndonjë nga bisedat e rralla të familjarëve ose ndonjë personazhi homerik me zotësitë që të imagjinojë njeriu një të tillë, se të tillë në jetë nuk kishte. Në vete përshpërisnin se përse e tillë ajo ti përkiste jetës së kësaj bote e t’mos jetë një përëndi e cila duke rezatuar bukurinë e vetë te njerëzit, do i ngushllonte dhe do u jipte një arsye shumë të fuqishme për të jetuar. Anise nuk e thoshin tek e këqyrnin, në vete, martesën e saj e merrnin një kallëp të ngushtë për të vendosur në te personin e saj. Po ja se gjërat s’paku nga dukja nga jasht e tyre, kishin marrë rrugën e cila në përfundimin e vetë do e vendosnin Virgjën në familjën e njohur të qytetit me dhëndërrin që vajzat e pisipillosura e të teleisura të qytetit iu vërdallisnin . Të dielen e dytë pas kësaj, në një mëngjes plotë diell të majit, në oret e hera të paradites, në një atmosferë krejtësisht solemne, tek vlonte gjithëçka, me oborr të pastruar e të bukur, në shtrirjen e të cilit vazhdonte bashqeja jeshil e kositur me aromen dehëse do u thoshte lavande e lule të tjera, ardhi mësiti i shoqëruar nga një shok i tij, që të dy të veshur bukur me petka solemne, me mustak të kultivuar të vegjël, në disponim e të qeshur, u futen në shtëpi përmes derës së madhe dhe pas përshëndetjes me babain e Virgjes,të të afërmeve të fisit të tyre /dy djalëve të axhëve,një të dajes, nja dy fëqinjëve më të moshuar, z. Nasiri e Z. Lorenco a ndonjë tjetër,pasi u ulën në divanin përball të pastër e të bukur të dhomes së madhe me një qilim me lara persike ndofta ispahan, dhe pasi u falen midis vete e nga familjaret u shërbyen me ëmbëlsira e kafe, nisi llafi për fejesën dhe për martesën “Kemi dëgjuar për vajzën dhe bukurinë përrallore të saj por na besoni se dhe djali i rri afër- fare afër. I shëndetshëm e tekanjoz në çështjet e punës e të fitimit, i çiltër dhe i butë në sjelljën me njerzit, ma thot mendja, ta ketë dërguar përendia që ta bëjë një çift ëngjëllor me vajzën Tuaj” e tha me një fjalor të kujdesshëm e të zgjedhur gjithnjë duke ndjejtë respekt për fisin e nusës dhe për vetë ate dhe me drroje në mos rrëshqet diç e pakontrolluar që do ulte vlerën e nuses e do trembin ata. Dhe kjo nuk e zgjati shumë. Pas ndonjë çasti u ngritën në këmbë dhe u përhajëruan ndërsjellshëm e më shumë nderime, këta të fisit të nuses kryesisht me lot dhe nuk ndihej nëse babai i nusës nga gëzimi a nga ajo pamja tragjike që nuk i hikte nga mendja. Në fundin e bashqes, Virgja në një disponim që jipej i gëzueshëm, i rrethuar nga vajzat, këndonin këngë martese e kohëpaskohe ndërhynte ëmë e Virgjes a gjyshja me ndonjë lavdërim për disponimin që krijonin me zërat e tyre. Përkundrejtë kësaj, ndjehej se diç nuk lëvizte nga vendi. Shihnin ke Virgja një shtimung të shpifur se, tek ia dinin hirin, nuk u dukej i natyrshëm ai disponim i saj. Mendonin se sa ecën koha gjërat ndryshonin po,jo se jo. Ajo parandjenjë e fuqishme që zotëronte në shpirtin e familjarëve të saj, ishte diç më të cilën kishte lindur Virgja, e që kishte një prejardhje të panjohur ,në fakt, të mistershme, që nuk e shkulte nga rrënjët asnjë gjë. E përse bëhej martesa…Përse t’i gëzoheshin! Në mos që sa për një çast të ndalnin mendjen nga ikja, në mos që të qetësojnë rrëmujen e rrethinës dhe të shtypin zëçkat e së keqes a të zhbëjnë shungullirat e ziliqarëve që gjithandej në vatrat e veta nuk bëjnë llaf tjetër veçse “Ja ajo me atë emërin e përçudtë që është futur në një përçuditëri ende më të ngatërruar që nuk ka as dhe një derriçkë sa të dalë. Ashiqare duket, të mjerës, s’i mbeti më asgjë nga mendja” Po pastaj…? Tek nxitonin familjarët ta përcjellnin të bijën në derën e burrit gjithnjë më një shpresë sa një ndriçim i vogël në largësi, se, mosha e së bijës, dëshira që të bëjë një shpirt me xhananin e vetë siqë ia quanin shoqet, që në rastet e vajzave të tjera zotëronin qeniet e tyre, ndofta ia thënin rrugën. Po, sa një imtësirë që nuk e sheh syri, ishte kjo mundësi. Familjarëve të Virgjes u dukej sikur koha nuk ecën fare dhe kur erdhën te dita e parafundit, Babushi i Virgjes, tek dilte nga hajati e tek hynte e ëma ne te “si është që nuk ecën kështu koha. Ç’fuqi që e ndalon…?” “Xhanem, nuk është se nuk ecën koha dhe shpejt bile, po ti nxiton tepër e koha të mbetën prapa.” ia tha gruaja tek bënte punët e përgatitjes për ditën e diel kur duhej të ikte Virgja. Ajo copë kohe që e kundronin, ndryshe Virgja e ndryshe familjaret e saj, kaloj nëpër një zhurmë e hare e në përgatitje të pajes që nuk ishte pa që nga martesa e së bijes së Vezir Mahmudit. Një salltanet gadi mbretëror, një solemnitet i paharruar. Mengjesin e së dieles, që ishte i këthjellët në pjesën më të madhe të qiellit por që në Grykën e Bjeshkes kishte ca re të plumbëta hujin e të cilave ia dinin pleqtë e moshes e thoshin: re të përhirta në Grykë të Bjeshkes, stuhi në qytet pasdite” Po kjo nuk sekelldiste asnjëri nga fisi i Virgjes se ishte e rëndomtë dhe nuk shihnin një koincidim me ngjarje të jetës së përditëshme. Nisi rituali i bërjes nuse të Virgjes, larja në prezencën e shoqeve e të gjyshes që mahniteshin me lëkurën mermerore dhe ngjyrën e saj, pastrimi sipas zakonit, rregullimi i “toaletit” sikur i thonin /frizures/ duke i lëshuar floket shkujdesshëm teposhtes në natyrshmërinë e saj e pastaj, duke ngjyros thonjët me konën dhe faqet me pudra e pomada kurse buzet me buzëkuqet që të gjitha këto bashkë me perlat e qafores e të byzylykut unazat dhe karfica me smaragde dhe dekoret e mbiflokëve të sjellura nga Damasku e Stambolli, e bënë ate një figurë që përshkruhen ose pikturohen në çastet e dehjes dhe ekstazes poetike të mjeshtërve nga gjeniu të pakapërcyeshem. Të kuqrremtit e fytyres së saj, fare i butë tek shkrihet pavrejtshëm në një ten që nuk di nëse është sublim i sarihut, pembes,okerit por është tejet i bukur, më në fund nxorren Virgjën në pamjen që më nuk mjaftonte ta përceptoje mbretëreshë të bukurisë. Tek e shikonin, e përceptonin si një hujni, si një përendeshë. Tashmë ishte gadi të marrë rrugën e martesës. Hyri ne dhomën e mysafirëve, mu ne këndë e shoqëruar, sipas zakonit, nga dy nuse nga akreballëku, që ishin martuar më së voni dhe bëri divan. Në dhomë hynin e dilnin të njohur e të panjohur dhe sodisnin bukurinë e saj. Ardhi dhe vakti i shkuarjesë së sajë. U dëgjuan dasmorët që nga largë, muzika e kumbueshme, po nëna e babushi i saj ne tërë këte kalonin me dyshime po, ja se nuk e shfaqnin. Babushi pyeti nëse janë të hapura kapiat dhe kur iu tha po, e morri si një prove se gjërat vënin mbarë. Ardhën ata të fisit të dhëndrrit, gratë në një dhomë burrat në ate të mysafirëve. Ishin të gëzuar dhe të përzemërt. Pasi u bënë dhe përgatitjet e fundit dhe pasi që bartën dhe pajën në qeren e rregulluar, hyri babushi, e morri me skofi Virgjën nga krahu dhe me një hecje të lehtë e të ngadaltë, e drejtojë nga pajtoni me sedilje të rrypta dhe i dekoruar. Ne të ndarë, babes që disi ishte shtangur, Virgja fare e ftohtë, ia afrojë gojën mu afër veshit dhe gadi si një heshtje ia tha “ Që nesër në natën, unë do u ndriqoj si një fanar. Nuk do të prraj kurrë prandaj, babush, mos u merrzit!” Rrugës, më një përmallim prekës u takuan me gjyshën e nënën dhe që të dyjat gadi që qajtën me një vajë të dëgjueshëm. “Paç fatin e mirë bijo” ia tha nëna dhe fill pas saj gjyshja. Në ndërkohë u përshëndetën gratë midis veti e poashtu burrat dhe duke bërë zakonet e martesës, në një zhurmë të përbashkët të të gjithëve, e hipen nusën në pajtonin e dekoruar të shoqëruar nga motra e dhëndërrit dhe një nuse tjetër e fisit të tij por që të dyja të bukura dhe duke kënduar “na ka dale o nusja e mire of, of aman” dhe të tjera nisën nusën për ne shtëpinë e re. Mbrëmje në shtëpinë e dhëndërrit. Të gjithë janë të gëzuar kurse dhëndërri që rezatonte një disponim shumë të gëzuar gadi të papërmbajtshëm, i verdallisej nusës, e shikonte dhe kur ardhi çasti i dhëndërrisë, e shoqërojë nga krahu për në dhomën e cila tashmë ishte adresuar e nusës. Një dhomë shumë e bukur me dollape të gravuar nga mjeshtrit e njohur të kohës, me një abazhur dekorativ e pranë një krevati të bukur metali të sjellur nga Selaniku nergut për nusën, me dysheme shtruar nga polla qilimi të bukur dhe perde të bardha nëpër dritare. Sa u futën brënda, dhëndërri fare i çiltër dhe i parapërgaditur që takimi i parë të bëhet i lehtë, fare i lehtë, e kapi nga duart, ngadale e tërhoqë nga vetja duke e përqafuar lehtë dhe me një pasion. Virgja ia ktheu, më tepër si një borxh që e kishte marrë nga babai i saj se një ndjenjë që kishte ndaj tij. “E kupton pa të ta thënë emocionin që kam për ty” ia tha dhëndërri, shihej ashiqare i dashuruar në te.” Po, se këte e dij fare mirë dhe jam e gëzuar që është kështu! Dij dhe çfarë duhet të bëjë më tutje dhe çfarë do ndodhë.” Ia tha atij, tashme e ulur në krevat të zbukuruar me çarçaf të shtrenjtë. “ E kam të vështirë të kuptoj këte që e thua. S’dij nëse duhet të frikësohem nga kjo se ka një shije paksa të hidhur” ia këtheu dhëndërri pa luajtur vendit. “ Kursesi! Rruga që bëmë, na poqi, ja ketu mua dhe ty në një çast të lumturisë të të dyve se kështu e deshi… nuk dij se kush e deshi. Por… dua si i mençur që je, si një djal që ka gjezdisur botën dhe tashmë ka një përvojë sa të këtë mësime të larta, të kuptosh e të marresh me rezignatë ato që nuk na i do zemra” Dhëndërrit i vinin të çuditshme fjalët e Virgjes, nuk i kuptonte dhe aqë, ama se kishte në to një ogur këte e përceptonte shumë mirë. “ Mos ke një shqetësim që të jep një disponim paksa depresiv ose shkoncentrues? Do që të pijsh ose hajsh diç se ke patur një ditë të mundimshme” e pyeti dhëndërri. “ Ajo, me një lëvizje të lehtë e ca më të shpejtë dore, ia refuzojë. “Kursesi! Me vie si një armik ushqimi në këte çast.” E kuptoj se kishte ardhur çasti kur duhej të shtrihej dhe të ngjitte trupin me të tij, dhe nga pozita sikur që ishte u shtri nëpërmjet krahut të djathtë në krevat. “ Po nuk deshe, mos bëjë asnjë gjë!” ia ia këtheu dhëndërri Manush duke ia bërë me dije ate që ua kishte premtuar familjarëve. Dhëndëri, fare ngadal iu afrua, me dyshime nëse duhet të bëjë ate që e thot zakoni e natyra e njeriut, me dyshime në mos është më mirë që t’ia lë kohës këte, po ja që një instikt e çonte drejtë aktit dhe në një çast gadi që nuk zotëronte vetën. Jasht dëgjoheshin këngë dhëndërie e për nusen e rrahashpulla të fuqishme. Virgja e shtrirë, ashtu e bukur sikur që ishte, ngacmonte dhëndërin dhe ai gadi që u hutua fare. Tashme ishte fare-fare afër saj dhe teksa pëgatitej të bashkojë trupin me të saj ajo me një keqardhje të thellë ia këtheu me një zë fare të qetë, memzi të dëgjueshëm “ Nuk mundem, vërtetë nuk mundem. Nuk është kjo as jeta as bota ime. Por duke të soditur nga bota ime,të desha të admirova dhe vetëm kaq…!” Krejt papritur e mbërtheu ngjyra e kuqrremt trupin dhe pas fare pak çastesh një nur. Arriti t’i thot “Po hiki në botën time” ta shoh vetëm për një çast, ti bezqeshi dhe ta lë jetën. Dhëndëri, tashti kuptojë fjalët e më parë të saj, iu hedhë përmbi, e përqafonte, e përgjëronte t’mos e lë, ia lëmonte fytyrën, flokët “Mos më lë, e zot, mos më lë! Mos më shëmbë lumturinë, mos të lutëm, këtheju në jetën time” po tashmë lumturia e tij me Virgjën kishte mbaruar. I hidhëruar deri në çmendi, shikojë nga dritarja errësirën që tashme ishte e thellë se kishte shkuar vonë nata dhe përnjëherë nga një vettimë u shndërritë e bumbullima plasi sikur që nuk mbante në mend. Zu të bie rrebesh shiu, konop. Hapi dritarën ta dëgjoj shushuritjen e shiut dhe tingujt e ollukëve në të cilat disi pa sukses e trishtueshëm përziheshin tingujt e këngëve të martesës. Mbylli dritarën, më ngadalë futi duart nën trupin e Virgjës dhe e çojë para duarëve deri të dera. E hapi ate, dhe atyrave që i këndonin martesës së tij e që rrinin nën shkallët e drujta, iu shfaq nga cep i tyre, si një skenë llahtari që dërmon shpirtin. “Oh ,oh…” u stepën ato pastaj thirrën dhe mbetën gojëhapur. “O i gjorë” ia tha një nga vajzat, “Ç’ndodhi kështu…?” “ Iku e më la! Vajti në qiell!” Një “kuku” koral i gjatë dhe sy të zgurdulluar të trembëshëm i mbërtheu të gjithë duke shtrënguar duart njëra me tjetrën, ndonjëra duke iu hedhur tjetres për ngushllim, që të gjitha ne një vajë të dënesshëm e të zëshëm, tek tuk dhe një kuku i zgjatur, kurse defatorët-njëra nga tri- se që hedhi nën këmbë defin dhe e shqeu nga hidhërimi…Nga gratë e vajzat që ishin aty, u veçua njëra që hipi për disa nga shkallët, ashtu me flokë të shpushpuritur nga mërzia, ndofta një shoqe e Virgjes, dhe e tëra në vajë, memzi arriti t’i thrras Zotit: ”O Zot, se ç’na katandise…Përse…! Përse ore….!”. Manushi ishte ngrirë me Virgjen në duar dhe e tëra që vërehej si lëvizje tek ai, ishte fytyr e trishtë dhe lotet që binin mbi fytyren e Virgjes pa ndalim. E trupi i Virgjes…? Fytyra…? Ashtu e bukur, dukej e gjallë dhe sikur ëndërronte diç të bukur…
Trupin pa jetë të Virgjës e varrosën të nesërmen në një ceremoni epike që të përkujton varrimet e maharaxhëve Indus- të bijave të reja të tyre. Vetem ata dinin që nëpërmjet të një ceremoniali solemn të shprehnin thellësinë e dhimbjes. E tëra mbuluar me cohë të bardhë mëndafshi e tregtuar nga Lindje e Largët e mbi te lule nga gjithëfaresh me trupin pa jetë të saj të vendosur ne një qivur të rrallë e ate mbi një pajton të rript të zi i tëri mbuluar me zambak e më kuaj të bardhë mbuluar me plish të zi, që hecte ne një trok të ngadalt e të lehtë kalldremave të qytetit, përcjellë nga një kortexh i gjatë i heshtur e i hidhëruar, bëhej një përcjellje mortore që se kishin parë as bejt as veziret as pashatë. As ata të fisit të Z. Lorencit a kushërinjtë e tij. Qytetin e kaplojë një zi e paparë. Pak kishte gaz e buzqeshje ne fytyrat e kalimtarëve. Përshëndeteshin nga shprehia e mirësjelljes. Aq. Kur kalamajtë zhurmonin ne familjet e tyre, prindërit shfaqnin një padurim dhe me një sërtllëk i qortonin. “ Nuk shihni sa i hidhëruar që jam!Nuk e kuptoni se, dijtja se ajo është diku rrotull, na bënte të durueshëm, të qetë e me shpresë! E tani…Ç’të bëjmë tani…? Nuk shihni se jemi në zi shejtana!” ua thonin. Kurse imami Tahsin, një njeri që nuk jipej kollaj se rastet e tilla i kishte rutinë, vajti që ne ditën e parë për ngushllime dhe me një zë që dridhëtonte ua tha but-but “Ta merrni me sabër ate që e deshti Allahu. T’mos i përzihemi atij ne punët që i bënë. E jaratisi dhe e morri sikur deshti vet” ua thoshte kryepari i fesë islame të qytetit, me buzën që i dridhej, duke ditur se u kanosej shkallim i mendjës.. Se e keni tepër vështirë- e di! Zoti Ju ngushlloftë!” ua tha ne të dalur nga kapia e shtëpisë. Edhe z. Lorenci ardhi për ngushllime ashtu dinjitoz sikur ishte dhe ua tha se kishte bërë një mesh për Virgjën me lutje Jezusit që ta pranoj ne jetën e pasosur dhe ta rehatoj në parrajsën qiellore. “ Sot qielli është i irnosur dhe nuk rrezaton dritën me të cilën tashmë ishim mësuar. Nuk ishte ajo që aq mëshirueshëm e me zemërbardhësi ndriqonte jetërat tona”. Ua tha ai, shihej ashiqare me një emocion që nuk dinte nëse ndonjëherë në jetë e kishte patur një të tillë. Po qyteti …? Që të gjithë meditonin po edhe e thoshin “Iku bukuria përrallore! Iku zbukurimthi dhe shëmtoj qytetin! Iku Virgja që tu mbetët përherë në kujtesë dhe tu ligjërojë për një botë të cilën nuk do ta kuptojnë kur të tërën.
Epilog:
Pas një kohe (dhe deri në vdekje), të trishtuar rrinin tok në çardak Babushi, Nëna dhe Gjyshja e Virgjes. Të thyer, në kujtime, në mallngjime e vajë. Tek u rrjedhnin lotët, nuk merrnin guxim të thonin as edhe një fjalë se do u plaste vaj i pandalueshem. Duke dashur t’a mbajë të gjallë në mendje e nga kjo paksa dhe i qetësuar por me vështirësi shkaku i ikjes së sajë, Babushi-sa për ngushllim-kurdoherë që qielli ishte katërcipërisht i pushtuar nga kaltria, përkujtonte fjalët e Virgjes ditën e martesës dhe u thoshte atyre të dyjave tek ngritte kokën drejtë qiellit veror të këthjellët: ” E shihni at yllin paksa të madh, ja ai që rri pingul mbi ne. Ja ai si me pesë cepe por më i madh. Është ajo Virgja jonë që na ndriçon. Po, po Ajo është. Ua them unë…! Përherëshem! Atje ajo bënë jetën e vetë. Si vetë zoti!” Sot, pas shumë dhjetëvjetshash të kaluar, në cepin e oborrit të një xhamie, gjëndet akoma një varrë nën një çati të jeshiltë, i dallueshëm nga të tjerët nga salltanetet dhe dekori i brëndëshem, që tashmë si një legjendë, nga goja në gojë përcjellët si një storie e dhimbëshme dhe tronditëse por dhe si një sakrificë të një vajze që e vendosur në përkushtimin e vetë ndaj lirisë dhe bukurisë passionët e moshës nuk ia dolën ta tundojnë as edhe për një çast. Kalimtarët, të ngacmuar përherë nga varri sall salltanete, pa mundur të futen në shkakun e vdekjes të personit trupi i të cilit është shtrirë aty, bëjnë homazhe, ua përcjellin dhimben për ngjarjen tragjike pasardhësve të vetë dhe u thënë: ”Kishte qenë hyjri!” Kohëpaskohe, tashmë fare i shtyrë ne moshë, i tëri i thinjur i shkujdesur, tek bie përkrah varrit, këthen në oborr të xhamisë, vë ke varri, ashtu i krrusur bënë homazh dhe mbi varrin e Virgjës vendosë trëndafila të kuq të freskët me një simetri të përpiktë.Përherë në të larguar, ashtu i krusur e me lot ne sy thuajse ka ndodhur kohësisht fare afër storia, thrret një “Ah…Virgja. Ah kismeti im!” dhe i jipet vajit. “In-shallah të takoj në xhehnet. Se aty ke vajtur. Zemëra ime e bardhë.” Manushi kishte jetuar jeten përherë në rrënkime. Kurr nuk kishte qenë i lumtur…
Comentários