
Virgjëri
Fatmir Terziu
Ra qielli një ditë mbuloi malet,
dhe i 'grabiti' Drerin Artemidës
malet u gjunjëzuan që t'i falen
për atë marëzi qiellore të ditës.
Në qiell gjithçka u skuq flakë
dhe zemrat ua ndezi të dyve
u përcëlluan sytë e tij atje lart
copa qiejsh u tretën brenda tyre.
Pak kohë më vonë atë ditë,
në qiellin e bërë shkrumb e hi
vetëm ai Dre dhe ajo Artemidë
mblidhnin zjarrin brenda në sy.
Comments