top of page

Vilhelme Haxhiraj, themeluese e LDG, VLorë


Tridhjetë e një vite më parë u formua Lidhja Demokratike e Gruas, Vlorë, (6 shkurt, 1992 - 6 shkurt, 2023)


Ps: Vilhelme Haxhiraj, themeluese e LDG, VLorë dhe njëra nga 4-5 gratë e para

që u ngritën pa rezerva në përmbysjen e Diktaturës dhe hedhjen e e bazave të demokracisë. Unë znj.Vilhelme Haxhiraj e quaj “Legjenda e Gruas Demokratike”.


Nga Dr.Mujë Buçpapaj-2009, Intervista me temë: Vilhelme Vranari Haxhiraj, Herta Muleri shqiptare.


Sot mbushen plot 31 vjet nga formimi i organizatës “Lidhja Demokratike e Gruas, Vlorë”, aktivitei i së cilës është përjetësuar në një libër kujtese dhe nderimi në 30 vjetorin e themelimit të saj, më 6 shkurt,2022. Ky libër, është i pari i këtij lloji në sociologjinë, studimet dhe në fondin e artë të letërsisë shqipe. Libri me titullin “Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë”, u shkrua nga themeluesja e LDG Vlorë, Vilhelme Vrana Haxhiraj,

Vitet’90 ishin të vështira për të çrrënjosur nga ndërgjegjja, për të pastruar shpirtrat e helmatisur, për të fshirë nga botkuptimi majtist, bindjen e verbër të qytetarëve për idetë marksiste- leniniste. Së pari duhej përmbysur diktatura komuniste, sistemi politik më i egër që kanë njohur shqiptarët, me të gjitha institucionet shtetërore. Ato vite duhej trimëri të vrisje frikën. Bashkë me bashkëshortin, Fitim Haxhiraj një nga demokratët e parë fillum të trokasim në portat e të persekutuarëve për t’i zgjuar nga gjumi letargjik i flamës së kuqe.

Pasi u bëmë një grup zonjash, Vilhelme Haxhiraj, Meliha Doda, Saime Kallfa, Fatime Shkupi, Gjylter Hysenbegasi, Blera Hoxha, Didi Llupa, Tefta Sharra, Enrieta Xhindi, Ervehe Bejkosala, Lenie Hitaj. Ky ishte grupi i parë. M[ aps u regjistruan, Nedo Xhyheri, Refie Xhindi, Ëngjëllushe Bejkosala, Sadete Xhema, Liza Deromema, Nadire Sharra, Liliana Premti, Lidie Sharra, Liljana Kokaveshi, Raimonda Sharra, Zaide Papavangjeli, Stoli Xhaferi, Vera Grabova, Ema LlupaShqipe Fejzo në Selenicë, Shpresa Rrapo në Himarë. Shefikate Haxhiraj në Armen, Vito Nelaj në Mavrovë, Kënaqësi Mici në Kaninë, Zoica Vranari në Qishbardhë etj ...Me këto zonja krijova bërthamën e LDG.

Secila nga ne u angazhua për anëtarësim e grave në çdo lagje, në çdo rrugë dhe në fshatrat që kishim lidhje fisnore krijuam degët. Ishte një punë vetmohuese dhe ato zonja kishin besim në aktiviteton që bënin. Me guxim, vendosmëri dhe me punë ia arritëm të themelonim organizatën tonë të pavarur, Lidhja Demokratike e Gruas, Vlorë. Theksoj se kemi punuar në kushte shumë të vështiram, pa zyrë, pa telefon, pa fonde, pa automjet, gjithsesi me pagat tona dhe ndihmën e presientit të Zdrukthtaris P.Rexhepi, z. Fitim Haxhiraj që për 10 vite eka mbajtur në këmbë finaciarisht LDG,Vlorë për çdo aktivitet.


Kujtoj me nderim dhe mirënjohje ato zonja që nuk jetojnë më, të s cilat punuan me vetmohim punuan për demokracinë dhe kurrë nuk kërkuan shpërblim:

Këto zonja që sot i mungojnë LDG dhe familjeve, janë: Enrieta Bejkosala, Meliha Doda, Didi Llupa Gjylter Hysenbegasi,Elfrida Skela, Gëzime Pasho, Liza Deromema, Ervehe Bejkosala, Sadete Xhema, Engjëllushe Hoxha, Dife Matuka, Asqerie Bala, Lidia Sharra, Nimete Rakipaj, Nadire Sharra, Nedo Xhyheri, Sado Dajlani, Zili Osmani Azizi, Festime Hitaj, Veko Shënediella, Lenie Hitaj, etj.

Kërkoj ndjesë për ato zonja që nuk jetojnë, por që nuk e kam ditur. Gjithsesi ato që jetojnë dhe atë që nuk jetojnë të gjitha papërjashtim qëndrojnë në piedestal nderi . Ato u ngritën për rrëzimin e diktaturës së egër dhe dhanë ndihmën e tyre në proceset demokratike vetëpër të drejtta e liritë e mohuara, për mirëqenien e familjes, për të ardhmen e fëmijëve dhe integrimin e kombit.

Të dashura, nëna, bija, motra dhe bashkëshorte demokrate! Për gjithë ato që dhanë vlera në rrëzimin e diktaturës dhe ndërtimin e bazave të një shteti demokratik, shtetin e së drejtës ligjore, shpreh mirënjohjen time që iu përgjigjët thirrjes për themelimin e organizatës së gruas demokratike mbi baza vullnetare, të pandikuara nga askush.!


“Kur flitet për një grua, aty gjen veten çdo grua shqiptare. Kur shkruhet për aktivitetin e një organizate grash, ndërkohë përfshihen gjithë gratë shqiptare që aderojnë në të si gratë demokrate në Lidhjen Demokratike të Gruas në qytetin e tyre”.

Librin “Lidhja Demokratike e Gruas, Vlorë”ua kam kushtuar gjithë zonjave që flijuan jetën për lirinë e kombit dhe kërkuan të mbronin dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur ndër shekuj.

Ky libër do të shërbejë si kujtesë për ato vasha dhe gra që u ngritën kundër zakoneve mesjetare, ligjeve të shkruara apo të pashkruara që e skllavëruan gruan.


Kjo përmbledhje e gjithë aktivitetit tim në krye të LDG,Vlorë bashkë me të gjitha zonjat gjatë tranzicionit, është një kujtim për ato gra të ndrydhura e të mohuara që vranë frikën dhe u ngritën për përmbysjen e diktaturës komuniste, më të egrës që ka përjetuar njerëzimi.


Zonja të dashura, luftoni për barazi gjinore, të merrni pjesë në të gjitha nivelet e politikës, të pushtetit legjilativ, ekzekutiv dhe juridik. Me intelekt, aesimim e dije si dhe me profesionalizëm, pranoni sfidën e ballafaqimit me këdo dhe kurdo!

Me konsideratë Vilhelme Vrana Haxhiraj


Vlorë, 6 shkurt, 2023

102 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page