
Në të 12-të poezitë e këtij cikli keni një krijues që në këtë përmasë nuk e keni parë. 79 vjeçarin Kostandin Vogli e keni njohur deri tani si fabulist, tregimtar dhe romancier. Ka shkruar edhe poezi, është përfshirë në librat e botuar për Muzgun nga poeti dhe botuesi Mark Simoni, në portale dhe gazeta të ndryshme, por si poet në këtë cikël të plotë unë që e kam ndjekur me vite dhe kam redaktuar shumicën e librave të tij, nuk e kisha njohur më parë. (Dr. Bardhyl Maliqi)
SHOKUT TË FËMIJËRISË
Kostandin Vogli
Trazoj dallgët e ajrit,
Gërmoj hapwsirën,
Nga kurrizi i Shëndëlliut do të rrokullis kujtimet
Të të dëgjoj edhe një herë zërin.
Aromë pwrrwnjsh më vjen nga qielli,
Aromë lulesh, shkurresh, pemësh, rrugicash.
Aromë e rrapit të madhërishëm ku luanim.
Aromë e maleve,
E fshatit që e doje aq shumë,
Aromë e shoqeve, shokëve.
Aroma ime
E shokut twnd me pirje gjaku nga gishtat në kishë.
Ato i ke marrë me vete.
Por kufiri është larg
Orët punojnë vetëm në tokë.
Hapwsira lundron së bashku me ju.
Jehonat janë shteruar,
Shterpuar si burimet në verë.
Fërfërimat e pemëve na ftonin
Kwrkonim muzgun,
Përkëdheljen e hënës.
Dhe fërkonim dhimbjet e ditës që lodhëm,
Nëpër muret e fshatit të djegur.
Ah shoku im,
Shpata e hijeve jetëmarrës
Na këputi shiritin e lumturisë.
Ngre kokën lart
Të dalloj sytë e tu të xhamtë,
Flokët e verdhë,
Fytyrën tënde të bardhë,
Si qumështi i deleve të tua.
Rreze drite m’i thyen qepallat.
Malli më ktheu vite mbrapa
Ku luanim rrëpirave me këpucë të shqyera.
Ditët kalonin të thjeshta
Me kujtimet e ëndërrimet.