Ti që vetëm në pasqyrë shikohesh Dhe bukurinë tënde s'e reklamon, Nuk ke kë të joshësh, tepër rëndohesh Varri i vetmisë tek ty mbretëron .
Udha jote s'mund të jetë pasqyra, Më kot ti ëndërron dhe e shkon ndërmënd, S'mund të shijosh, s'ndjen kënaqësira Kur askush s'përzihet me barkun tēnd.
Ndaj jetën tënde nuk e kupton dot Pa shijen e martesës, pa dashuri, Ëndrrat rinore i mbyte në lot S'të solli asgjë - e mbyllura vetmi.
Ty jeta të iku kot, e brengosur, Si një e vdekur dhe e pa varrosur.
H. Mehmetaj
Comments