Vetëm të kujtosh nuk është e mjaftueshme!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 2, 2020
- 4 min read

Vetëm të kujtosh nuk është e mjaftueshme!
Gëzuar ditëlindjen Ismail Çala. Këtë buqetë me lule ta ka borxh “Objektiv” i Studios së Hapur të TV “Dardan.
Prof Dr Fatmir Terziu
Vetëm të kujtosh nuk është e mjaftueshme! Kjo kohë e ikshme, e arratisur prej memorjeve, e shkulur përtej devotshmërisë është shkulur edhe nga gjërat më të shtrenjta të jetës. Është zëvendësuar nga zërat dhe hijet e “tregfjaltarëve” të kohës në çdo cep. Janë ata që e kanë marë kohën në striptizë për ta konsumuar si një devizë. Jana ata që e kanë bërë kohën të këmbehet me pakohën. Tani koha është si mjaft arsye të kësaj pa-kohe. Arsyet e kësaj pa-kohe janë roje, gjëra të humbura, vdekja kërcënon ekzistencën e saj. Asgjë nuk është e shenjtë në këtë kohë, ku ka lëvizur edhe debati i një kompozimi, dizajni të ndotur, reklama e përditshme e një virusi të kobur, e një virusi të mjaft-përfolur dhe të shpërndarë nga fjalët e mëdha e të frikshme me mjaft qëllime "të ikshme". Dhe duket sikur Njeriu është harruar përsëri. Njeriu është mbyllur në kuti. Është vendosur si një objekt, me një dallim se duhet të marrë e mbajë vetëm frymë. Duket sikur emri i tij nuk do të "shenjtërohet" më, është sikur të mos vinte kurrë në jetë. I harruar është çdo standard i përsosmërisë morale. Idealet dikur të larta paraqesin vetëm një shkëlqim të një budallai. Njeriu deklaron se unë i hedh këto kufizime vetëm për të gjetur zinxhirë të errët. Libri që dikur drejtonte këtë kohë të madhe, ka ikur nga rafti i tij i pluhurosur në gjysëmshekull e kusur. Tani tradhtojmë me çdo ditë zgjimi. Zemrat dhe mendja jonë u ndezën! Tani është fjala, që ne nuk mund të qëndrojmë. Të pafuqishëm dhe të dobët, ne pengohemi, në ankth në çdo moment.

Vetëm të kujtosh nuk është e mjaftueshme! Rrëfejmë më së miri krenarinë tonë. Bëjmë sakrificë me buzët tona, për të djegur lart altarët, atje lart. Vetëm të kujtosh nuk është e mjaftueshme! Ka një sezon të shkurtër për të gjithë për të bërë ndryshime për të rimarrë hapin tonë. Marshojmë për lavdi me atë që digjet nga brenda. Vetëm të kujtosh nuk është e mjaftueshme!
Ziejmë me ushqimin modern varfërinë e shpirtit dhe bëjmë harakiri me pasuritë e testamentit të tij të fundit. Kjo ofron kursin më të madh të këmbimit. Dritë për errësirë, jetë për vdekje, dashuri vetëmohuese për egoizëm. Vetëm të kujtosh nuk është e mjaftueshme!
Sapo ishte hapur “Casa Italia”. Rruga që sillej si një ndarëse librash në krah të “ish-Atelies” djersiste ende. Toplat e vockla damkosnin hera-herës dy godina që mbanin akoma vragë parfumi. Njëra skutej si një arsye e të shkruarit dhe tjera si një fondacion i lirisë së besimit. Në midisje qiraja kishte vënë në punë Gledis Çalën. Jepte e merrte me lirinë e objekteve dhe… Në sapodalje të derës një tufë me lule mbanin një nënshkrim, sikurse ndodh në raste lulesh të tillla në tufa të zbukuruara: “Gëzuar Ditëlindjen Ili. Dhe 100 më shumë me lirinë e fisnikërinë e jetës!” Pesha e rëndë e kolltuqeve të huazuara nga “Casa Italia” ishte arsyeja e ndalimit të detyruar, po aq dhe leximit të tufës me lule. Dhe vetëm aq. Koha matej me akrepat e orës ndanë “Skampës” dhe nuk premtonte më shumë, pasi “Objektiv” i studios modeste të TV “Dardan” duhej bërë gati. Ishte pikërisht ajo arsye. Ajo që ndoshta duhej të sillte edhe urimin tonë si bashkëngjitje e asaj kronike, e asaj dite… Ishte 2 Maj pa koronaviruse. Por ishte 2 maj që shënonte këtë ditëlindje… dhe… një arsye më shumë që ajo tufë me lule të huazohej dhe për “Objektiv” dhe të shkonte më tutje të fiksohej edhe në kamerat që flisnin për plagët e asaj kohe, për plagët e pjesës tjetër të trungut shqiptar Kosovës. Ishte në Kosovë kohë lufte dhe “Objektiv”, thuajse fliste, gati përnatë fliste. Fliste… Edhe ajo natë e 2 majit foli me atë buqetë, që kishte etiketën e urimin për ditëlindje… Vetëm të kujtosh nuk është e mjaftueshme! Nuk do të ishte ndoshta e mjaftueshme as sot kur protagonisti i asaj tufe Ismail Çala “dhuronte” edhe atë tufë me lule të dedikuar për ditëlindje, për emisionin “Objektiv” të asaj dite, që fliste për Kosovën martire. E ai që në gen e kishte dashur Kosovën, dhe për dashurinë e tillë kishte pësuar një fis fisnik. Një fis që nuk e duronte diktatuën, ndarjen, izolimin, por lirinë dhe përkushtimin për një jetë të lirë…
“Merrni këtë tufë me lule! Nuk është më shumë një ditëlindje. E ç’kuptim ka një e tillë pa shenja të plota Lirie”. Kaq foli, ndërsa këmba e tij e djathtë pasoi kahjen nga shkalla. Kaq foli atë 2 maj të ditëlindjes së tij Ismail Çala. Eh, vetëm të kujtosh nuk është e mjaftueshme!

Jo më kot Elona Caslli do të shkruante kohë më parë në një fotografi bardhë e zi: “Për sa kohë ka njerëz, ka ende shpresë”.

Gëzuar ditëlindjen Ismail Çala. Këtë buqetë me lule ta ka borxh “Objektiv” i Studios së Hapur të TV “Dardan.
Ismail Hodaj: E meriton fisniku Ismail Çala.
Bravo Profesor Terziu.
Te mos harrosh eshte virtut vertet gjenial.
Tatjana ZiuEdhe 100 vite te lumtura
Mustafa PalluqiUrime dhe 100.
Edmond Dervishi Gezuar ditlindjen lsmailEdhe100 vite te lumtura
Spiro ZhupaTa gezosh diten e lindjes edhe 100 vite te lumtura te uroj te kesh ti bashke me familjen tuaj