top of page

VETËM QAVA…


POEZI NGA MYSLIM MASKA

RRUGË TË MBARË

Ku shkon kështu si i verbër,

Di ku po shkel,

E di se ç’le pas, di gjë ç’do të gjesh?

Kush do t’i pijë qelqet me verë?

Ike se të pëlqen ajo që s’e njeh?

E di se rruga është jashtëzakonisht e gjatë,

Prapëseprapë ti ike…

As yt bir,

As im bir,

Miliona djem e vajza s’pyesin fare!

Siç s’do t’ia dijë fara për plisat e fortë,

Gjakoset për vdekje gjersa mbin.

S’do t’ia dijë as mali miljarda ton

Që dridhet prej tërmetit të bëhet tjetër mal.

Ndoshta DRITA tjetër qënka e magjishme…

Nëse kështu është,

Qelqet me verë t’i pimë:

Rrugë të mbarë, o udhëtar,

Që shkel dhe mbi GREMINA…

VETËM QAVA…

Kur vrava veten,

Në të qintën e sekondës më pas,

U bëra Pishman!

Por, s’e riktheva dot jetën,

VETËM QAVA…

28 -5 - 2022

BOTA ËSHTË PAFUND

C’është kjo dhimbje madhe

Që vjen për së thelli?

Engjëj dhe shenjtë më marrin për dore…

Ecim, po ku shkojmë?

Bota është pafund…

Sa e puthim vdesim,

S’dimë në qajmë a qeshim…

30 views3 comments

3 Comments


mich.maska
Jun 06, 2022

Nder per mua angazhimi dhe vleresimi i poezive te mia nga krijues dinjitoze si z. K. Gjergji dhe

N. Abilekaj. Suksese ne kriijimtarine tuaj.

Me shume respekt, M. Maska, Athine.

Like

abilekajn
Jun 05, 2022

Pus fryme është Myslim Maska. I freskët përherë.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Jun 05, 2022

Tre "prodhime" të shkëlqyera nga "argjendaria" poetike myslimiane. Do veçoja të parën, e cila më ngjan me anijet ku prijnë uliksët e detarët e famshëm të zbulimeve të mëdha. Është në natyrën e njeriut, aq më tepër në kohën moderne, eksplorimi dhe pushtimi i botërave të reja, kërkimi i më të mirës dhe aventurës pa pyetur për rreziqet. Dhe kjo kurrë s'do të ndalë, ashtu siç e thotë edhe mesazhi që përcjellë kjo poezi e goditur, e cila është njëkohsisht shprehëse e vetë dramës tonë.

Shumë përgëzlme i dashur mik! Përqafime, K.Gjergji.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page