top of page

Vetëm dy fjalë për dëshpërimin e Rexhep Shahut



Eshref Ymeri



Në numrin e sotëm të Portalit “Fjala e Lirë”, lexova shënimin e publicistit dhe të poetit të njohur Rexhep Shahu, me titull “Gjithmonë ka pasur supe e gjokse për grada e dekorata turpi”, në të cilin ai shpreh dëshpërimin e thellë për arsye se Bashkia e Kukësit paska zhdukur nga faqja e dheut Memorialin e ngritur para tre vjetësh në nderim të 2400 kukësianëve të masakruar barbarisht nga ushtria kriminale serbe në vitin 1913.

Me siguri që atë Memorial Bashkia e Kukësit e ka zhdukur me porosi të Ramës. Ai Memorial nuk mund të vazhdonte të ekzistonte më tej në nderim të martirëve kukësianë, sepse pasardhësi i kryetradhtarit Enver Hoxha, neokomunisti Rama, i cili ndjek me besnikëri rrugën e tradhtisë së atit të tij shpirtëror, ka çelur një epokë të re në marrëdhëniet e neokomunistëve të Tiranës me serbosllavizmin, epokën e Ballkanit të Hapur. Dhe në këto kushte, nuk është e hijshme nga ana e Ramës që të vazhdojë të mbajë ende të ngritur memoriale dhe lapidarë që të kujtojnë armiqësitë e vjetra me serbokriminelët. Tani Rama, përmes Ballkanit të Hapur, kërkon të ndërtojë vetëm ura “miqësie” me serbosllavizmin e Vuçiçit, paçka se ky ka qenë dhe mbetet kryekriminel i shqiptarëve, gjë që Ramës nuk i ngjall kurrfarë shqetësimi. Sepse atij i intereson vetëm farkëtimi i miqësisë së zjarrtë me serbosllavizmin dhe futja e shqiptarëve në vathën e Serbisë, pikërisht siç bënte thirrje kryetradhtari Enver Hoxha në mbledhjen e Byrosë politike të 15 dhjetorit 1947:

“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.

Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, kur sjell ndër mend këtë thirrje të kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha dhe Ballkanin e Hapur të Ramës dhe të Vuçiçit, vetvetiu vjen në përfundimin e logjikshëm se klika veteranokomuniste e djeshme dhe klika neokomuniste e sotme, me Ramën në krye, janë tradhtare të kombit shqiptar, kryeargate dhe kryeservile të pështira të serbosllavizmit.

Pra, qëllimi i kryetradhtarit neokomunist Rama është vënia në jetë e thirrjes së Enver Hoxhës për miqësinë me serbosllavizmin dhe flakja në humnerën e harresës e të gjitha krimeve të tij kundër shqiptarëve.

San Diego, Kaliforni

24 nëntor 2021


34 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page