top of page

VETËM


Rexhep Shahu

Perditë e më vetëm mbetet njeriu e braktis dita, e braktisin gjithë ditët e braktis nata, i sosen gjithë netët ngelet pa mbrëmje, pa mëngjes ngelet pa diell, pa hënë pa mik, pa mike, pa dashuri pa udhë, pa shtëpi.

Përditë e më vetem mbetet njeriu nuk duhet të më duash i thotë ajo që do shikime të ftohta sheh ngado të fundit shokë janë katër vetë që e mbajnë në krahë…

Pastaj bëhet fije bari që shkilet nga harrimi a e hanë dhentë me pasë fat, bëhet lis për zogjtë që lodrojnë në erë.

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page