Veprimtaria e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë vitit 2019


Veprimtaria e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë vitit 2019

Veprimtaria e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë vitit 2019

Nga Adnan Mehmeti

Presidenti i Shoqatës

New York, funddhjetor 2019

Misioni i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është t'i sjellim komunitetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, një krijimtari letrare të cilësisë së lartë në përputhje me standartet bashkëkohore të botës ku jetojmë. Po kështu, do të bëjmë ç'të jetë e mundur, që të zbulojmë dituri të reja e të krijojmë një art të ri letrar, për të pasuruar civilizimin shqiptar dhe për të kontribuar në mënyrë të ndjeshme edhe ndaj progresit letrar botëror.

Gjatë vitit 2019 Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanëka shënuar veprimtari dhe suksese të anëtarëve të saj, qoftë në Amerikë qoftë edhe në Europë.

Dr.Gjekë Marinaj, themeluesi dhe ish president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtar i njohur me përmasa ndërkombëtare: poet, kritik letrar, gazetar, redaktor, studiues, përkthyes, pedagog, themelues i teorisë së Protonizmit i cili synon të “promovojë paqen dhe të menduarit pozitiv” përmes kritikës letrare, duke pohuar se ekzistojnë pikat e forta dhe të dobëta në secilën pjesë letrare. pas sukseseve letrare në shumë vende të botës, gjatë këtij shtatori ishte i ftuar në Itali për të promovuar librin e tij të ri të përkthyer në italisht.

Përmbledhja e tij e parë me poezi në italisht "Skica e imagjinatës" (SCHIZZI D’IMMAGINAZIONE) u botua nga shtëpia botuese Secop, me përkthimin e profesorit Giovanni Romano dhe parathënien nga poetja e njohur italiane Angela De Leo.

Për nder të Dr. Gjekë Marinaj u organizuantre takime akademike në tre qytete italianetë premten me 6 shtator 2019 ai ishte në Santo Spirito, në Villa degli Arcieri, në një mbrëmje të organizuar nga shoqata kulturore "Costa del Sole", në bashkëpunim me Pro Loco dhe me patronazhin e Rajonit Puglia, e përfaqësuar për rastin nga Zëvendës Presidenti Antonio Nunziante.

Të shtunën, me 7 shtator ishte mysafir në qytetin e Leçes, në Hapësirën e Hapur të Bashkisë, së bashku me poetin, me origjinë Salentine, Rosalba Fantastico të Kastron. Dhe takimi të hënën me 9 shtator, në takimin midis poetëve dhe shkrimtarëve me temën "Fuqia e poezisë", në Corato, në librarinë Secopstore.

Aktiviteti letrar i Dr. Gjekë Marinaj u shoqërua gjithë kohën nga shtypi italian. Gazeta e pavarur Mola Libera, La gazzetta del Mezzogiorno(Lo stradone, Da bitonto, Corato Viva, etj.

Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në mirëkuptim me anëtarët e saj nderon “Anëtar Nderi” njeriun e letrave shqipe në Amerikë Dr.Sami Repishti, një personalitet i një përmase të rrallë të kulturës shqiptare dhe amerikane njëkohësisht. Me Dr. Sami Repishti kemi pasur vazhdimisht kontakte dhe konsultime letrare. Ardhja e tij në Shoqatën e Shkrimtarëve është një ogur i bardhë, një mesazh i qartë, një mirënjohje për krijuesit dhe për anëtarët në Shoqatën e Shkrimtarëve, në këtë grupim elitar, të admiruar nga lexuesit dhe nga bekimi i artit.

Letërsia shqipe në Amerikë fillon me korifenjtë e letrave, Fan Noli dhe Faik Konica, dhe më vonë, Arshi Pipa, Bilall Xhaferri, Isuf Luzaj, Nexhat Peshkëpia, Peter Prifti, Midhad Frashëri, etj.…Sot kemi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në vazhdimësinë e kulturës, gjuhës shqipe. Mbi të gjitha, shohim vazhdimësinë e letrave shqipe anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës…. “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka mbushë nji boshllëk të madh që na, të brezënisë ma të vjetër e kemi ndije shumë, e nuk kemi pasë mundësi me e përmbushë”. në mes tjerash deklaron eruditi i letrave shqipe në Amerikë,

Shoqata e Shkrimtarëve vitin e kaluar ka nderuar “Anëtare Nderi” profesoreshën amerikane, shqipfolëse, poeten e njohur Carrie Hooper. Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve me shumë seriozitet u angazhua për një aktivitet solemn për shpalljen “Anëtar Nderi” të profesorit të nderuar, Sami Repishti, por për arsye të moshës së thyer, mirënjohja dhe botimet e Shoqatës së Shkrimtarëve iu dorëzuan personalisht nga Presidenti i Shoqatës.

Dhurimi i librave për Bibliotekën e Shoqatës sonë është mirënjohje jo vetëm për ne, bashkëkohësit e tij, por edhe e brezave të tjerë shqiptarë e më gjërë që do të kalojnë pragun e selisë sonë. Është një dhuratë që buron jo vetëm nga zemra e tij e madhe humane, por edhe nga ajo kulturë e spikatur, nga një identitet i spikatur shqiptar. Është një thesar që nuk ka vlera materjale, po një vlerë të madhe shpirtërore dhe patriotike e tij që na ngazëllen të gjithëve. Rrofsh sa fjala e mençur, Profesor!

Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë votuan për zgjedhjet e reja 2019. Me përfundimin e mandatit të kryetares pararendëse, Raimonda Moisiu, u hap procedura për votime të reja, të propozuar nga anëtarët e Shoqatës. Votimet rezoltuan se pjesa dërrmuese kishin votuar për shkrimtarin Mëhill Velaj, i cili është anëtar i Shoqatës që nga themelimi i saj. Ai, si një anëtar i devotshëm, nuk mungoi në asnjë aktivitet të Shoqatës, i cili ka mbajtur postin e nënkryetarit për dy mandate (2005-2007/2007-2010). Mëhill Velaj është autor i 20 librave me poezi, tregime, publicistikë dhe romane. Studiuesja e letërsisëDr. Yllka Filipi, që ishte më parë sekretare e Shoqatës, në këtë mandat u zgjodh nënkryetare, ndërsa Veneta Çallpani, sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Duhet theksuar se Shoqata e Shkrimtarëve u themelua në vitin 2001 nga Gjekë Marinaj, i cili ishte njëherit edhe president. Ndërkaq, në vitin 2009 President i Shoqatës u zgjodh Adnan Mehmeti, pozitë të cilën e mban aktualisht. Kryetari i parë i Shoqatës ka qenë Naum Prifti, ndërsa nga dy mandate radhazi, u zgjodhën, Ramiz Gjini, Dalan Luzaj dhe Raimonda Moisiu. Sot Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajon dhe mbështet shkrimtarë, poetë dhe artistë, që prezantojnë letërsinë e Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë pranon 7 anëtarë të rinj në gjysmëvitin e parë 2019 (Anëtarët e rinj janë Dr. Sami Repishti, Istref Haxhillari, Shpend Gjocaj, Luz Thaqi, Klara Buda, Sevdai Kastrati dhe Fuat Memelli)

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është vatra jonë dhe shtëpia e dytë për të gjithë krijuesit. Ajo ka anëtarë anembanë Shteteve të