VENIZELOS PËRRULET...


Uran Butka

KRYEMINISTRI GREK VENIZELOS PËRRULET PËRPARA MID’HAT FRASHËRIT

Në letrën që Mid’hat Frashëri i dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Iljas Vrionit, me 21 janar 1924, lexuesi do të gjejë përpjekjen e diplomatit të shquar shqiptar Frashëri, ambasador i Shqipërisë në Greqi ( 1923-1926) për normalizimin e marëdhenieve me shtetin grek, si edhe për ndalimin të shkëmbimit e paligjshëm të popullsisë myslimane shqiptare (çame dhe jo çame) të Greqisë me kolonë (refugjatë) grekë të ardhur nga Turqia, shpronësimin e grabitjen e pasurive te tyre te tundshme e të patundsmme të shqiptarëve dhe largimin me dhunë policore apo me mashtrime nga trojet e tyre për në Turqi.

Për ta parandaluar këtë shkëmbim tragjik të shqiptarëve, në shkelje flagrante edhe të traktatit të Lozanës (1923) mes Greqise dhe Turqisë për shkëmbin të popullsive mes tyre, i cili i përjashtonte shqiptarët (firmosur në Lozanë edhe nga vetë Venizelos), Mid’hati vepron fuqimisht pranë çdo qeverie greke, u dërgon nota, shpjegime, kritika dhe bën takime me gjithë politikanet dhe kryeministrat e Greqisë, mban lidhje, mban ligjerata e protesta në kancelerite evropiane dhe në Lidhjen e Kombeve, kritikon qeveritë shqiptare për një reagim te pamjaftueshëm, deri sa arrin me në fund ta ndalojë shkëmbimin, që s’ishtje tjetër veçse një spastrin etnik i shqiptareve nga Çamëria dhe kosturi, Follorina, Konica etj

Në këtë përpjekje bën pjesë edhe takimi e biseda e Mid’hat Frashërit me politikanin më të madh të Greqisë dhe aktualisht kryeministrin Eleftherios Venizelos në fillim të vitit 1924, me të cilin kishte pasur përballje në mbojtje të vazhdueshme të çështjes shqiptare në Greqi dhe në Konferencen e Ambasadorëve në Paris dhe në Lidhjene Kombeve në Gjenevë, sidomos për kufinjë, për pretendimet e politikës greke mbi të ashtuquajturin Vorio Epir, kryesisht për Korçën, Gjirokastrën e Himarëm, si edhe për njohjen e te drejtave te munguara te shqiptarëve në Greqi, për jetën, pronën, gjuhën, shkollimin, dokumentacionin e munguar, votën, fenë etj.

Në bisedën me kryeministrin grek, Venizelosi pranon me sinqeritet xhentillmenësh e burrash shteti: “Qeshë i shtrënguar të mbronj interesat e Greqisë, bëra detyrën time, si edhe ju bëtë tuajën. E shoh që kishit të drejtë. Teza juaj ishte më e vërteta dhe unë përulem para jush”.

Ai dhe Mid’hati dakortësojnë tashmë për marrëdhenie miqësore dhe ekonomike të ndërsjellta, për bashkëpunim. Kjo është e rëndësishme. Por kur vjen puna tek thembra e Akilit, te shkëmbimi i popullsive greko-turke, ku politika greke ka përfshirë enkas edhe shqiptarët, Venizelo vihet në siklet dhe e largon problemin nga vetja.

Diplomati ynë i bën mjeshtërisht portretin politikanit Venizelo:

“Me gjithë fjalët e ëmbla, me gjithë buzëqeshjet dhe sigurimet e tij, unë dola nga kjo pjekje me konviktimin se Venizelua ka vendosur të mohojë angazhementet që ka marrë dhe se do të kërkojë me çdo mënyrë që të shpëtojë prej shqiptarëvet, duke i përzënë dhe duke i grabitur pasuninë.

Insistova që të dëgjonj nga goja e tij ç’kupton prej fjalës shqiptar. Vetëm një gjë mora vesh: insistimi im e mërziste... Më duket se z. Venizelo nuk do të jetë më pak grek se grekët e tjerë”.




Legata e Shqipërisë [1]

Athinë, më 21 janar 1924

Nr. 89


Shkurtim: Mbi pjekjen me z. Venizelo [2]



Zoti Ministër,[3]


Do të kini marrë dy copat e gazetës royaliste “Xëpa” 16 dhe 17 ct., ku është botuar një pjekja ime e imarhinuar me Venizelon dhe përgënjeshtimi që dhashë unë.

Mbrëmjen e 17 ct, poqa për herën e parë z. Venizelo në një soiree në Legatë të Francës.

Pardje i kërkova një pjekje dhe më caktoi për sot 12.10 më drekë.

I bëra urimet e mia dhe i rrëfeva shpresën që ardhja e tij në fuqi do të lithnjë edhe një herë marrëdhaniet e mira të filluara midis dy shteteve.

Do të përpiqem të raportonj përgjigjen e tij.

- Munt të jini sigur se te unë do të gjeni njerinë më të konviktuar për kolaborim të mirë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Qeshë i shtrënguar të mbronj interesat e Greqisë, bëra detyrën time, si edhe ju bëtë tuajën. E shoh që kishit të drejtë. Teza juaj qe më e vërteta dhe unë përulem para jush. Puna e kufinjvet u nda. Tani të kemi marrëdhënie miqësore, regata ekonomike. Dhe me qenë se kemi që të dy palët do elementë grekë dhe shqiptarë në kufit tona, të përpiqemi t’u sigurojmë të drejtat sipas parimeve të njerëzisë dhe të engazhementavet të minoritetevet.