
Nga Petrit Malushi
Mjekët heronj, mbretër !
Mjekë, ju …
Të vetmit heronj, mbretër !
Heronj me guximin,
Mbretër me fjalët.
Mjekë, tuajat…
Fjalë, mbi çdo dekret mbretëror.
Këshilla, mbi çdo ligj, urdhër ministror.
Porosi, mbi çdo përkujdes atëror.
Sepse…
Me dekret, një jetë mund të falet.
Me ligj, një shkelje mund të ndalet.
Me pakujdes, një dikush mund të çalet.
Por mjekë …
Fjalët, këshillat, porositë tuaja,
Përballja me jetëngrënësin e mistershëm
Shpëtojnë dhjetra, qindra, mijëra jetë.
Mjekë me …
Përkushtimin, thjeshtësinë, guximin
Ju, sot jeni ngjitur në pidestalin
E heroizmave dhe të mbretërive.
Nesër përsëri …
Që nesër përsëri bashkë :
Të takohemi, i dashur mik
Të pimë kafe, i nderuari shok
Të përshëndetemi, i respektuari koleg
Të mirëmëngjesemi, i miri fqinj
Të shkëmbejmë buzëqeshje
E jetën ta jetojmë …
Ju lutem, sot :
Ta kalojmë ditën pa u takuar,
Të mos pimë kafe bashkë,
Të përshëndetemi nga larg,
Të mirëmëngjesemi pa hapur dyer !
…Deri sa qafën ta thyejë
Viruskorona !
Bình luận