top of page

Veç t`i mos harro!





Po shkon me pushime,

përgatitu mirë,

në çantën e plazhit,

fut shampo, peshqirë.


Dokumentet duhen,

paratë i ke marrë,

veshmbathje rezervë,

por dhe celular.


Mos harro ilaçet,

futi në kuti,

të pickon mushkonja,

të kap një alergji.


Kapelen dhe syzat,

ndodh që i harron,

vajin kundër djegjes,

merre, të qetëson!


Mblidhi, paketoi,

lodrat për fëmijë,

çmimet janë rritur,

s`i blen dot gjithnjë.


Them se të duhen,

stilolaps dhe bllok,

të shkruash diçka,

që të vjen në kokë.


Shishen me ujë,

ta kesh me vete,

shah, letra spathi,

fjalëkryqe po deshe.


Ah, librin mjekësor,

ta lexosh çdoherë,

n`ujë futu ngadalë,

jo vrap e menjëherë!


E di, i ke merak,

furçë dhe kolinos

krehër,dodorantë,

të duhen doemos!


Eh, këto pushime,

S`ke për t`i harruar,

nëse merr dhe topin,

libra për të lexuar!


Ç`më erdhi në mendje,

i ke marrë të tëra,

ah, se m`u kujtuan,

penjtë dhe gjilpëra!


Plot gjëra duhen,

me kaq po e lëmë,

se ndryshe shtëpisë,

rrota do t`i vëmë!


Meqë shumë u zgjata,

nis dhe më qorto,

jo, s`më mbetet hatëri,

veç t`i mos harro!

45 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page