top of page

VEÇ KUR E HUMBA DASHURINË



Poezi nga Kozma Gjergji



VEÇ KUR E HUMBA…


Veç kur e humba dashurinë

Për ca grindje të kota

Dhe kapriçio idiote,

Kuptova thellësisht

Ç'thesar diamantesh kisha.


Ja thoshja këtë i brengosur

Hijes time strukur te këmbët

Si qen i plagosur që

Shikon i habitur dhe

Rënkon nga dhimbja.



VAGINA

(Nga poeti i pornos Ubaldo, personazh i

trilluar i tregimit tim "Patriarku dhe të tjerë.)


Minierë gurçmuar,

Vullkan epshesh të nxehta,

Brazdë e gjelbëruar

Ku rrënjën e saj ka jeta.


Për tek zemra e çdo femre

Të çojnë shumë rrugë,

Por vetëm ajo përmes vaginës

Është më e bukura dhe e sigurt.



DEMONËT


Demonët e errësirës

Gjithmonë na shfaqen

Si

Ëngjëj të dritës.


Kujdes nga demonët ëngjëj!



GJETHET


Vallëzojnë e fluturojnë

Në ekstazë…

Se mos e dinë ato

Nga do t’i çojë era!



MADHËSHTIA


Me pamjen dhe peshën e rëndë

Edhe të tërheq,

Edhe të trëmbë.



REJA


Reja sokëlliu e gjëmoi

Mbi fushën e djegur nga zhegu,

Kurse gjithë shiun

Shkoi dhe e zbrazi në kënetë.



SI SHPJEGOHET?


Si shpjegohet gjithë

Ajo mani e dëshirë

E shpezëve kërmëngrënëse

Për të fëlliqur me glasa

Çdo kulm e majë të lartë?!



VDEKJA


Në vendin tim

Është e vetmja

Gjykatë supreme

Që jep drejtësi

Pa asnjë dallim.


Kozma Gjergji.

6 comentários


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
19 de mar. de 2022

I nderuari koleg, poeti dhe prozatori z.Minush Hoxha, shumë falënderime për

"ekspertizën" këtij cikli me poezi, e cila më entuzizmon dhe nxit t'ja shtoj edhe më tepër

shpejtësinë "trenit"poetik. Është vërtet kënaqsi e veçant kur produktet, veç lexuesve, t'i

pëlqejnë dhe vlerësojnë miqtë krijues.

Ju uroj gjithë të mirat e suksese të vazhdueshme në krijimtari, K.Gjergji.


Curtir

Minush Hoxha
Minush Hoxha
19 de mar. de 2022

Lexova poezitë dhe natyrisht që i pëlqeva. Të shkurtëra e domthenënëse dhe një fjalor i zgjedhur mirë lirik. Tek poezia e dytë, në një film të Al Pacinos në rolin e të vërbëtit, tek këshillon një të ri duke eksplikuar strukturen seksore të femres, për këte titull ia thot: ,, e ajo...ajo është paseporta për parrajsë" e që vargu nënkupton këte. Shëndetë e suksese edhe si poet.

Curtir

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
19 de mar. de 2022

Miku im Sotir, tungjatjetani! Më vjen mjaft keq për sikletin që paskeni kaluar.

Qofshin të shkuara e paçi kurdoherë shëndet të mirë dhe frymëzime të reja befasuese

në krijimtarinë letrare. Ju jam mirënjohës për gjithçka shpreheni rreth poezive të mia,

dhe në të njëjtën kohë ju uroj edhe juve suksese si gjithnjë.

Ju përshëndes përzemërsisht e me respekt, K.Gjergji.

Curtir

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
19 de mar. de 2022

I dashur Myslim, faleminderit shumë për fjalët aq miqësore e përkëdhelëse për

këto krijime poetike të mia. Ato vlerësime sa të lumturojnë aq mund të kthehen edhe në

ndëshkim nëse nuk përligjen. Arti ësh­të si shpata me dy presa.

Ua shpërblefsha në gëzimet tuaja krijuese! Me konsideratë e dashuri, Kozmai.


Curtir

sotir.mimi
sotir.mimi
19 de mar. de 2022

S.Athanasi:

Afërsisht dy javë në Tiranë, mora një ftohje me kollë dhe rrufë. Tani u ktheva në Athinë dhe shoh një cikël me perla të poetit dhe mikut tonë K.Gjergji. lexoj shënimin e Myslymit dhe vë buzën në gaz. Ai ndalet te dy poezitë e dallueshme edhe nga unë dhe kjo më gëzon. Se i bashkangjitem një tjetër poeti gjithashtu tejet të talentuar. Si shpegohet dhe Vdekja, të cilat kanë gjetje tejet origjinale. K.Gjergji është poet i veçantë në të tilla raste për të cilat befasimi është fjalë e pamjaftueshme. Urime të përzemërta./ S.Athanasi, / Athinë.

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page