top of page

VDEKJA SI FENOMEN I PËRJETSHËM…


LLAMBI GJIKULI

Portret Poetik


Arqile V. Gjata

Poeti LLambi Gjikuli me vëllimin e tij poetik “Loti i Mesnatës“nuk e di se si do i vij vdekja,botim i Shtëpisë Botuese TOENA, Tiranë,2004

Nuk di vdekja si do më vij/Si do zbres në ato shkallë,/Unë i vdekur dhe i gjallë./Do mbetem te një mur,/Do të tretem,po e di,/Veçse kockat do më mbeten,/Tutje nëpër vjershëri/Do më zgjoj një lule shtogu/Në një mal burim do jem,/Te një lis një fole zogu/Te një breg do pres rrufenë.,po aty, f,14

Autori LLambi Gjikuli nxit në mënyrën e tij imagjinatën krijuese për të shfaqur dhe treguar karakterin e tij krijues, Në poezinë e tij shpërthejnë trazime shpirtërore të brendshëme shumë të fuqishme nga ku përftohen nuanca ndjesore shumë tragjike, siç dhe do e shikojmë në këtë vëllim poetik!

“ SONTE MË KËRKON NË ERRËSIRË “

Të vdekur këtu më solli fati im/E prillit ishje ti moj lulja ime,/Në cohë mëngjesi mbushur me shkëlqime.po aty,f19

“ Tregimi i plakut të vetmuar”

Do vdes në vetmi/I përgjumur para vrasjes së mesditës,/por më pare do përgatis dy fjalë,/Për ata që s’më deshën,/Të paktën të heqim shpatën e urrejtjes.f,50

Tragjizmi poetik është dhimbje që ngjizet në poezinë e autorit, janë imazhe të një realiteti tragjik, si një figuracion që mbart vitalitetin e vargut të asaj çka shpreh…

“Vdekjes lulet nuk ja fal “

Është hapur dheu,gropa e zezë/Të marr dritëzën time..../Mungesë e gjatë e zërit tënd/më bënë të vuaj në vetmi,/Në ç’hapsirë ti vetëm mbrëm,/Je dërguar nën dhe të zi?/Po natën vetëm si do flesh…je dergjur nën dhe të zi.f,89

Në këtë vëllim poetic gjejmë dhe absurdin i cili është një realitet jetësor…ato vargje tingëllojnë shumë bukur, ku ndjesit pikë takohen me atë çka autori do të shpreh…

Poezia “Përfytyrim I një historie“,f,29

Nëna vdiq në pragmbrëmje/nga rrotat e një makine,/Ishte duke shkuar në kishë/në natën e par të Jezusit./Në rrugë një fjollë gjaku/u hap dritë-nate,/dikush ndezi një qiri/me flakën e shenjtë….Hëna zbardhi, mes kopshtit/kulloste dëbora gjethet e njoma, babai u çmend/ishte I zellshëm me muzikë./Tre përfytyrime/qëndronin në syt’ e tij,/gruaja,/vajza,/gjaku.

Për vëllimin poetik për të cilin po shkruaj duhet hapur dhe lexuar me kujdes disa herë, me një vëmendje estetike, si një libër me vlera ku ndjesit janë shpërthyese.

Nga analiza e këtij vëllimi gjejmë të fotografuara fjali abstrakte, ku çdo fjalë është një zgjatje e vet si metaforë...

Vargje nga poezia-Tregim i plakut të vetmuar,f,50

Dimrin e kalova në vetmi/Mu thanë legjendat,/Në fundin e rrugës/u befasova prej njollave,/Ishin rrethuar nga një tog gurësh.../Do vdes në vetmi/i përgjunjur para vrasjes së mesditës./...se dhe qerpikët e e burrit,/Kanë nevojë të krihen.

Poeti e di dhe pse një ditë do tretet...thotë:

Do mbështetem te një mur,/Do tretem, po e di,/veçse kockat do më mbeten,/Tutje nëpër vjershëri.f,14

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page