top of page

Vazhdon të jetë


Vazhdon të jetë

Astrit Lulushi


Shiko! Atje ai qëndron;

Jo i guximshëm si më parë,

Por është gjallë,

Nga budallallëku yt.

Mbaje mend mirë!

Jo më shumë si njeri se të keq.

Shiko në sytë e tij!

Nuk gjen dritë; asnjë,

Përveç shkëndijave;

Si në qiell tani

Dhe tani ikin;

Kafshë e egër

Kapur në grackë

Që kërkon të iki.

Si erdhi kjo bishë

Në formë njerëzore?!

-Jam dhe nuk jam. -

Atëherë, kush, pse je,

Fol?!

-Jam një gjë jo e re

Si natyrë njeriu.

Që joshet,

Gati të dalë,

Si bari i keq

Sa herë që thahet;

Tipar që luftoj pa pushim

Kundër frenimit në ngjitje;

Dhe peshave që mbajnë

Tërheqjen poshtë;

Frut i hidhur i farës së mbjellë;

Rezultati, fundi i pashmangshëm

Nga ligësia dhe fuqitë e gabuara;

Jam kujtesa e pamjeve

Dhe veprave mizore,

Hidhërimi i mbyllur,

Dhe urrejtja e pashpirt,

Që gërmon dhe gjen jetën sporadike

Në mallkimin e gjymtuar të atyre që vret.

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page