top of page

Vasil Papa është poet.




Jemi nga e njëjta trevë. Njohja ime me të daton dyzet vjet më parë,atëherë kur mernim pjesë në të njëjtat aktivitete letrare dhe kur një poezi apo një metaforë kishte aftësi sugjestionuese dhe ne,në dalldinë e moshës dhe të ëndrrës humbisnim nocionin e kohës.Nuk bënim shoqëri të ngushtë,nuk dija shumë gjëra për të përveç se shkruante poezi të mira dhe se kishte një njollë në biografi,e papërcaktuar kjo akoma dhe sot që nuk ka më asnjë kuptim.Unë,gjithashtu isha i njollosur,ndoshta më shumë se ai por nuk i përmendëm asnjë herë njollat madje,nëmos për t'i injoruar apo mohuar të paktën t'i zbutnim ato duke I fshehur diku thellë frikës sonë.Në Konferencën e Talenteve të Reja që u mbajtë në Korçë në fund të viteve tetëdhjetë unë shkoja me një libër të botuar dhe ai me një libër në ankthin e pritjes.Më fliste me një pasion dhe ngarkesë të tillë emocionale për poezitë e mia sa ndihesha jo komod, si fajtor pa faj që nuk mund t'i thosha qoftë dhe dy fjalë për librin e tij që kush e di në sirtarin e cilës zyrë mbahej peng për tu shqyrtuar apo dhe hetuar njëkohësisht.Në mesin e viteve nëndëdhjetë,pas një telefonate u takuam diku afër shtëpisë ku unë banoja në Athinë.

Më pyeti nëse isha I predispozuar të angazhohesha në stafin e një gazete që kishte ndërmend të botonte. I premtova se do të bashkëpunoja sipas mundësive që do të kisha.Nuk di ç'fat pati ideja e asaj gazete.Mandej humbëm secili në vorbullën e jetës së vet,në përleshjet e përditshmërisë së pamëshirshme dhe kohasimiluese.Vitet rrodhen dhe erdhën rrjetet sociale.Komunikimi ynë në fillim ishte disi episodik por jo për faj të tij.U bëra ndjekës i rregullt jo aq për njohjen me të se sa poezinë e tij.Një poezi që çdo ditë e më shumë më befasonte dhe më mrekullonte me atë intelektin përzgjedhës të fjalës që nuk i shkatërronte barrierat epokale dhe as të miteve por u jipte po atë kuptim në një kohë tjetër,në një gjuhë dhe mendësi jetkohore të Re.Më ndodhte shpesh, ndoshta intiktivisht ta përktheja poezine madje ta hidhja në kumpjutër dhe kur mjaftonte stypja e një pulle për tua dhënë gjithë atyre që e pëlqejnë,stepesha.Të sqaroj këtu se Vasil Papa (Vasilis K.Pappas) shkruan në gjuhën greke. A ka rëndësi kjo? Kurrfarë,për mendimin tim.Poezia nuk mund të ngujohet,të kufizohet brënda vetëm një gjuhe,brënda një identiteti që në shumicë rastesh është mediokër,meskin dhe fyes për poezinë.Poezia është eterike,universale,e ndjeshme por jo e kapshme,si aroma e lulesLulen mund ta prekim,aromën e saj kurrsesi!Po,mund ta ndjejmë po nuk e përshkruajmë ndjenjën njëlloj.Këtu është dhe përgjigja e pyetjes absurdoretorike:çka don me than poeti?Poeti thotë atë që kupton ti,sejcili ti.Poeti dhe profeti janë të parët që besojnë ato që thonë, përfshirë këtu metaforën dhe simbolikën e fjalës së tyre.Ndërsa profetit glorifikimin ia ka rezervuar KOHA ne versionin më abstrakt,poeti e ka një ambicje dhe është pikërisht kjo ambicje që e bën atë të veçantë.Tani,arsyeja e stepjes time të cilën unë e konsideroj racionale dhe etike.Vasil Papa e zotëron gjuhën shqipe më mirë se sa unë,e ka studiuar dhe pas diplomimit nga Fakulteti Filologjik ua ka mësuar nxënësve te tij në bankat e shkollës kështu që është në të drejtën e tij absolute koha në të cilën poezia e tij do flas edhe shqip.Jo vetëm kaq,ai herë pas here shpreh mirënjohje për Fatos Arapin,Natasha Lakon,Drtëro Agollin,Agim Maton etj.që e kanë vlerësuar dhe që nuk e kanë kursyer mbështetjen e tyre.Vasil Papa është poet bashkohor i vleresuar ne Greqi dhe jashtë saj me disa çmime.Për volumin e krijimtarisë së tij emri i tij është regjistruar në librin e Rekordeve GUINNES..Me rreth dyqind libra poetikë, një pjesë e mirë e tyre botuar nga shtëpitë më prestigjoze në Athinë,me një trilogji me titullin njëfjalësh STIGMA, I përkthyer në shumë gjuhë të botës Vasil Papa është propozuar si kandidat për Çmimin NOBEL.Ndonjë skeptik mund të thotë:A është e mundur që gjithë kjo prurje marramendëse të jetë dhe po aq cilësore?Unë them, jo!

Kjo prurje marramendëse a ka brënda vetes cilësi?Absolutsht,po!Nëqoftëse kjo prurje do të ishte e të njejtës cilësi të lartë atëherë nuk do flisnim për poet po për gjeni.Le të zgjedhim sejcili atë na shpreh,sasia është e madhe shumë.Pse,mendoni që filozofët hedhin në treg çdo dhjetë minuta nga një sentencë nga ato që ne i marrim dhe zbukurojmë mendimet tona?Sigurisht që ato janë përzgjedhur në sasinë e mendimit të tyre si precipitat i artë dhe ka rezistuar si tillë.Ethet e NOBELIT po u aviten kandidatëve dhe kërshërisë se lexuesve.Unë ta uroj ty Vasil Papa stemën më prestigjoze.Do të jem nga ata që nuk do të thonë: ky është i panjohur.

Me NOBEL ose pa të Vasil Papa është poet I shquarMund të shkruaja dhe ndryshe duke përdorur terma të sofistikuara me thënie të mëdhenjsh po preferova fjalën e thjeshtë , ashtu siç është dhe poeti Vasil Papa.

Norwood,Gusht. 23.

38 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page