
IKA NGA VARRI RRËZË ҪUKE
QË MA BËNË “MIQTË” E MI
NGA KALOSH ҪELIKU
(Shkupi më pëlqen të dielave
kur është në gjumë)
Shkupi, më pëlqen të dielave
Kur, është në gjumë. Dhe, flen:
Brenda katër mureve. Ëndërra.
Unë, dal: Hip, zbres shkallëve
Qendrës Tregtare. “Parku Grave”.
Ehu, Shkupi, më pëlqen të dielave
Populli, kur është në gjumë. Flen:
Dudumët, kur i luten “Allahut”, në:
Rrugë, me tespi “kuqezi”. Bërllok.
Përderisa, Unë hip-zbres shkallëve
Qendrës Tregtare. “Parku i Grave”...
(Honxhobonxho më imiton
në jetë me pizi erotike)
Honxhobonxho Sot, më imiton në Jetë
Poezi. Dhe, mendon: do bëhet poet?!
Përderisa, Dje: U këndoi prijsve partisë
“Vëllazërim - bashkimit”. Ardhmërisë?!
Sot, i këndon vetmisë. Partive politike
Një torbë taxhi t’ia hudhin në grazhd.
Si Dje: sipas tij metodën e hajdutëve:
Pak vjedh kudo. Pak, puno vetë. Arno!
Harron rrufjani, se: Është, ende patetik
Dhe, nuk ka në botë kalemxhi trim
Që, e imiton Kalosh Ҫelikun si Poet.