top of page

“Vari leshtë!” ... prej Kuvendit


“Vari leshtë!” Gafa e drejtueses së Kuvendit


Seanca plenare e ditës 25 Maj 2023, u shoqërua me debate që lidheshin me projektligjin për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, po ashtu dhe të administratës publike.

Por duket se zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e kanë ‘tradhtuar’ nervat, me disa letra para saj, që pastaj u dëgjua anembanë duke sharë live. Teksa vijonte me procesin e votimit në parim dhe nen për nen, Felaj për një çast duket se harroi, se kishte hapur mikrofonin dhe tha; ‘vari leshtë!’.

Kështu hapja e seancës Parlamentare pas zgjedhjeve të fundit lokale, ku PS mori thuajse gjithë bashkitë e vendit, dhe në një ditë kur Kuvendi miratoi rritje page për administratën ‘vari leshtë!’ është me sa duket projekti i ri i radhës për „Fjalën e Lirë“. Fundja çfarë të keqe ka kur shpreh populloren: „Çfarë s'doja ta thoja ma tradhëtoi goja“ e shkëputur disi afërsisht nga „Çfarë ka barku nxjerr bardhaku!???“. (VIDEO KLIKO)

27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page