top of page

VARGJE TË QËNDISURA


VARGJE TË QËNDISURA NË DANTELLËN POETIKE TË MERI BO.

(Opinion)


Nga Mentor Serjani

Poet,Publicist


Shkak për të shprehur dhe shfaqur ndjenjat e emocionet, përmes këtyre radhëve,u bë dhurimi i dy librave:-"Njëra nga poezitë",dhe "Të fshehtat e shpirtit", botuar nga shtëpia botuese "Klubi i Poezisë",Tiranë 2020-2021.E falënderoj publikisht dhe përzemërsisht për këtë dhuratë shumë të çmuar të kësaj gruaje poete simpatike laçiane.Gruaja poete quhet Besa Lami që, në dy botimet e mësipërme na paraqitet me pseudonimin letrar Meri Bo.Poezitë në këto dy libra janë shkruar me vargje të lira, të shkurtër e të gjatë,pa rima dhe llojet e saj,pa vargje të matur etj. Por kjo nuk e pengon autoren t'i shprehë ndjenjat e saj, ashtu siç i ka në brendësinë e shpirtit të saj.Nuk themi në mënyrë të prerë se jo, por aty-këtu ka edhe rima, por e rëndësishme për krijuesin dhe poezinë në përgjithësi është që ajo të jetë e pasur me figura:metafora,epitete,metonimira,krahasime etj.Dhe kësaj znj.Meri ia ka arritur në mënyrë të përkryer.Poezitë e saj na dhurojnë jo vetëm aromë poezie,por edhe një sinqeritet dhe humanizëm të thellë të një zemre dhe shpirti vajzëror.Poezia e saj është një poezi moderne,jo në kuptimin e keq të fjalës, por një poezi kualitative,e ndjeshme, që të prek, të kap, të pushton me krahët e saj drithëruese.Letërsia jonë i hodhi bazat e poezisë moderne me "Vargjet e lira"të Migjenit,i cili jetoi pak, nuk i mbushi as tri dekada,por i dha letërsisë sonë sa për dhjetëra shekuj.Të tillë janë poetët e rinj sot,ku bën pjesë edhe znj.Meri , që nesër do të bëhen yje të ndritshëm të letërsisë sonë..Poetja shkruan për botën e brëndshme , botën e padukshme,plot mistere,surpriza,momente nga më nostalgjiket dhe më dramatiket, por njëkohësisht edhe për realitetin ku jetojmë e krijojmë.Nëpër vargje të shfaqen sfidat e kohës, të cilat shndërrohen në llampadarë të dritës së mendimit poetik .Poetja koncepton dhe zbulon me anë të vargut dhe figurës, atë bukuri të natyrës, të stinëve, të erosit, të femrës, fisnikërisë dhe bukurisë së saj, dashurinë dhe dhimbjen.Ne vjershën "Ata ikën", poetja shprehet : "...nata s'dëgjoi zemrën që qau...dielli,shpirtin, që s'e ngrohu", duke e marrë lëndën nga "brumi"i jetës ,ku ndjesia del në pah më e ngjizur me fenomenet reale.Ose më tej për femrën ,ja si shkruan ajo:-"Pa ty nuk mund të ketë jetë ,Pa aromën tënde parfum,Dhuron mëngjes, mbrëmje..."-E kush nuk ka shkruar për femrën, krijesën më të bukur të Botës, që nga poetesha e famshme e antikitetit,Safo,nga ishulli Lesbos i Greqisë!Por Meri nuk rri pa shkruar edhe për vetë poetët:-"Janë romantik të pashërueshëm,dhe të humbur në pasionin e pafund"...Pra ,poeti i mbush me emocion të tjerët,por zhytet, mbytet në pasionin e pafund të romantizmit, te ndjenjave dhe përjetimeve.Ja seç është poezia për poetin,sipas poetit të njohur Pablo Neruda :-"Poezia është një det paqeje.Paqja përbën poetin, ashtu si mielli bukën"Ndërsa Meri vazhdon me vjershën"Muza e Poezisë"ku zhytet bashkë me muzën në botën e ndjenjave.Për dashurinë , ajo shprehet:-"Humbas në ty, bëhem melodi qiellore, Që ditët të më kthehen në festë,Nga buzët e tua ,Do të më mjaftojë një mirëmëngjes"! Me anë të një paralelizmi figurativ,poetja shprehet edhe për dashurinë,jo vetëm për partnerin,por edhe për natyrën.Për dashurinë intime, për shtratin e nusërisë , për shtratin bashkëshortor,ajo shpreh ndjenjat më intime , me gjuhën e natës,,me gjuhën e dashurisë:-"Nata mori ngjyrë të kuqe, çarçafët vallëzonin në epshe..."Por për të qenë realistë, përveç arritjeve të autores,ka edhe poezi që në pamje të parë , duket se u mungon kompozicioni apo nuk janë të strukturuara mirë.Kjo, si një kritikë dashamirësie që poetja të rrisë kërkesat ndaj vetes dhe përgjegjësitë ndaj shoqërisë. Disa" shmangie" në dukje,,por që nuk është kështu; dhe disa aforizma nga vëllimi i parë:"Në se hesht,hesht nga dashuria, në se flas flas nga dashuria"

-"Ambicja e burrit,lavdia supreme,ambicja e gruas virtyti ekstrem"

-"Dashuria si muzikë ,s'ka nevojë të përkthehet"

-"Duke kafshuar heshtjen, vendosa të eci përpara me buzëqeshjen"

-"Gjithçka e jotja më mungon, nganjëherë të ndjej, nganjëherë më mundon"...

-"Shpirt që bredh,e robërohet, mëndje e mpirë që s'do të zgjohet!"Në këto momente ,po të ishte koha e monizmit poeti vërtet do të kritikohej,po përse?Jo, për paaftësi poetike , por për "paqartësi ideologjike", që nuk e njihte mirë vijën e Partisë,fjalimet e shokut Enver dhe ideologjinë marksiste-leniniste! Ndërsa me filozofinë e sotme ,poeti është në rregull ! Edhe ai ,si,objekt dhe subjekt i shoqërisë së sotme,ka pengesat, ngërçet e tij, që, në pamundësi për ti zgjidhur vetë,ose shoqëria ku bën pjesë,shpërthen në ngërç e në revoltë .Pra këtu kemi të bëjmë me një pozicion shpirtëror të vështirë të poetit , por jo pa rrugëdalje.Shoqëria ,natyra kanë edhe ato , për krijesat e tyre ,relaksuesit e duhur!Ky ishte vëllimi i parë në këndvështrimin tim .Tani le të shohim disa ide dhe mendime poetike në vëllimin e dytë"Të fshehtat e shpirtit".

* * *

Libri i dytë është me të vërtetë një kulm cilësor.Ndërsa libri i parë , për çdo poet quhet dallëndyshja e parë ,libri që vjen quhet libri i folesë së ngrohtë,ku dallëndyshja e parë do ndërtojë folenë dhe do lindë,do ushqejë e do rritë , pasardhësit e saj.Dhe ky libër bëhet interesant dhe shumë enigmatik, veçanërisht, për çdo teori apo krijim ,apo ideologji,kur flitet për enigmat më interesante në këtë botë "absurde", për Shpirtin!Dhe ky libër na vjen me titullin"Të fshehtat e shpirtit" Në këtë vëllim dalin disa të fshehta të shpirtit,sipas mendimit,veshjes poetike dhe qëndrimit ndaj fenomeneve shpirtërore të kësaj bote , në kohë dhe në hapësirë.Në këtë vëllim shfaqen disa raporte:

-Raporti midis dashurisë,dhimbjes, melankolisë,mallit,trishtimit dhe shpresës

-Raporti midis mërzitjes perënduese , shteruese të një dite më parë , dhe agimeve vezulluese ,shpresëdhënëse ,plot oksigjen e dritë , të ditës tjetër . Poetja përshkruan artistikisht fenomenet e natyrës, bukuritë e stinëve, ëndërrave, kujtimeve, këngëve, muzikës, Galaktikës së yjeve, etj etj.Koncepti i dashurisë është shumë i gjerë.Në themel është dashuria për njeriun ,pastaj për natyrën,, për lulet, hënën,yjet, pranverën, por jo pak edhe për vetminë, një nga dhimbjet më të mëdha njerëzore ,kur nuk ndjen nga afër dashurinë e një njeriu , ndihmën dhe bujarinë e tij .Libri është një kulm cilësor dhe është pritur me interes nga lexuesi elitar dhe ai i thjeshtë , duke dhënë shpresë për arritje edhe më të mëdha, në të ardhmen."Të fshehtat e shpirtit", dëshmon një pjekuri më të madhe poetike,-shkruan në parathënien e tij,Vahid Hyzoti, dhe vazhdon: "... Poezitë e Merit , kanë veçantinë e tyre...nxitur nga imazhe filozofike, artistike, që përcjell,më ndershmërinë e saj...",si dhe"vargu i lirë që rrjedh natyrshëm, metaforat origjinale penelatat e krijimit të imazheve,do i bëjnë lexuesit e këtij vëllimi, së bashku"-përfundon analizën e tij z.Hyzoti .Poezia ecën kur "yjet e Galaktikës , do të grisin natën tënde"

-Poezia ecën kur"i ngrohti përqafim i nënës,balsam zeri i saj,lot, ujë i shënjtë, që pijnë ëngjëjt!"

-Poezia ecën, me një"Grua", perlë e vërtetë,"Gjinjtë e tu aromë qumështi dhe lindje,trupi reliev poezie dhe dhimbje...Grua, dëshirë për dashuri?"Vargje të spikatura plot ndjenja njerëzore ,emocione mbresëlënëse , të fshehta që na jepen me një art të këndshëm .Ka vënd shumë të merituar thënia a Bukovskit,se Bota do të ishte një vënd i shpifur ,pa femrat,se femra është poezi , është dashuri, është jetë.Edhe në këtë vëllim ka disa thënie filozofike apo aforizma:

-"Zemrat dashurohen në shumë mënyra, askush s'i fsheh dot i tradhëton fytyra!"

-"Lumturia është shumësia e zemrave, në një rrahje të vetme"

-Të mos kesh frikë nga netët pa hënë,kur ëndërrat e tua flenë!"

-Vesa e pritjes, rëndon shpirtin e loton fjalët!"

* * *

Libri është shumë i pasur me motive e gjetje poetikë të rralla e vargje të derdhura bukur,me shpirt e plot pasion, në të cilat ndihen hënat e përgjakura, hënat e verdha,vjeshtat e arta,deti,yjet,etj.Poezitë e dashurisë i ngjajnë lavës së zjarrtë vullkanike,si dallgët kryelarta shkumëbardha të mërzisë,mosmirënjohjes.Duke përfunduar shkrimin tim modest,jam përpjekur të shpreh mendimet e mia të frymëzuara mbi krijimtarinë e znj Meri ,si dhe t'i jap urimin tim të sinqertë që, këto dy libra të sjellin edhe të tjerë Me shumë dashuri e vëllazëri,e dashur Meri !


120 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page