- Mos s'je e vërtetë, vallë mos je ëndërr? Që po më sjell mua tronditjen në zemër! ? Ah, moj ëndrra ime që ma solle pranë, Pse më ngatërrove keqas me një zanë ?!
- Unë nuk jam ëndërr, po jam e vërtetë, Vi prej maja malesh ku puthen me retë, Nga malet me borë, Çipini e Çka Vi nga Këndrevica, vi nga Bogonica.
Ujë bore piva tok me Perëndeshat Ku pinë luanët edhe luaneshat, Bashkë me sorkadhet, tok me to u rrita Në pyjet e gjelbër me bredha e pisha.
Me Zana e Xhinde unë kam jetuar, Zoti më ka larë me ujë të bekuar, Vi nga ato male, jam Zonjush' e rëndë, Një fajkua mali mund të m'i marr' mendtë .
H. Mehmetaj ,1976 ( e pa botuar )
Comments