top of page

Valbona Ahmeti: STINËS MISTERE



vjeshta kryeneçe e vë në gjumë stinën tjetër

era i mbledhë dhe i zhdavaritë retë gri

gjethet vallëzojnë në horizontin e lazdruar

si buzëqeshja që shpërthen pas ëndrrës së realizuar


ngjyrat e ndezura i thanë lamtumirë blerimit

natyra ngjanë me skenat e meditimit

ky fenomen i rrallë frymëzim për poetë e piktorë

bjeshkë e Saint-Sauverit dehje për vizitorë


shirat e stinës e kanë fillin dhe s’dihet ku mbarojnë

si lejlekët e bishtgërshërët kur çerdhet i lëshojnë

ndjenjat zbehen deri në melankoli të gjatë

ashtu si dekompozimi i një klorofili të ngratë


pylli fërshëllin një melodi qortuese

pse nuk e mbajti të blertën vibruese

gjethet e panjës thyhen mbi syprinën e liqenit të qetë e të lënë pa frymë

stinës mistere as poetët s’i bien në gjurmë!

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page