VAJZA ME FLOKË KAÇURELA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 28, 2019
- 1 min read

VAJZA ME FLOKË KAÇURELA
Nga Arqile Gjata
Nëpër ajër ... një vajzë me flokë kaçurela fshehur në thëllësinë e fjalëve misterioze mbiell nëpër sytë e kalimtarëve dritë pranverore!
Mbi gërmëzimet tingëlluese ajo ka zërin e saj të memories poetike mbirë nga pena e flokëve kaçurela larg gjumit të mërzitjes.
Kaçurelsja melodi qëndisë, mbi qepalla i qëndrojnë rrëkezat e kujtimeve të virgjëra dhe endet dritare më dritare të shkruaj marrëzishtë për puthjen e parë, mbi lotin lodhur nga pritja me ëndrra të lulëuzara si pemë pranvere botën e saj përkund në çdo stinë, në qiell e mbi pyllin e pagjumë në drejtim të erës kaçurelat ndërojnë ngjyrë si në kohë vjeshte e me majën e gishtit vajza me flokë kaçurela peshën e diellit mban mbi vete.
Tetor 27-2013 Nga Arqile Gjata
Comments