VËSHTRIM I LIBRIT "ALBANESE-ARTISTËT SHQIPTARË GJATË RENESANËS ITALIANE"


VËSHTRIM I LIBRIT "ALBANESE-ARTISTËT SHQIPTARË GJATË RENESANËS ITALIANE" TË AUTORIT SHYQRI NIMANI


Shkruan: Lekë Mrijaj


(Një falënderim i posaqëm për këtë libër të ofruar ecën për mikun tim e veprimtarin shqiptar nga Sllovenia, prof. Tunë Shllaku)

Libri më i ri i botuar në vitin 2018 i cili titullohët “Albanese–Artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane” të autorit, Shyqri Nimani, është një libër i konceptuar shumë mirë si për nga stili njëashtu edhe për nga mbarështrimi profesional studimor e teknik gjuhësor. Autori në fjalë, ka pasqyruar veprimtarin madhore kulturore e kombëtare të legjendave e eruditëve tanë (të rrafshit kombëtar e kulturor) nga të gjitht epokat në Trojët Tona Etnike Shqiptare, Evropës së emancipuar përëndimore e asaj lindore pikërisht duke përfshirë edhe ekzodin e shqiptarëve nisur që nga vdekja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut...

Ai, vertetë e ka pasuruar librin me njohjet rreth artistëve shqiptarë në mesjetë dhe më vonë (piktorëve, skulptorëve dhe muzikantëve) si dhe veprat e tyre, në shumë raste të një vlere madhore, që u bënë pjesë e artit botëror.

Në parahyrje të librit të librit, autori ka prezantuar të ilustruara foto autoktone të legjendave tona nder shekuj: Alphonse de Lamartine, Akili fitimtar duke e zvarrit trupin e pajetë të Hektorit para portave të Trojës, Aleksandrin e madh, duke luftuar me mbretin e Persisë, Dariuss III, beteja e Issus( 5 nentor 333, para k.s), Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sipas vëllimit "Armamentarium Herocium', 1601, Shpata dhe përkrenarja autentike e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që gjëndët në Muzeun Historik nē Vjenë të Austrisë.

Nimani në kronologjinë e tij në hyrje të librit “Albanese – artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane”, e nisi me shqiptarët, braktisjën e trevave të tyre, përfshirë nga vdekja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut (6 maj 1405-17 janar 1468) si dhe rezistimin e tij për 25 vjetë tresht, kundrejt Përandorisë Osmane, të të cilin edhe Papa Kalisti III, e propagandonte si "mbrojtës të Krishterimit", shkruar me 1457 se “Nuk ka njeri në botë i cili të mos dijë trimëritë që keni bërë, dhe i cili të mos ju lavdërojë gjer në qiell si një kryengritës të vërtetë dhe si një kryeluftëtarë bujar të krishtërimit”.

Autori i librit, përmend veprimtarit dhe kushtët e veshtira të klerikëve gjatë atyre kohëve: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frank Bardhi, Pjetër Bogdani etj., pastaj piktorët famëmadh: Onufri, Nikolla, Konstantin Shpararaku, David Selenicasi, Konstantin e Athanas Zagarafi, Konstantin Jeremonaku, Joan Katro, Mihal Anagnosti etj. Madje siq thotë në fjalën hyrëse të tij, autori librit “Albanese – artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane”, ata ishin krijues, shkenctar të tillē që i dhanë emër të gjitha kohërave para Pērandorisë Osmane e deri në ditët e sotme nobelistja Nënë Tereza e Ferid Murati (faqe 9,10).

Nimani, në përmbajtjen e librit të tij “Albanese–Artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane” trajton disa tema me plotë përkushtim e profesionalizëm dhe na jep të drejtën që ta trajtojm si një libër tamam të kompletuar studimor e shkencor.

Ai, siq e përmendem edhe sipër trajton një numër të madh temash të legjendave pëllazgo-iliro-arbërore-shqiptare, e të luftërave të epokëve të ndryshme njëkohësisht duke specifikuar personalitete të artit dhe të kulturës sonë, të cilët jo që i dhanë kulturë vetës së tyre, por edhe përandorive të ndryshme nisur nga lufta romake, bizantine, otomane... e deri në ditët e sotme.

Ndaj në librin “Albanese–Artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane”, autori ka trajtuar këto ngjarje e personalitete kombëtare e kulturore shqiptare me këtë përmbajtje:

· Luftën shqiptare-vendikase 1447-1448,

· Ekspedita ushtarake e Skënderbeut në Itali në vitet 1460-1462,

· Krishtërimi në Shqipëri,

· Niketë Dardani apo Shen Niketa,

· Jan Kukuzeli, muzikanti madh Durrësak,

· Artistët shqiptar gjatë renesancës italiane,

· Renesansa italiane-Rinascimento,

· Shkolla e Shqiptarëve-Scuola degli Albanesi e themeluar me 1442,

· Andrea Aleksi-Durrësaku apo Andrea Alleshi (1424-1505),

· Viktor Karpaçi, piktor i njohur në Itali me emrin Vittorio Carpaccio (1455-1536),

· Mark Bazaiti (1470-1530),

· Mihali nga Vlora apo Michele da Valona (shek. XV),

· Mihal Trivoli-Artioti apo siq njihet në Rusi si Maksim Hrek (1475-1556),

· Kodeksi kostumeve-Códice de trajes,