
(poemth)
1. Burra të mënçur fshati ynë kishte,
Në kohërat e para, plot zakone e mënçuri,
I dëgjuar me bujari e pasuri ishte,
Në krahinë e më gjërë, në Jug e në Veri.
~~~
Që në Kurvelesh e Lumë të Vlorës,
Të mençurit e fshatit ishin të nderuar,
Veçoheshin me krenari me gishtat e dorës,
Të zotët e kuvendit dhe fjalës së shtruar.
~~~
Por rrallë të mënçurit lenë trashëgimtarë,
Se nga dolen ca emra të çuditshëm : Komunistë, marksistë,
Se kush e solli, e mbolli këtë dreq farë,
Komuniste sakatë,bajmakë, por shumë sadistë.
~~~
Kur lindën ishin pis te zinj,
Nga lëkura dhe shpirti s'kishin të sharë,
U bënë nëpërka, u bënë gjarpërinj,
Të të gjitha të këqijave, specialiste, ustallarë.
~~~
Dollën në krye në parti e në pushtet,
Dy detyra me shumë rëndësi,
Lehnin sokakëve për ibret,për ibret,
Vetëm për kryetarë grave s'patën mundësi!
~~~
Janë cmirëzinj dhe kastllinj për të tjerë,
Të cacarosen të hidhen rreth grykës,
Kashte e byk kanë nxjerrë ngaherë,
Nga mëngjezi e në të errur të ditës.
~~~
Duhen syrgjynosur nga stuhitë e rërës,
Këta të paudhë me damkën e karkaleve,
Në Ballëcjap e në Përrua të Vërës,
Në pellgjet e llumrat e Moçaleve.
2. Në kohën e shkuar këta koqe kandarësh
Rojet e natës përforconin si të deleguar,
Nëpër stalla derrash,lopësh e gomarësh,
Se ishin të rracës, komunistë të besuar!
~~~
Ish palc'e dimrit, << i troqosur>> prej gjumit,
Afër mëngjesit për kontroll gjoja dilnin,
Rretheve e arave te Lumit,
Të tjerë bëheshin si <<ata>> dhe shollët u vidhnin.