Vëmendja britanike ndaj revoltës së Et’hem Totos


Et’hem Toto

Vëmendja britanike ndaj revoltës së Et’hem Totos


Dr Fatmir Terziu


Mjaft gazeta britanike e cilësojnë, ish-Ministrin e Brendshëm, Et’hem Toto, “personin e guximshëm që ka udhëhequr revoltën në Shqipërinë e Jugut”. Sipas njërës prej gazetave të publikuara në Skoci, “Aberdeen Press dhe Journal” (E Premte 21 maj 1937) mësohet se Toto, ish-ministri i Brendshëm, “besohet të jetë në mesin e një bande të vogël rebelësh, të cilët janë të rrethuar nga xhandarët në Mesaplik, afër Vlorës, sipas lajmeve zyrtare”. Gazeta e Qarkut të Aberdeenshires, Skoci në faqen e nëntë të saj thotë se Ministri ka ngritur armët kundër Zogut.

Duke i kushtuar një rëndësi të veçantë, kjo gazete pasi sqaron “Z. Et’hem Toto, i cili drejtoi revoltën e fundit në Shqipëri në një përpjekje për të rrëzuar kushtetutën dhe prishur ndikimin italian. Et’hem Toto dhe pasuesit e tij relativisht të paktë në numër kundërshtuan ndërhyrjen e Kurorës në zakonet e fesë antike si dhe për ndikimin në rritje të Italisë. Kryengritësit pushtuan qytetin e Gjirokastrës, por ushtria e shuajti revoltën. Et’hem Toto duhej të largohej nga vendi. gazeta e shoqëron me foton e tij këtë shkrim arkivor, që nga rëndësia e vendos krahas disa personaliteteve diplomatike të kohës, të Ambasadorit britanik në Gjermani, Sër Nevillë Henderson, që në atë kohë një nga statementet e tij u vy në diskutim, të zotit Stanley Baldëin, i cili pozonte në orët e tij të fundit si Kryeministër i Britanisë së Madhe, në 10 Doëning Street, me dorëheqjen e tij të dorëzuar Mbretit të asaj kohen ë Buckingham Palace e dhjetra të tjerëve deri tek gafat politike dhe diplomatike të Ministrit të Mbrojtjes së Spanjës etj.

Por, ndërsa informacioni shkon më tej, gazeta në fjalë nuk e lë pas dore dhe situatën e këtij rebelimi, që id ha shkas Totos të vendoset dhe me foton e tij në këtë faqe kaq të rrëndësishme nga pikëpamja me të cilën ajo flet ende sot për lexuesit e arkivave dhe të historisë. “Kryengritja e Delvinës” e 15 majit 1937, në këtë gazetë sheh për protagonistë vëllezërit Toto: Et’hem, Ismet dhe Tahsin. Më shumë se vetë ngjarja konkrete, ky rebelim që u shtyp brenda pak ditësh nga ushtria e xhandarmëria mbretërore, ka debat këndvështrimi dhe etiketimet, që i janë ngjitur kësaj lëvizjeje të harruar e sidomos iniciatorëve të tyre. Dhe kështu fati i Et’hem Totos duket si një fat që shkon në kufijtë e ikjes nga jeta, pikërisht duke u vrarë ndoshta nga ato forca, të cilat ai i kishte komanduar si ministër i Brendshëm i Zogut.


#DrFatmirTerziu #toto #ethem

0 views

Shkrimet e fundit