USHQIM “BIO” PËR MENDJEN DHE SHPIRTIN E SHQIPTARËVE...


ZYBA HYSEN HYSA


VEPRA E ISUF LUZAJ ËSHTË USHQIM “BIO” PËR MENDJEN DHE SHPIRTIN E SHQIPTARËVE...

Ashtu siç mbahet peng çmimi “Nobel” që nga viti 1974 nga i ashtu quajturi “nobesilt” i Letërsisë së Realizmit Socialist, ashtu mbahet peng edhe Letersia Origjinale Shqiptare, po nga ata “nobelistë” që u ngritën me ndihmën e pakufishme të Partisë e për fat të keq, vazhdojnë të mbështeten, financohen dhe propagandohen edhe sot e kësaj dite nga “Bijat e Partisë Mëmë” për t’i marrë frymën Letërsisë Origjinale Shqipe, ku përfshihen të gjithë ata autorë që kanë shkruar para 1944, ata pak autorë që nuk e shitën shpirtin, por shkruanin në heshtje gjatë diktaturës komuniste dhe ata që shkruan dhe vazhdojnë të shkruajnë, pas 1990.

Letërsia është shndërrimi me fjalë i klimthave të dhimbjes së shpirtit të popullit, është shndërrimi me fjalë i dëshirave të mohuara nga shekujt, pra letërsia është shpirti i popullit hedhur në letër! Kështu, ajo përfaqësohet nga krijuesit që ngjasojnë me krijuesin (Zotin), jo nga shkruesit - rrogëtarë që i shërbejnë oborreve duke u paguar me shuma marramendëse për të shkëlqyer duke mohuar, duke burgosur përfaqësuesit e popullit, ashtu siç po të presësh lisat në pyll, shkurret do të duken të larta e së fundmi, duke i shpërfillur poshtërsisht, me premtime pa fund, apo duke i botuar në “Pjesë të zgjedhura” të cilat e prezantojnë krijuesin e vërtetë si “Folklorik”, apo në veprat madhore të tyre, u bëhet cungimi i ideve, saqë shpesh i fusin në një “thes” me ata që i shërbyen diktaturës më të egër në botë që u istalua në Shqipërinë tonë martire.

Krijuesit shqiptarë e pse emri u përmendet aty - këtu, përfaqësohen me copëza simbolike të shkrimeve, që krijimtaria e tyre të mos e prezantojë veten, por të paktën, nuk po sekuestrohen dhe zhduken dorëshkrimet si në diktaturën komuniste, sikur ishim në mesjetën e herëshme, me urdhër të Vatikanit nga Papa Gerguri IX nga i cili për gjatë viteve 1239 - 1242, në Paris u dogjën 24 qerre me libra të hebrenjve (hebrenjtë degëzim i racës sonë, të cilët më parë flisnin shqip), por kjo gjë është bërë ngado që jetonte raca pellazgo - Ilire - shqiptare. Për fatin e keq edhe sot e kësaj dite, librat e krijuesve shqiptarë u nënshtrohen darëve të censurimit si në mesjetën nga “Urdhëri Kishtar” i vitit 1408 - 1409, dalë nga Koncilli i Oksfordit në Londër, ku thuhej: “Asnjë tekst i shkruar të mos lexohet në shkolla, ose kudo tjetër, nëpër provinca, po qe se nuk është censuruar nga njerëzit tanë kopetentë”

Në bazë të studimeve, në kuadër të romanit historik “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu” kam dalë në përfundim, se Librat e Shenjtë dhe Zbulimet e Ndryshme Shkencore në dobi të njerëzimit, janë produkt i racës Pellazgo - Ilire - Shqiptare e pse shpesh çfaqen me kombësi gjermane, greke, italiane, franceze, angleze, amerikane… sepse vetëm në këtë mënyrë, mund t’i shpëtonin heretizmit shekullor të Vatikanit, i cili i ka kthetrat në gjithë botën, se deri në shekullin e kaluar, s’guxonin të përmendnin kombësinë e tyre të vërtetë, por ky shekull po sjell një erë të re dhe disa prej tyre e kanë deklaruar botërisht të qënit shqiptar...

U zgjata pak, për të kuptuar më lehtë problemin që do të trajtoj në këtë shkrim, duke vënë si parantezë, se nuk e bëj për të ngritur veten, as për të përfituar atë që më morën padrejtësisht, qëllimi i vetëm dhe vetëm i vetëm është të ngre zërin deri në kupë të qiellit, ta dëgjojë dhe Zoti, sesa për ta dëgjuar tokësorët, kam 10 vjet të thërras, por ende vepra e Prof. Dr. Isuf Luzaj, nuk po gjenë portën e duhur për të dalë në dritë e virgjër, ashtu siç e ka shkruar ai me dorën e tij.

Por do të thotë dikush: Ç’punë ka kjo me këtë vepër, kur ka tjerë që mund të merren, apo po merren me të?

Për sqarim: Në vitin 2011 më bie në dorë libri i Isuf Luzaj “Filozofia e Bukurisë” dhe kur fillova të lexoj, disa herë e mbylla për të saktësuar emrin e autorit, të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë, por më vonë mora vesh, se ishte shqiptar dhe i dënuar nga Enver Hoxha me vdekje për të mos u kthyer kurrë në atdhe! Në korrik të po të këtij viti, klubi i shkrimtarëve “Petro Marko”, me porosi të ish ministrit të kulturës, z. Bujar Leskaj, organizoi një takim për të vlerësuar filozofin e madh Isuf Luzaj… E pse e paftuar, gjeta mundësinë dhe mora pjesë, ku përmes referateve fitova pak njohuri për jetën dhe veprën e tij, aktivitet, në të cilin, mori pjesë dhe foli ish ministrja në detyrë në atë kohë, znj.Suzana Turku dhe në përfundim të aktivitetit i kërkova takim, i dhurova një libër me poezi dhe i mora emailin për të komunikuar më tej për veprën e Isufit, gjë që e pranoi me kënaqësi.

Për të mos u zgjatur, se fakte dhe dokumenta kam plot, i kam të ruajtura të gjitha korespondencat me znj. Suzana, derisa ajo e dërgoi problemin tek Drejtori i Drejtorisë së Librit, pranë Ministrisë së Kulturës, z. Ermir Nika, i cili më ftoi në takim dhe ramë dakord të bëhej një projekt për ta paraqitur në Ministri, por duke mos ditur proceduarat, kërkohej një prokurë ligjore nga ata që dispononin dorëshkrimet e Isufit, ndaj për këtë kontaktova me të bijën, Elisabetën dhe me të birin e Isufit, Dalanin, por nga kjo korespondencë doli, se me veprën po merrej Mimoza Hysa, ndaj e pashë të arësyeshme të tërhiqem, duke i porositur që projekti të bëhet sa më parë.

Duke menduar, se projekti ishte bërë dhe diçka do të bëhej patjetër, përderisa çdo gjë u ra dakord, por siç mora vesh më vonë, asgjë s’kishin bërë, si duket më shumë ishte e rëndësishme të spostohesha unë “Diletantia” sesa të botohej vepra, ndaj fillova me mënyrën time të gërmoj pafundësisht për jetën dhe veprën e këtij gjigandi të letërsisë dhe filozofisë shqiptare dhe pakuptuar kisha shkruar një libër voluminoz “Isuf Luzaj, një Shtizë Diell mbi Atdhenë” të cilin e botova në vitin 2015 në shtëpinë botuese “ADA”, me redaktor, profesorin e letërsisë në Amerikë, Gjekë Marinaj, i cili u prit jashtëzakonisht mirë nga lexuesi, pra ky libër u bë një dritare nga mund të shihje diçka nga jeta dhe vepra e Prof. Dr. Isuf Luzaj.

Për ta bërë sa më publike egzistencën e një vepre madhore të profesor Luzajt, gjeta mundësinë të dërgoj nga një libër presidentit, personalitete tjera të rëndësishëm dhe me dorën time, i dhurova kryeministrit, z.Edi Rama, ku i kërkova të bëhej diçka për botimin e veprës së tij, por ai u mjaftua duke më hedhur dorën në qafë e duke bërë veç një foto me mua e asgjë tjetër.

Nga bisedat me vajzën e Isufit i shprehja përherë shqetësim për botimin e veprës dhe ndodhi mrekullia: ajo më mundësoi të marr dorëshkrimet e Isufit, të cilat i kishte z. Xhevat Beqaraj, i cili kishte bashkëpunuar me shtëpinë botuese “OMBRA GVG”, por për arësye shëndetësore, s’punonte dot më dhe me etjen e një njeriu në shkretirën e kohës, fillova të lexoj, aty - këtu edhe me lupë e për kënaqësinë time, i hodha në kompjuter mbi 35 vepra.

Të lexosh librat e Isufit, do të thotë, të rritesh me pëllëmbë, ato ishin ushqim “bio” për mendjen dhe shpirtin, ndaj, as vetë se di, sesi munda t’i hedh në kompjuter në kohë rekord, se z.Xhevat Beqaraj, kur i mora dorëshkrimet më tha: “Ke punë për 20 vjet!”

Kur i mbarova, i rilexova dhe i bëta gati për botim, ndaj përsëri kontaktova me Elisabetën dhe kur erdhi në Tiranë, botuam tragjedinë “Princesha Rugina” me shpenzimet e saj dhe më pas vëllimin poetik “Vallja e Luleve” me parate nga shitja elibrit te parë, por mundësia ekonomike për fëmijët e Isufit, të cilët ishin pensionistë në Amerikë, nuk mund të përballonin botimin e gjithë veprës, ndaj mendova të komunikoj me shtëpi botuese në Tiranë dhe Prishtinë, por duhej të kisha prokurë ligjore, ndaj bisedova përsëri me Elisabetën dhe Dalanin, ku edhe mora vesh që asnjë nuk e kishte prokurën për të botuar veprën e Isufit, vendosën të ma jepnin mua për të trokitur ligjërisht në shtëpi botuese, apo institucione.

Duke menduar, se Isuf Luzaj ka qenë dënuar si antikomunist, vendosa të shkoj të bisedoj me Drejtorin e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të komunizmit, z. Agron Tufa. Ajo që më jepte shpresë tek ky intitucion, ishte pikërisht drejtori, sepse Agroni ishte vetë krijues dhe di të vlerësojë veprën e Isufit, se më ka ndodhur që shprehen: “Folklorist ka qenë!” se të tillë njerës, as folklorin s’e kuptonin, jo më filozofinë e Isufit.

Biseda me Agron Tufën zgjati pak, por ramë dakord që vepra të shkruhej ashtu siç e ka shkruar Isufi, pra ku përfshihen të dy dialektet e gjuhës shqipe, të mos hiqej asnjë fjalë, asnjë pikë, asnjë presje, pa censurim! Dhe vërtet kishte të drejtë Agroni, kur tha: “Më në fund Isuf Luzaj hynë në Shqipëri nga dera ballore e jo nga dera e fshehtë…”

Për të bashkëpunuar seriozisht për këtë vepër, e ligjëroi edhe përmes një vërtetimi, më datën 24.10.2017 shkruan: “Me anë të kësaj shkrese dëshmojmë, se z. Zyba Hysa është ngarkuar me rolin e bashkëpunëtorit shkencor e këshillues në Institutin e Studimeve dhe të pasijave të Krimeve të Komunizmit (ISKK). Ky Institut e vlerëson shumë kontributin e zonjës Zyba Hysa, për përgatitjen, analizën, studimin dhe paisjen me sh