USHQENI JETËN DASHURINË


Ildije Xhemali

Qoftë e afërt dita , që të demtuarit nga termeti, të fillojnë t'u kthehet dëshira për të jetuar dhe të buzëqeshin.


USHQENI JETËN DASHURINË


Nga Ildije Xhemali


Dhimbje, tmerr dhe llahtar Sytë tanë panë e ç'panë Nëna mban në gji fëminë Gjyshja plak dorën shtrirë

Shqipja jonë pësoi atak Jetojm' të ngrirë, pa gjak Ja në ndihmë më të parë Bijtë e shtrenjtë KOSOVARË

"Vim' tek Nana jo për mort Vllau thirret "vlla", as mik, as shok Jemi t'lidhur si mishi me asht T'mira, t'liga i ndajm' bashk'

Kët' nëntor vërtet ca ndryshe Herë tjetër si dallëndyshe Krushq n'dasma dhe gëzime Shqipëria juaj, NANA ime

Por n'rrënojat e tërmetit U lidh e arta miqësi Trimja Djellë me t'buk'rën Mari Njëra :çikë prej Mitrovice Tjetra: gjak' e rrënj' arvanite

Agu i gjente në rrënoja Sa me zemër, sa me dorë Si shqiponja n'fole t'vet Vdekjes t'zez' rrëmbyer jet'

Ja që ndodhin dhe mrekullitë Jan' këto dhe për njerinë Miket dhën' , marr' një betim Në Tiranë të ket' një kthim Jo për ndihm',por për gëzim

"Besa -besë", bukur thënë Miket këtu takim lënë Nëntor 2021 ( dymijë njëzet e nji ) Tashmë nëna me fëmi

Vajzën me emrim DODONË Në krah kosovarja mban Me krenari Maria flet Djali mban emrin DARDAN

Veç miqësia ësht' shërim Armiq'sia : Stop e ndal! Ne, Nënat burim jete Do mëkojmë dashuri Mirëkuptim e vlerësim Reciprok në fqinjësi


Qoftë e afërt dita , që të demtuarit nga termeti, të fillojnë t'u kthehet dëshira për të jetuar dhe të buzëqeshin.


#ildije #xhemali

17 views

Shkrimet e fundit