NDALNI SHTRIRJET E INTERSAVE PARTIAKE
NË DËM TË UNITETIT ETNIK
(Uniteti etnik mbi të gjitha)
Komenti merr shkas nga poezia "Përçudi ende hapin hendeqe mes Shqipërisë dhe Kosovës", e z. Kalosh Çeliku, botuar tek "Fjala e lirë", datë 19/12/2020.
Mbasi i lexova këtë poezi, si çdo njeri që është shqiptar, më shkuan mendimet para 80 viteve, kur në kopshtin e familjes time, një repart i ushtrisë italiane, kishte ngritur një vend pushimi. Në një mëngjes unë, një fëmijë afro 4 vjeç i pashë ushtarët italianë të rrjeshtuar me gaveta dhe lugë alumini në duar, që një nga një mbushnin me çaj gavetën dhe8 merrnin bukë. Ata, kur më panë që unë zbrita shkallët dhe dola në oborr, më morën, më futën në rrjesht, më dhanë gavetë dhe lugë. Ata qeshnin, më përkëdhelnin dhe sëbashku pinim çajin. Kur shkova në shtëpi, gjyshja, rreth të gjashtëdhjetave në atë vit, më tha: "Pive çaj nga indalanët, të pastë nana more bir?. Mirë bëre.Thonë që këta asqerë dhe ata të Allamanit, do na shpëtojnë nga gërqia, do na bashkojnë me Mëmën tënë, Shqipërinë".
Kjo ndodhi u bisedua edhe në darkë kur babai erdhi nga puna në shtëpi. Gjyshja e vuri në dijeni babanë tim. Babai më mori pranë dhe tha: "Kemi besim se edhe rajoni inë (Çamëria) do bashkonet me truallin Amë, sepse jemi një gjak dhe një fis me Shqipërinë dhe Kosovën".
Këto thënie më kanë shoqëruar gjithë jetën dhe dashuria ndaj Atdheut, i ka rrënjët që në vitet kur unë sapo kisha mësuar të ecja. Prindërit e asaj kohe, të atij trualli, nuk e shikonin ardhjen e ushtrisë italiane si pushtim të rajonit, por si shpëtim nga vuajtjet, masat tepër të ashpra që kryente qeveria greke prej 32 vitesh ndaj popullsisë së atij rajoni etnik shqiptar. Shteti grek, që nga viti 1912 u suall ndaj tyre me egërsi çnjerëzore, i çpronësoi, i dhunoi fizikisht dhe moralisht. Asnjë rast nuk i trajtoi dhe as i quajti shtetas të tij, por i quante të padëshirueshëm, të këmbyeshëm, bile u mohonte dhe autoktoninë, asnjë të drejtë demografike nuk u ofronte. Në këto kushte, ata prindër me zgjuarsinë natyrale, e kuptonin se ardhja e ushtrive të huaja, pavarësisht taktikave që mundoheshin të aplikonin në terren, strategjia nuk i përkiste mbrojtjes së të drejtave të atij komuniteti, por pushtimit të një shteti, në rastin konkret shtetin grek. Ishte kjo e vërtetë që burrat dhe djemtë në moshë, të Çamërisë, në mbi 97% e tyre, nuk u renditën krah italo-gjermanëve.
E djathta greke, me strategjinë e qartë anti etno-fetare, shfrytëzoi taktikat luftarake të kohës, duke i përdorur masakrat çnjerëzore ndaj një komuniteti të caktuar, realizoi gjenocid dhe shpërngulje të përgjakshme të një popullsie të tërë nga vendi i tyre mijëravjeçarë.
Trajtimi i kësaj ecuria, siç e thashë, mori shkas nga një poezi, por me shigjetim serioz ndaj çdo politikani, analisti, studjuesi, shtetarëve dhe jo shtetarëve si në Republikën e Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisl së Veriut, të Malit të azi, arvanitas apo çamë në veriperëndim të Greqisë, që të ndalojnë përpjekjet e mbrapshta për përçarjen e shqiptarëve kudo ndodhen.
Të mos harrojnë se ndasitë inatçore për interesat partiake, nuk i vlejnë aspak unitetit dhe vëllazërimit të shqiptarëve, pa dyshimin më të vogël ato janë të vlefshme për armiqtë dhe i shërbejnë antishqiptarizmës.
Nisur nga sa sipër, duke ndjekur dhe zhvillimet, gjoja politike, të këtyre ditëve mes lojës së pingpongut të shtetarëve dhe analistave Kosovë-Shqipëri dhe euforizmave të pa ndalshme mes opozitave dhe pozitave në të dy shtetet, do të ishte e llogjikshme që të dy shtetet të nxjerrin një Ligj të përbashkët ku të "NDALOHET ÇDO PËRPJEKJE ME SYNIM PËRÇARJEN MES DY SHTETEVE ETNIKE, NGA KUSHDO QOFSHIN".
Sakrificat dhe atdhedashuria ndërbreza e të parëve tanë, të shtrirë në rreth 80 mijë km/2, gjatë këtyre 200 vjetëve ndaj strategjive greko-serbe me "Megalloidea" dhe "Naçertania", nuk harrohen, as nënvlerësohen, por ato mbeten të trashëgueshme ndër përjetësi sepse kundër tyre është arritur mbijetesa, gjë që ngren lart lavdinë dhe krenarinë e çdo zemre dhe shpirti shqiptari.
Lidhur me luftërat politike që zhvillohen, qofshin edhe kështu siç janë, ku kryefjalë kanë mashtrimet, shpifjet dhe sharjet ndaj njëra-tjetrës, janë në të drejtën e tyre. Ato në vend që të merren seriozisht me "zhvillimet më të mira të jetës", le të vazhdojnë të bëjnë atë që dinë më mirë "sherret mes tyre", sharjet me degë e rrënjë. Por të ndërgjegjësohen që ndasitë partiake të mos i shtrijnë në dëmin enik dhe Atdhetar. Kjo ecuri partiake, deri sa të arrijnë të kuptojnë se gjatë këtyre 30 viteve Partitë tona kanë luftuar me "Mullinjtë e erës".
Fahri Dahri, më 20 dhjetor 2020
urime per kete shkrim me shume vlera atdhetarie. Do zoti e degjojne politikanet tane. Kjo eshte deshira e do shqiptari te vertete, qe ve te paren Shqiperine dhe kombin, pasi partite shojne e vijne dhe fytyren e kombit e nxijne..