top of page

"Ungjilli në Iliri predikohej që nga shekulli i parë..."


Faik Konica

Faik KONICA:

"Shqipëria nuk është një vend mysliman. Ajo është një vend me tri besime dhe pikërisht për shkak të kësaj rrethane nuk ka fe shtetërore në Shqipëri. Nën sundimin osman, shqiptarët myslimanë, të cilët turqit i kishin afruar në pushtet, ishin vazhdimisht në qendër të vëmendjes, ndërsa shqiptarët e krishterë kishin mbetur në hije dhe nuk u dëgjohej zëri asnjëherë. Kjo ka sjellë që jashtë vendit të krijohej përshtypja se Shqipëria ishte një vend tërësisht islamik."

"Pak gjë dihet për fenë ilire para ndikimit të pushtimit romak. Megjithatë është i sigurt një fakt qendror, pra që ajo nuk ndryshonte thelbësisht nga feja e romakëve, sepse ndërsa në viset e tjera të Perandorisë kishte fërkime të vazhdueshme për shkaqe fetare ndërmjet ngadhënjimtarëve dhe kombësive të huaja të pushtuara, në viset ilire nuk kishte asgjë të tillë. Hyjnitë vendëse ilire, ndonëse me emra të tjerë, u korrespondonin perëndive romake dhe shpejt pas pushtimit ngriheshin altare për hyjnitë, pavarësisht nga emri i vjetër ose i ri. Një autor grek i quan ilirët “shumë të respektuar kundrejt hyjnive”.

"Ungjilli në Iliri predikohej që nga shekulli i parë..."

(Nga libri i Faik Konicës "“Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore”)

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page