top of page

UNË U RRITA ME TY


UNË U RRITA ME TY

UNË U RRITA ME TY

Fatmir Terziu

Kur akrepat e orës bien në dashuri

kur ora tiklon në 12,

një minutë tjetër ka kaluar dhe një ditë tjetër është rinovuar.

Ora rimbush një moment të tërë që ndan: dje nga sot,

kush s’e ka provuar ...

... le t’a thotë...

Kur ora tiklon në 12,

një pjesë e imja ka lënë diçka për të mirë në midisje,

... një plot.

Diçka që mund të nxirret vetëm nga nostalgjia

e kohë-kalimit që jep pa-rehati, tronditje, dhimbje.

Kur ora tiklon në 12,

një Zanë zanash është atje

duke më pritur për të mbledhur karakafte të freskëta,

por unë ngas kujtimet me nge.

Por, kur ora tiklon në 3,

emocionet e mia janë të shpërndara,

duke më ikur e sotmja, si dje... e mekur,

nxjerr jashtë vetes i bulëzuar një botë tjetër

veç gjërave për t’u fshehur.

Ajo gjuan mendimin tim, banon me demonët e mi,

duke ndërtuar emocione që nuk duhet të ngrenë dolli dehur.

Dhe në 3,

unë të gjej përsëri

me të gjitha imazhet që kemi kapur

dhe fjalët e mëdha që kemi shqiptuar.

Unë të gjej,

gjurmoj poshtë nga rrënjët deri në atë farë feje

brenda kujtimeve të mia ... lotit në sy

dhe atje thellë shoh se si mesnata huazoi prej teje dhe meje

sepse në 3, unë gjithmonë do të kujtoj se si unë u rrita me ty.

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page