top of page

UNË,PERANDORI, I PERANDORISË SË GJELBËR



Pop-pop- pop- pop reh shputat pas truallit, Lepuri i egër syvëngërosh. Le të më shtypin orteqet e mallit, pop-pop, hop-hop, pop-pop!


Zhytur jam në klorofil livadhi, Aromë lulesh dhe freski ahu. Poleni më pudroi dhe me spërka nektari, Nën tumbë fierishtash mbeta tulatur.


Mbi krye kam qiellin krejt të gjelbër, Ndihem perandor i botës me klorofil. Këtu s’ka komunistë të më shohin vëngër, Me brirët e turpshëm më këqyr një kërmill.


Ç’ë se bie shi, ç’ë se bie breshër, E ç’ë se shtron dëbora e bën kallkan? Me dhe i mbulon vezët një hardhucë e një breshkë, Më spërkati, bre, breshka, me shurrën e bardhë!


S’ shoh presidentë, as kryeministra, As parlamentarë, as buzëqeshje djallëzore. Gushëkuqët vocërrakë thurin kanistra, Vargan’ i milingonave zënë për dore.


Pop-pop, pop-pop reh shputat pas truallit, Lepuri i egër syvëngërosh. Le të më shtypin orteqet e mallit, hop-hop, pop-pop, hop-hop!


Koria e Florës, Ziçisht, Gusht, 2006

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page