Unë nuk dij…


Minush Hoxha

Unë nuk dij…

Huti nga ikja në moshë

Unë nuk dij se ç’ndjesi krjion fërferitje e fundit të të dashures

Ashtu, nga një tjetër shkollë jam e nuk gjej metaforen për këte

Unë nuk dij se ç’të mendoj tek më përpinë me shikim një grua tek një market:

Nëse më do/ani mua/ për një çast në cep tregtie, nëse më do për një natë a po që ka hall për tërë kohen e jetes

Unë nuk dij ç’do të thot zbulimi nga djallëzitë i erotices të të brëndshmeve nga një grua

Ato të lëmuarat këmbësh , ato që më lartë iskonisht ndezin zjarrë pasioni e ti bënë një hap t’pamatur.

Nuk di se nuk mu dha të mësoj si dikur alfabetin e telegrafit të Morzeut.

Këto finesa erotike që duken në çast aqë në sy, e përfundojnë në cep-kudo, pa cipë

Nuk dij nga kohërat e mija që të panjohur, të ulemi tek kafiteria e tek pijmë makiato,

bëjmë një ledhatim të këndëshem e themi fjalë dashurie

Për të ngritur deri tek kulmi ndjesi erotike e më pas, vishemi si për punë rutinesh zyreje,

e ndahemi sikur t’mos ishim njohur kurr.

Nuk i dij këto e të tjerat se shihja të tjera pamje.

Disi, s’i kishim lëndë mësimore.

Bile, bile si kishim as të praktikes.

Ne, disi ishim të kodit, të adeteve, ndërhyrësve autoritar.

Po, ishim disi dhe idealista, disi sikur ngecte hapi me kohen.

Dashuronim vajzen nga maje muri, nga qoshka te fshehura rruginash e letra kaligrafike te gjata me zemer vizatuar tek fundi.

E unë, e unë

Ardha nga një kohë vrapesh theqafshe, kohë provash qëndrese

Kohë provash se ndryshimet kot kishin zënë vend në mendje lugetrish.

E ata, ata në gjumë arushi, kishin ngecur tek një pikë verbërie

Tek pika e ëndërrallave të së keqes dhe sikur ti-mbërrijtjen tek caku, e merrnin përrallë Ezopi

E unë e e shihja në qeshje,kisha ngulit në vend si një shkëmbë pa mend.

S’e mendonin naifet se jam fuqi masive që rrenon dhe bjeshken.

Ardha nga kohë mohimesh, të ndrydhjes se isha vetem nëpërkëmbes i mërzitshëm

Se dhe dukjen nuk e kam të duhur, se jam nomad pa vendqëndrimin e ngulmtë e duhet zhbërë atë pak identitet

Se i palidhur për token s’gjejë rehati e fat tjetër, ashtu i shkriftë, i zi veç nën strehë të huaj,

Ardha nga një kohë kur nata nuk ishte dhanti pushimi nga Zoti

Por, skeptakel pa fund i coptimit të trupit të shpirtit tim, n’imagjinat time vërshelluese.

I ndjekur me kamxhik, i lënduar me kundak, i përzenë me armë, mendërisht i nënvleres, një njëri që dhe në pamje nuk ka dukje te tillë.

Por... por…unë, unë, i fuqishmi që i jep shëmbëll Evropes, jam gallë! Dhe i fortë jam!

Dhe jam aqë gjallë, dhe kam fuqi aqë, dhe i mencur jam, sa do bëjë timen

Për aqë sa do jam sa tjerët, për aqë sa jam si tjerët dhe për aqë sa do jetë bota.

E më falni ju poetet e rinjë se nuk di leksionin e metaforave, figurave stilistike, pispilollosjeve poetike, frymezimeve te shkurta dhe atyre nyancimeve që i sheh sy i prajtë e mendje e qetë

Me falni që s’ma do të bëjë një poezi e cila më ikë nga vitet e largëta e ,më këthen në disponimet tuaja. Poezi me puthje te embla, ledhatime shqetësuese, kapercime gishtash neper trupin sall ndjesi.

Tjera bubullima, tjera rrëmuja, tjera pëprplasje: tjera synime me enden mendjes. Më kohen, të tëren

Dhe tek brofi naten nga gjumi I frikshëm bërtas: ,,oh, c'tmerr!

Do me vrasin!

Sa do dëshiroja….sa kënaqësi t’isha pjesë e botes suaj-e pas ëndërrallat vrastare, të hap syt e të them:-jetë lirie është kjo“

m.m.h 17.08.20

25 views

Shkrimet e fundit