UNË NUHAS PRANVERËN
NYJA
Nyja,
Nyjën thërret. Me rrezet zgjaten paralel me kërcejtë, Blerimi hap syrin e gjelbër gjithë qejf, Ujërat pranverore buzëqeshin të qeta, Pemishteve pjeshkët fustaninet e purpurta Nisin zbukurojnë me lulet e veta. Nyja, nyjën thërret, Zgjaten kërcejtë, Rriten furishëm përpjetë
MARSI NË SERENADË
Marsi - Me kokën e kaltër, Me trupin e gjelbër, Kitarën e ujërave vari në qafë, Si tela kitare rrëketë i dredh, Luleve, blerimit, iu bën serenadë. Si vajzat që kokat nxjerrin dritaresh, Kur natën dëgjojnë të bjerë një fyell, Lulet kokat nxjerrin nga dheu, Serenadën e blertë të marsit dëgjojnë, Thithin si tingujt, veriun e vakët, Me mijëra nga toka buloj.
SHIJE TE REJA
Retë lëshojnë shiun mbi tokë, Zbardhon si vijë e bardhë horizonti, Zverdhin zhabinat e verdha, Më kërkuat fusha? Ara, fshatra – Erdha. Zbresin, Rrokullisen ujërat rrëpirash, “Delikatesa” zhytet në baltë, Shijojnë shpatullat shije shirash, Shijon balli shije sqotash prapë. Po vij në fushë, Po kthehem në fshat.
LULZIMI DHE NE
Ne jemi si pemët, Si pemët që s’çelin njëherësh, Megjithëse pranvera për to Vjen për të gjitha njëherësh Të gjitha njëherësh i ngroh. Ne mund të lulëzojmë
Të gjithë njëherësh Veç rrënjët
T’i kallim në tokën e ëmbël Dhe rrezet kaltërsinë,
Blerimin pranverës
T’ia thithimin me etje, o njerëz..!
JU DHE NE
Ju kishit ara, Kishit çifligje, Kulla, Pallate, Pare. Ne kishim ara - arnat, Kishim pare - zhelet në shallvare; Por përpara ne kishim atë, Përpara ne kishim të ardhmen e madhe,
Të ardhmen e madhe që ju nuk e kishit, ju atë e shitët me dollarë. Në cohën e kohës suaj të vjetruar Ju arnoni ani kujtimin e grisur
Të shqepur
Copëtuar.
Si endëset e reja
Qëndisim
Ne sot Në copën e kuqe të kohës,
Me aksionet
Malet i mbushim me valle tarracash, Siç mbushnit ju dikur me ballo sallonet.
BISEDË ME BABANË
Fare s’paska pasur dashuri në ditët tona? Përgjigjmu bir këtu! Nga dashuritë tona A nuk lindët
Ju ?
Ka pasë në ditët tuaja Baba
Dashuri, Pakëz dashuri Dhe shumë tregëti.
Si kumbulla jeshile
I vilenit ju
Në prill Dhe i shitni të pabëra në treg, Këputeshin zemrat në kohën tuaj Dhe shiteshin zemrat e vajzave tona,
Siç shiteshin në treg kumbullat e njoma,,,
nga
LIBRI "SOT"
Коментарі