UNË JAM POPULLI !
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 27, 2020
- 1 min read

Vullnet Mato
Dëgjoni ju: Të korruptuar, hajdutë, kriminelë, turmë e ngrehinës suaj, nga çatia në themel! Ju atentator të padukshëm, vrasës me pagesë, Ju djegës makinash, nga ligji, prekur në interes;
Ju djaj të skutave pa dritë, për firma e vula fals, ju ujqër tenderash, që në errësira vallëzoni vals. Titullarë mashtrues, fshehur me ndërrime emrash, Ju tutorë të zinj semafori, që tregtoni jetë femrash;
Ju vampirë që thithni gjakun e damarëve të mjerimit, katila pashpirt, që hani paratë e foshnjave të gjirit, Ju vjedhës bankash, si në serialet e filmave horror, kusarë të çantave të grave, në fluturimet me motor;
Unë jam populli, që u shkul nga rrënjët, u shfaros, dhe të gjithëve në fund të dheut, të gjallë u fundos! Jam Vjosa, Semani, shkumbini, Drini valë shpejt, vërshoj i turbullt, u vë përpara, u fundos në det!
Jam Nemërçka, Tomori, Shebeniku, Korabi thinjosh, rrokullis shkëmbinj rropame, u zë frymën përposh! Jam Myzeqeja e madhe, Zadrima, fusha e Vurgut, u mbuloj me plisa, pasi u shqyej me thikat e plugut.
Jam kolonia e shqiponjave,që emrin trojeve u jep, lëshohem pingul,u ngul kthetrat,u shqyej me sqep! Mjaft më vodhët, më rraskapitët, më robëtuat, të më ikin bijtë e bijat largësive, ku ju m’i zbuat!
Ka ardhur koha, të më paguani borxhin, me kokë! Unë jam populli, tashmë këtij vendi, po i dal për zot!...
Kommentare