Të nderuar miq!
Në kinematografinë dhe dramaturgjinë shqiptare dy personalitete të fuqishme që kanë lënë vulën e tyre të pakopjueshme janë Dhimitër Anagnosti dhe Robert Ndrenika të dy me orgjinë nga fshati Vuno i bregut të detit. Në vlerësim të veprës së tyre po ju postoj këtë poezi.
Nga KRISTO ÇIPA “Mjeshwtr i Madh”
UNË I DASHUROJ GJENITË
Anagnost sy Apolloni
Lindur nga një valë Joni
Tek shkëmbi ku zbriti Gjoni
Anagnost sy Apolloni
Ju përtej kohës shikoni
Botën e shpirtit lexoni
Me cipë drite xhironi
Zjarrin nga flaka shpëtoni
Detin inatzi qetsoni
Anagnost sy Apolloni
Ndrenikës
Erdhe vet s’të pruri dita
Për rolet e vetëtimta
O shekspirjani Ndrenika
Zeusi që kishte Çika
Mbreti që trembej tronditja
Bëhej reale mistikja
Guximtar që pritej thika
Ngrin në pritje Afërdita
Zeusi që kishte Çika
Perëndim i trëndafiltë
Rri pezull mos i ul sytë
Të trazohen perënditë
Xhelozohen historitë
Unë i dashuroj gjenitë
I dua se janë të mitë
Por më shumë se dhanë dritë
Shqipëri ngrica e stinës
Ndero bijtë e vetëtimës!
ความคิดเห็น