top of page

UNË E TI


Trille poetike nga blloku i jetës gjimnaziste botuar në librin "Mbi flatra vargjesh"


Vladimir Muça


UNË E TI Unë jam drita e diellit E Ti je hija ime, Ti je lulja e erëshme E unë bleta, Ti je reja e ngarkuar E unë shiu i syve të mi.

KUJTIMI I SAJË Ajo jeton në zemrën time Si një cifël e xhamtë, Gërvin në shpirt Çdo minutë, Çdo orë, Çdo ditë.

DHE NJË ÇAST Dhe një çast Kur dyshimet e grindjet Në takim u zgjuan, Si mjergull sterrë Ranë mbi ne.

PËRTEJ SYVE Shok,mik,zonjusha ime Vështromë thellë në sytë e mi, Atje në fundo Si perlë është shpirti im.

KUR BËRA DASHURI Kur bëra dashuri Kalova përtej lëkurës trupit, U mbyta në trupin tënd, Përtej emocionëve, Përtej portës pavdekësisë.

MË FRIKON Buzët e mikes, Sytë e sajë, Brenda të cilëve dua të humb, Kjo më frikon më shum, Shpirt e mëndje më lëkund.

LOTËT Lotët janë gjuha e shpirtit, Turbullirë ato s'kanë, Në to tretet dhe vetë qielli Me gjërësi të pa anë.

ZGJIM Nata u tret në sytë e mijë, Yjet shuarjen e feksin me mërzi; Në ag më pushton fresku Ardhë nga e kaltra ngjyrë, Me sy e frymë Pushtoj universin.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page