top of page

UNË E DI BIJË


Nga Rexhep Shahu


Unë e di bijë Askund nuk jam i pacënueshëm Si në mbretërinë e dashurisë tënde, Askund nuk jam më i sigurtë dhe mbret i vërtetë Sa në planetin tënd të dashurisë, Askund nuk jam më njerzor, bijë Sa nën vështrimin e ëmbël të syve të kujdesit tend, Askund nuk jam më ngrohtë se në zemrën tënde.

Në netët e errta të jetës Duart e tua më mbështjellin fytyrën, Ma ngrenë kokën të shoh yjet që vallëzojnë në qiell Dhe në sytë e tu.

Në ditët e trishta kur dimri më ngrin, Duart e tua mbështjellin fytyrën time, E kthejnë nga dielli Dhe unë ngatërroj diellin me ty.

Unë e di, bijë, Kur qesh ti, kur qeshin sytë e tu Qesh rruga, qeshin vëllezërit e tu krenarë për ty Qeshin orenditë, pikturat, librat, pemët, oborri, lulet Qesh shiu kur bie, po, betohem qesh shiu kur qesh ti.

Unë jam i bekuar, më i bekuari i zotave në jetë

Qeshja jote bijë është zemra ime.

28 views1 comment

1 Comment


Tatjana Serreqi

E ndjeva mjaft kete poezi, me risolli nder mend babane e ndjere..

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page